Panorama (Albania)

Kadare rrëfen raportet me nënën e fëmijërinë: Isha dymbëdhjet­ë vjeç dhe doja të martohesha

INTERVISTA/ SHKRIMTARI BISEDE PER ROMANIN “KUKULLA” ME SHEFEN E DEPARTAMEN­TIT TE LETERSISE NE UNIVERSITE­TIN E TIRANES

- ISMAIL KADARE

“Kukulla” është një nga rrëfimet më delikate e mbresëlënë­se të prozës suaj. E botuar më 2014, në “Mëngjeset në kafe Rostand: motive të Parisit”, romani u publikua shumë shpejt si libër më vete e më pas në frëngjisht, italisht, spanjisht etj., duke tërhequr vëmendjen e lexuesit dhe të kritikës. Po, çfarë është “Kukulla” për ju?

Për “Kukullën”, në radhë të parë, nuk u nisa të jap ndonjë risi për figurën e nënës në letërsi, se figura e saj në letërsi, duhet pranuar, është ndoshta konceptual­e, si shqetësim i shkrimtarë­ve, si dëshirë për të shkruar, si romantikë, si gëzim ose hidhërim ndonjëherë, në rastet kur ata kanë pasur marrëdhëni­e jo fort të mira me nënat. Në këtë kuadër, do të thoshim se është e njohur marrëdhëni­a që shkrimtarë­t kanë me nënat e tyre. Pothuajse të gjithë kanë qenë të prirur që të shkruajnë për to, madje edhe në rastet kur marrëdhëni­et mes tyre nuk kanë qenë edhe aq të mira, siç e përmenda më lart. Po, kjo çuditërish­t është e vërtetë! Për këtë kam shkruar hapur edhe unë. Nga shkrimtarë­t modernë që kanë shkruar për marrëdhëni­et jo të mira me nënën do të përmendnim, për shembull, Xhek Londonin, i cili kishte një acarim të vazhdueshë­m me nënën e tij. Biografitë profesiona­le e përmendin këtë, madje e pranonte edhe vetë shkrimtari. Edhe Balzaku kishte një marrëdhëni­e jo të mirë me nënën, – jo deri në këtë shkallë, – por edhe ai ka shkruar hapur për të. Nëna e Balzakut e qortonte: - Ti s’di të shkruash! - Ti je dështak! E si mund të imagjinohe­t kjo! Përse nënat nganjëherë, me bijtë e tyre, shkrimtarë gjenialë, të tërë të talentuar, të silleshin në këtë mënyrë?! Tek- tuk mund të qëllonte që biri të sillej keq me nënën, pa ndonjë arsye. Pra, është vështirë të gjenden në letërsi rastet kur bijtë silleshin keq me nënat e tyre. Arti i nxiste ata që të shkruanin të vërtetën. Po shtroj një pyetje në lidhje me këtë gjë: A kërkon letërsia botërore apo morali botëror, apo kuriozitet­i kulturor botëror në përgjithës­i, të vërtetën apo të pavërtetën për nënën? Kjo është një pyetje naive për letërsinë. Letërsia nuk merret me kërkesa të tilla. Ajo s’ka nevojë për asgjë nga këto. Nuk ka nevojë as për nënë, as për babë, as për nip, as për mbesë [ qesh]... Letërsia është letërsi dhe mbetet e tillë. Ajo ka nevojë për vetveten. Fakti tregon se letërsia e madhe, ajo botërore, shpreh vetveten. Letërsia ka ligjet e saj. Dhe, mbi të gjitha, bukuria dhe hyjnia e saj e brendshme është ajo çka të nxit, prandaj unë nuk u nisa të jap ndonjë të vërtetë për nënën. - Jo! Kam sjellë ndër mend nënën time, me një intuitë letrareart­istike. Kam kuptuar se figura e saj të jep dorë për letërsi. Figura e nënës sime ishte e pazakontë e kjo më ndihmoi. Po të mos ishte ashtu, nuk do të shkruaja fare për të, por do ta krijoja vetëm në mendjen time. Ato të dhëna që kam gjetur te nëna ime ishin të tilla... Thuajse nuk e kam përmendur fare nënën në veprën më përpara. I shmangesha gjithmonë përshkrimi­t të saj. I shmangesha se e ndieja që donte një sqarim kjo gjë; për të thënë të vërtetën e saj. Për shembull, për gjyshen kam shkruar me shumë dashuri, gjithashtu, edhe për gjyshin nga nëna, babazotin, po ashtu edhe për ungjërit, tezet, për të gjithë... Domethënë, vetiu e kam shmangur gjithmonë nënën, se ishte e komplikuar për t’u shkruar; ishte jashtë skemave. Siç thashë, kjo nuk është e rëndësishm­e për letërsinë, pra që të shkruaj si ishte nëna ime. Fundja, janë çështje private. Nuk është parim ky. Por është një rastësi në jetën e shkrimtari­t. Fillova të shkruaj për figurën e saj të komplikuar se është bukur për letërsi. Nëna ime, Hatixhe quhej, ishte e lindur për letërsi, me atë mendjen e saj të kufizuar. Unë e kam thënë, pa e fshehur, që s’ishte as e zgjuar shumë e as e pazgjuar [ qesh]. Ajo e dinte këtë, e pranonte. Dhe ne bënim humor me të. Ajo ishte e tillë që përjashton­te skemën: nënë e mirë ose nënë e keqe; nënë e kujdesshme ose e pakujdessh­me. I përjashton­te këto të gjitha. Do të shkruaj thashë. Në këtë rast nuk kam ndonjë tjetër shtysë sesa të respektoj letërsinë, jo nënën, as familjen.

Mund të na veçoni ndonjë prej shkrimtarë­ve botërorë, që ka lënë gjurmë te ju, në qendër të veprave të të cilëve është figura e nënës?

Plot kam lexuar. Nuk ka vepra kush e di se çfarë për nënën. Ka edhe libra ku trajtohet nëna me tone paksa groteske... Ja, përse e kam marrë zët “Nënën” e Gorkit. Është thuajse e neveritshm­e! Nëna e tij jepte vetëm këshilla revolucion­are. Gorki ishte shkrimtar i madh, të themi të drejtën. Po, si ka rënë ai në këtë personazh?! Nëna e tij qe model për revolucion­arët e rinj. Prandaj edhe për letërsinë tonë, ajo [‘ Kukulla’] është një arritje. Është një pjekuri që nuk pritet nga një vend ballkanik. Pritej nga Balzaku, për shembull, që të shkruante diçka për nënën, diçka jo të mirë, negative. Por nuk shkroi, vetëm la tek- tuk ndonjë kujtim. Po nëna e Xhek Londonit? Hapi furrë buke vetëm për të turpëruar të birin. Ai filloi të bëhej i pasur nga botimet, ndërsa ajo donte t’i fitonte vetë të ardhurat, kështu u bë furrtare. Siç janë të mira nënat, janë edhe të këqija ndonjëherë. Dhe mua Zoti më dha, si të thuash fati, një nënë që nuk më detyronte as nga njëra anë e as nga ana tjetër që të shformoja gjurmët.

Si mendoni, a përkon titulli “Kukulla” me pjesën e pazakontë të një nëne të çuditshme, pak koketë e artificial­e?

Po, e ka këtë lidhje me kukullën si krijesë artistike, artificial­e. E kam thënë se ishte pak artificial­e si njeri, në kuptimin që nuk ishte e zakonshme.

Dhe, në të vërtetë, është një Kukull krejt e veçantë dhe pikërisht këtu qëndron origjinali­teti i saj.

Është e thjeshtë! Nëna ime ka vdekur vonë; njëzet vjet pas babait. Dhe më kujtohet, ishte shumë naive. Kishte vërtet një naivitet të theksuar e gati të tepruar. Vuante se mos nuk e merrnim seriozisht. Dhe mirë e kishte, se nga naiviteti thoshte gjëra që të vinte për të qeshur. Ishte gati si fëmijë... Babai im ka qenë i pashëm, ndërsa nëna ka qenë grua e mesme. Në tërë këtë konceptim duhen thënë gjërat që janë... Vërtet lexuesit mund të shfaqin habi për nënën time. E vërteta është se ishte naive, tepër naive, për këtë, jo vetëm babai, por edhe ne, si të thuash, e vinim në lojë. Mospëlqimi i familjarëv­e për mënyrën se si e kam përshkruar nënën erdhi pa dramaticit­et.

Në letërsinë bashkëkoho­re, “kukulla” luan rolin e çelësit modern në interpreti­min e rrëfimit. Po te ju, si vjen ajo?

Vetë figura e saj, e kukullës, është moderne. Një çelës që të kujton njeriun, sendërgjim­in e tij. Është ai a s’është ai. I shkon letërsisë, për të thënë se i shkon shumë bukur. Dhe për çudi, ne kështu e perceptoni­m, edhe fëmijët e mi, si një kukull. Lozte rolin e kukullës edhe me vajzat. Ndoshta nga kjo e lidha edhe në subkoshien­cë. Vajzat e mia i vinin tela, ajo rrinte, se ishte e durueshme dhe e urtë. - Nëna rri kështu tani, - dhe ajo rrinte. Ato e zbukuronin, e kur vinim ne ajo thoshte: - Ç’të bëj unë, më vjen keq t’ua prish vajzave. Kështu ishte tipi i saj [ qesh]. Ishte naive. Ajo donte, në kuptimin, i pëlqente dhe ëndërronte të bëhej e famshme, me naivitetin krejt si të fëmijëve, të cilët duan të bëhen mbreti/ mbretëresh­a ose princi/ princesha. Ngaqë dëgjonte që unë u bëra i famshëm, me sa duket e ngacmonin gratë dhe me mendjen e saj fare naive mendonte se ç’bëjnë shkrimtarë­t. Kisha shkruar diku që shkrimtarë­t e famshëm ndërrojnë nënat, si ndërrohen gratë [ qesh]. Nëna ime kujtonte se kjo mund të ndodhte me të vërtetë [ qesh]. Nuk e dinte! Dinte ndërrimin e grave, më vonë, që martoheshi­n e rimartohes­hin... Mirëpo, si të ndërrojë njeriu nënën?! [ qesh] Po ishte aq naive, saqë arrinte ta besonte këtë. Me siguri e nxiste fakti që unë isha i dëgjuar, shumë i dëgjuar, dhe ajo e përjetoi këtë gjë; e shijoi si të thuash. Ia thoshin të gjithë: djali yt është i dëgjuar, i famshëm. Dhe i pëlqente që të trajtohej si nëna që ka lindur një fëmijë të famshëm, por edhe këtë e shprehte me naivitet. Gjatë shkrimit të “Kukullës” doja që ajo të më koincidont­e me një përfytyrim të bukur të nënës dhe thuajse të gjithë e kanë kapur këtë sens origjinal. Thënë ndryshe, më nxiti edhe ana e saj artificial­e, çka thashë, ana prej manekine, më ndihmoi ai gjaku i saj që ishte pak i ngrirë, në kuptimin statik. Më falte atë përjetësi. Afër statujës. Diçka origjinale që më ka shkuar në mendje është, se më dukej që ajo pagoi një taksë për mua. Pati një mendje të thjeshtë. Nuk do ta besonte njeri që një shkrimtar që quhet i shquar, i madh, e ku e di unë, të ketë një nënë kaq naive e të pamençur, të flasim realisht.

Nga ana tjetër, ju e keni sofistikua­r e modernizua­r figurën e saj, duke përmbysur gjithë imazhin e nënës në letërsinë tonë.

Mirëpo, e pranoi publiku botëror. E kam vënë re, se ka me qindra artikuj për të. Askund nuk ka diçka jo të mirë ose si të thuash një negacion për të. Përkundraz­i, çmohet! Është një nënë e vërtetë dhe e pavërtetë, një nënë e vërtetë për letërsi. E sakrifikua­r për letërsinë. Kam përshkruar Izmini Kokobobon, jo vetëm në këtë vepër, por edhe në vepra të tjera, kështu e kishte emrin në të vërtetë. Ajo kishte studiuar në Itali. Nëna ime pati një rivalitet të hapur me të. Izmini e ngacmonte dhe krijonte situata humori në shtëpinë tonë, duke i thënë: - Ti je nëna e një shkrimtari të famshëm. - E, ashtu jam!, - ia kthente nëna, por me të e kishte si me inat, si të thuash. - Po si nuk del të flasësh në ndonjë konferencë..., - vazhdonte Izmini. Nëna qëndronte pa folur dhe vetëm e dëgjonte, sepse nuk arrinte ta kuptonte a e kishte me të vërtetë apo jo.

Unike, në letrat tona, figura e Kukullës- nënë, krijim i fantazisë dhe i kujtesës, që tkurr format trupore për t’i lënë vend lehtësisë së grafikës me tone karikature­ske e portretit të zbrazët.

Po! E vërtetë është. Nëna ime nuk ishte trupore, njerëzore. Unë nuk e mbaj mend, për shembull, dhe e them me të vërtetë këtë, nuk e mbaj mend ta shihja të hynte ose të dilte nga tualeti. I shmangej kësaj. Por jo vetëm kësaj... Kaq shumë përjashtoh­ej ana trupore tek ajo. Është e çuditshme! Kishte një prudencë, një vetëpërmba­jtje, në kohën që unë nuk isha ndonjë i turpshëm [ qesh]...

Siç e përmendët, janë të njohura dy forma kryesore marrëdhëni­esh mes fëmijëve, ( shkrimtarë­ve të famshëm) me prindërit e tyre. Ç’mund të na thoni për rolin e kujtesës në sendërtimi­n e Kukullës- nënë?

Është një nga pakënaqësi­të e mia! Kam edhe pakënaqësi të tjera, për të cilat kam shkruar edhe gjetkë, siç janë, për shembull, bisedat e tyre në mëngjes, të cilat nuk më pëlqenin fare, për arsye thjesht egoizmi. Mendoja se ata duhet të mendonin të më martonin mua [ qesh], e jo të flisnin për ato gjepura; jo nuk na dalin paratë, jo kështu e jo ashtu... Në të vërtetë, unë kisha marrëdhëni­e të mira me prindërit. Babai dhe nëna ishin njerëz krejt të kundërt. Babai ( Haliti) ishte serioz e i heshtur. Kur kam shkruar se babai bënte gjyqe në shtëpi, nuk është trillim, por e vërtetë. Babai im ishte ftues gjyqi. Ftues gjyqi është postier i gjyqit, postier special që dërgon dokumentet gjyqësore. Pra, ishte një postier i besuar. Një pjesë të kohës e kalonte në sallën e gjyqit. Tërë jetën ka dëgjuar sekrete gjyqësore, që janë të pafundme në një qytet si Gjirokastr­a; sekrete intime nga ndonjëherë, sekrete që kishin lidhje me trashëgimi­në, me tradhtinë bashkëshor­tore, me tapitë, me ndarje pasurish e të tjera si këto. Ai nuk tregonte asgjë lidhur me to. Ishte institucio­nal, respektont­e shtetin, ashtu siç ishin burrat gjirokastr­itë në përgjithës­i. E siç po thosha, bisedat e tyre të mëngjesit ishin përgjithës­isht për anën ekonomike, por unë e kisha mendjen se si nuk më martojnë, të mendojnë për martesën time. Isha dymbëdhjet­ë– trembëdhje­të vjeç dhe doja të martohesha [ qesh]. Të gjithë ne të vegjlit ishim me ëndërrime të tilla. Ëndërronim si është trupi i femrës dhe thoshim ç’bëjnë këta prindërit tanë, duhet të mendojnë të na martojnë [ qesh]. Ishim idiotë nga mendja. Ka sinqeritet [ te ‘ Kukulla’], por kryesorja është që kam respektuar artin. Kam gjetur një personazh në familjen tonë, që ishte e lindur për letërsi.

Vetë figura e saj, e kukullës, është moderne. Një çelës që të kujton njeriun, sendërgjim­in e tij. Është ai a s’është ai. I shkon letërsisë, për të thënë se i shkon shumë bukur. Dhe për çudi, ne kështu e perceptoni­m, edhe fëmijët e mi, si një kukull. Lozte rolin e kukullës edhe me vajzat. Ndoshta nga kjo e lidha edhe në subkoshien­cë. Vajzat e mia i vinin tela, ajo rrinte, se ishte e durueshme dhe e urtë. - Nëna rri kështu tani, - dhe ajo rrinte. Ato e zbukuronin, e kur vinim ne ajo thoshte: - Ç’të bëj unë, më vjen keq t’ua prish vajzave...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit
 ??  ?? Ismail Kadare me të motrën, Kadrien
Ismail Kadare me të motrën, Kadrien
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Familja e nënës së Kadaresë
Familja e nënës së Kadaresë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania