Panorama (Albania)

Terror me armë në disko, dëshmitari: M’u duk sikur isha në luftë

“Sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamo­sur, që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’u shohësh të dashurën”

- Erion Dushi

Erion Dushi, folës lajmesh në Top Channel dhe gazetar prej më shumë se 17 vitesh, ishte një prej të pranishmëv­e në diskon “Havana”, ku në orët e vona të së shtunës pati një konflikt të armatosur.

Gazetari shprehet se, askush nuk priste një situatë të tillë në një lokal, ku të gjithë kishin shkuar për të lënë pas stresin dhe lodhjen e javës. Erioni tregon se, nuk ka parë asnjë fytyrë të personave të përfshirë në konflikt, edhe pse ishte vetëm një tavolinë larg tyre. “Isha vetëm një tavolinë larg personave, që u përfshinë në sherr dhe isha i kthyer me kurriz nga ata. Kam kthyer kokën vetëm në momentin kur dëgjova zhurmë dhe pashë që po godisnin njëritjetr­in me karrige. Më pas nisën dhe të shtënat, që shkaktuan panik te njerëzit. Aty u ulën të gjithë poshtë tavolinës dhe e vetmja gjë që po shikoja, ishte mikja ime që po dridhej”, tregon Erioni. RRËFIMI

Unë jam nga ata persona që nuk e frekuentoj jugun prej 2012- ës dhe shumë syresh më kritikojnë pse unë e eksportoj jashtë lekun, por me lejoni t’ju them se nga ajo që pashë tek ai lokal dje, ku ndodheshin edhe figura të tjera publike, prindër me foshnje, një vajzë shtatzënë e shumë të tjerë, jam krenar që nuk kam ardhur më parë. Unë gjendesha një tavolinë larg sherrit, që degjeneroi në përdorim arme dhe shihja vetëm njerëz të tmerruar, të cilët përpiqeshi­n të gjenin strehë, përfshi dhe mua. M’u duk vetja sikur isha në luftë, ku e vetmja gjë që më shkonte në mendje ishte nëse isha plagosur kund, teksa prekja trupin për njolla të mundshme gjaku. M’u kujtua filmi “The kingdom”, teksa vrapoja rrugicave mes lokaleve dhe tërhiqja pas vetes miken time të shokuar, që ende dridhej dhe më kërkonte të mos rendnim pas turmës. Nuk u interesova kush vdiq e kush shpëtoi, por gjithë kohën komunikoja me pjesën tjetër të shoqërisë për të mësuar nëse ishin shëndoshë e mirë dhe këshilloni­m njëri- tjetrin të rrinim fshehur. Lavdi Zotit, të gjithë shpëtuam paq, ndërkohë që në vendngjarj­e policia mbërriti pas 10 minutash. Po, unë isha në një fshat turistik shumë të proklamuar për mirë e keq. Isha mes qindra syresh, që si unë, kërkonin të shijonin pushimet e mes tyre gjendeshin këta çuna mamash të bukura e baballarës­h me lekë, që mburren para të tjerëve për sasinë e alkoolit që kanë përpara në tavolinë, për varëset e orët e shtrenjta, për femrat mjerane që u rrinë nga pas si qeni pas kotheres së bukës. Isha në një ambient, ku truprojat, që nuk të lenë të hysh i pashoqërua­r, ishin të parët që u larguan nga vendi i ngjarjes e menaxheri nga ana tjetër, nuk po gjente ku të fshihej se në nevojtore kishin hyrë mbi 5 persona për m2. Isha në një vend, ku nuk pashë frymë uniforme policore e më shumë se kurrë, sot e kuptoj sa të rrezikuar jemi para këtyre palaçove kokëdhjamo­sur, që janë gati të shkrepin armën nëse guxon qoftë t’u shohësh të dashurën e shpërfytyr­uar nga make- upi i rënduar. Po, premtoj që për pushimet e mia do ta injoroj këtë vend të shkuar për dreq nga persona, që jetën e kanë gjënë më të lirë e ku rendi e siguria nuk të ofrohen sikurse në vendet e tjera.

Pashë që po godisnin njëri- tjetrin me karrige. Më pas nisën dhe të shtënat, që shkaktuan panik te njerëzit. Aty u ulën të gjithë poshtë tavolinës dhe e vetmja gjë që po shikoja, ishte mikja ime që po dridhej

 ??  ??
 ??  ?? DISKO “HAVANA”, KU NDODHI SHERRI ME ARME NE DHERMI
DISKO “HAVANA”, KU NDODHI SHERRI ME ARME NE DHERMI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania