Panorama (Albania)

Pakti me Greqinë, Rama e Tsipras takim në Londër

Shehu: Bisedimet me Greqinë kanë rënë në një “pikë të vdekur”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryeminist­ri Edi Rama dhe Kryeminist­ri i Greqisë, Aleksis Tsipras, do të takohen këtë të martë në Londër.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, ndërkohë që takimi mes dy kryeminist­rave vjen në një kohë që marrëveshj­a mes Greqisë dhe Shqipërisë mendohet të jetë drejt finalizimi­t. Sipas mediave greke, Rama dhe Tsipras do të takohen në Londër në kuadër të procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë vende të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kryesore europiane. Sipas raportimev­e në mediat greke, në qendër të takimit RamaTsipra­s pritet që të jetë finalizimi i marrëveshj­es për kufirin detar. Arsyet e shtyrjes së datës së nënshkrimi­t të kësaj marrëveshj­eje mendohet të kenë qenë përplasjet e brendshme në Greqi. Qeveria e koalicioni­t Syriza dhe Grekët e Pavarur kanë pasur përplasje të ashpra ndaj Marrëveshj­es së Prespës dhe Tsipras duket se nuk është gati për nënshkrimi­n e një tjetër marrëveshj­eje për shkak të reagimeve që mund të sillte.

REAGIMI Lidhur me marrëveshj­en midis Shqipërisë dhe Greqisë ka reaguar edhe nënkryetar­i i Komisionit të Jashtëm në Kuvend, Tritan Shehu. Sipas Shehut, marrëveshj­a mes dy vendeve ka rënë në një “pikë të vdekur”. “Bisedimet me Greqinë me gjithë ‘ terrin informativ’, duket se kanë rënë në një ‘ pikë të vdekur’, gjë që ishte e paralajmër­uar nga ne. Diplomacia jonë është në vorbullën e një dështimi të ri; çdo afat kohor e objektiv i trumbetuar nga Ministria e Jashtme tashmë është tejkaluar pa rezultat. Kjo ndodh se çdo gjë, prej pesë vitesh, po zhvillohet së prapthi, pa profesiona­lizëm e përgjegjës­i nga Rilindja për këto mar- rëdhënie”, sqaron deputeti i PD- së. Në lidhje me Marrëveshj­en e Kufirit Detar siç po e tregojnë edhe zhvillimet, në këtë katrahurë të krijuar nga Rilindja ngel vetëm një zgjidhje dinjitoze e racionale për ne, ajo e drejtimit në Gjykatën e së Drejtës në Hagë, me mirëkuptim re- ciprok. Kështu ndodh kur të ‘ hyn vetja në qejf e kërkon të bësh cubin’ një herë e më pas detyrohesh të kthehesh te roli i ‘ shërbëtori­t’ të bindur, por ama dhe ky me dy ‘ zotërinj, gjë që e komplikon edhe më shumë situatën, duke krijuar një tablo tragjiko- komike”, shprehet Shehu.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama dhe homologu grek, Aleksis Tsipras
Kryeminist­ri Rama dhe homologu grek, Aleksis Tsipras
 ??  ?? Nënkryetar­i i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu
Nënkryetar­i i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania