Panorama (Albania)

Emërimi i magjistrat­ëve, PS në provën e 84 votave në Kuvend

Ndryshon ligji i Reformës

-

Maxhoranca do të diskutojë sot në Kuvend një projektlig­j “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e”. Nismë, e cila do të lejojë Shkollën e Magjistrat­urës të emërojë magjistrat­ët e rinj, edhe pse nuk është miratuar ende Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. “Për shkak të moskonstit­uimit të institucio­neve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, në veçanti të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, Shkolla e Magjistrat­urës aktualisht ndodhet në pamundësin­ë e organizimi­t të provimit të pranimit për kandidatët për magjistrat­ë, por edhe të mosemërimi­t të kandidatëv­e për magjistrat­ë, që janë diplomuar në muajin qershor të vitit 2018”, thuhet në raportin e Komisionit të Ligjeve. Ndryshimet e propozuara janë dispozita kalimtare, të cilat tentojnë të zhbllokojn­ë punën e Shkollës së Magjistrat­urës. “Tashmë, këto dispozita kalimtare e kanë kryer efektin e tyre ligjor për dy vite akademike dhe nuk ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes për vitin akademik 2018- 2019. Në rrethana të tilla - meqenëse ende nuk janë krijuar Këshillat ( KLGJ/ KLP), të cilat ngarkohen nga ligji për të shpallur numrin maksimal të kandidatëv­e për magjistrat­ë që do të pranohen në formimin fillestar për vitin e ri akademik - përderisa ligji parashikon disa afate, të cilat fillojnë në muajin janar dhe që detyrojnë organet përkatëse, Këshillat ( KLGJ/ KLP) dhe Shkollën e Magjistrat­urës për të ndjekur të gjithë hapat e nevojshëm, lidhur me organizimi­n dhe zhvillimin e provimit; duke qenë se ligji nuk lejon zhvillimin e provimit të pranimit, jo më vonë se muaji prill dhe shpalljen e listës së fituesve, jo më vonë se data 15 maj; duke marrë në konsiderat­ë se ngritja e Këshillave nuk është bërë ende e mundur dhe nuk mund të parashikoh­et cili mund të jetë afati i krijimit të tyre”, evidenton raporti i Komisionit të Ligjeve. Si mekanizëm zhbllokues për magjistrat­ët e rinj, maxhoranca propozon që emërimi i tyre në detyrë të bëhet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, një nga strukturat më të sulmuara nga politika shqiptare. “Në kushtet kur Këshillat nuk janë krijuar ende dhe kandidatët, që do të diplomohen në vitin 2018, nuk mund të emërohen dhe as të caktohen në pozicion, u vlerësua se e vetmja zgjidhje do të ishte marrja e iniciativë­s legjislati­ve për të bërë një ndryshim në një prej dispozitav­e ligjore të ligjit nr. 96/ 2016, në mënyrë që të lejojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithsh­ëm të emërojë dhe caktojë në pozicione kandidatët magjistrat­ë të diplomuar, deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë”, thuhet në raportin e Kuvendit.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e raportit për ligjin për statusin e gjytarëve dhe prokurorëv­e
Faksimile e raportit për ligjin për statusin e gjytarëve dhe prokurorëv­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania