Panorama (Albania)

I zunë rrënojat e uzinës në Laç, vdes 22- vjeçari

Kreu i bashkisë, Artur Bardhi: Duhet të vihet dorë nga qeveria

- ELVIS HILA LAÇ/

Ka shkuar në dy numri i viktimave në ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në ish- Uzinën e Superfosfa­tit në Laç.

Dashamir Jahja, 22 vjeç, nga Shullazi i Kurbinit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, pas shembjes së një pjese të ndërtesës. 22- vjeçari ndërroi jetë mëngjesin e së dielës në Spitalin e Traumës në Tiranë, pavarësish­t ndërhyrjes së mjekëve për t’i shpëtuar jetën. Jahja mbeti i plagosur rëndë pas shembjes së një pjese të ish- uzinës, teksa po përpiqej të nxirrte skrap. Ai ndodhej bashkë me shokun e tij Drilon Lamaj, 27 vjeç, i cili ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes. Dy të rinjtë mbetën brenda godinës së ish- uzinës nga shembja e saj. Sipas versionit zyrtar të Policisë, blloqe betoni ranë sipër trupave të të rinjve, çka rezultoi fatale për jetën e tyre. Lufta për mbijetesë i detyron banorët e fshatrave të Kurbinit të mbledhin skrap në rrënojat e ishuzinës, pavarësish­t se janë të vetëdijshë­m për rrezikun që u kanoset. Nga viti 2004 e deri më tani, në këtë vend kanë humbur jetën 4 persona dhe pavarësish­t këtyre ngjarjeve, në këtë vend ka çdo ditë njerëz që mbledhin skrap, duke injoruar rrezikun në këto godina të amortizuar­a. Bledar Gjoka, banor i Shullazit, thotë se në këtë vend ka humbur babanë dhe vëllanë, të cilët kanë qenë duke mbledhur skrap. Ai apelon që të merren masa për shembjen e këtyre godinave, pasi çdo ditë rrezikohen jetë njerëzish. “Kam humbur vëllanë dhe babanë në këtë uzinë. Nxirrnin hekur për shkak të kushteve ekonomike. Babai ka humbur jetën në 2004- ën, vëllai ka dy vite, në 2016- ën. Këtu do ketë aksi- dente të tilla, pasi godinat janë të amortizuar­a plotësisht. Shoh plot, çdo ditë njerëz, duke punuar këtu për të siguruar bukën e gojës. I bëj thirrje shtetit për shembjen e këtyre godinave, ose t’i izolojnë që aty të mos hyjnë më njerëz”, thotë Bledar Gjoka. Familjet e dy të rinjve që humbën jetën mesditën e së shtunës kanë hapur dyert e mortit. Banesat e tyre ndodhen vetëm pak kilometra larg vendit, ku ndodhi tragjedia. Të afërm të tyre thonë se, kushtet e vështira ekonomike i detyronin të kërkonin skrap në rrënojat e ish- uzinës, punë që e bënin çdo ditë për të siguruar sadopak të ardhura. “Njerëz më fukarenj se familjet e viktimave nuk gjen në zonën e Kurbinit. Buka e gojës i detyronte të mblidhnin sk- rap në këtë zonë, pavarësish­t se ata ishin të vetëdijshë­m për rrezikun që u kanosej. Ishin të papunë dhe nuk kishin asnjë të ardhur. Dhimbja për ne është shumë e madhe, kur i mendon edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. Shteti duhet të reagojë, sepse ai vend rrezikon të marrë çdo ditë jetë njerëzish, pasi ka shumë persona që e shfrytëzoj­në uzinën për skrap, me qëllimin e vetëm për të siguruar sadopak të ardhura”, shprehet Vlash Ndreca, i afërm i Drilon Lamajt. Rreziku mbetet ende i lartë tek ish- uzina, pasi kjo zonë është kthyer në një vend vetëpunësi­mi për banorët e zonës, pa marrë parasysh që gërmadhat kërcënojë jetën e tyre. I kontaktuar për këtë çështje kryebashki­aku i Kurbinit, Artur Bardhi, shprehet se godinat e ish- uzinës nuk janë nën administri­min e bashkisë, ndërsa shtoi se qeveria duhet të vërë dorë për t’i shembur ose për të ndaluar hyrjen e qytetarëve brenda. “Godinat e ish- uzinës nuk janë në administri­min tonë. Duhet të vihet dorë nga qeveria, pasi janë në rrezik. Kemi kërkuar fonde nga qeveria për roje, por nuk na janë dhënë. Tek ish- uzina kanë vdekur 4 persona”, tha Bardhi.

 ??  ??
 ??  ?? Ngrehinat e ish- Uzinës së Superfosfa­tit në Laç
Ngrehinat e ish- Uzinës së Superfosfa­tit në Laç
 ??  ?? Viktima Dashamir Jahja
Viktima Dashamir Jahja
 ??  ?? Viktima Drilon Lamaj
Viktima Drilon Lamaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania