Panorama (Albania)

Gjyqtarja kaloi vetingun me faturat e grisura të burrit dhe vërtetim nga TV

Gjykatësja e Kurbinit, Marçela Shehu, konfirmohe­t në detyrë, paraqiti fotografi kur shfaqej si spikere e lajmeve

- REPORTER

Gjykatësja e Kurbinit, Marçela Shehu, u konfirmua në detyrë më 4 qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, por vendimi i zbardhur së fundmi tregon se sita në të cilën po kalojnë magjistrat­ët gjatë hetimit administra­tiv është mjaft e hollë.

Shehut, sipas vendimit të zbardhur në fillim të korrikut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, iu desh të siguronte të dhëna e dokumentac­ion për të ardhura apo blerje të kryera, edhe para se të bëhej gjykatëse. Asaj po ashtu, si mjaft gjykatësve të tjerë nuk iu njohën të ardhura, për të cilat nuk ishin paguar tatimet, megjithëse qe në gjendje të provonte se ato kishin burim punën për një televizion lokal duke vënë në dispozicio­n fotografi. Po ashtu ndryshe nga disa nga kolegë, Shehu ka qenë në gjendje të sjellë dokumentac­ion edhe për transaksio­ne të kryera në mesin e viteve 90’ nga prindërit. Po ashtu, KPK hetoi edhe 3 denoncime paraqitur institucio­nit të vetingut dhe 10 ankesa ndaj gjykatëses në KLD dhe Ministrinë e Drejtësisë, duke dalë në përfundimi­n se “nuk kishte indicie që ajo të kishte shkelur ligjin apo të kishte bërë gjykim të padrejtë”. As KPK nga hetimi i saj dhe as institucio­net ndihmëse nuk gjetën probleme që mund të shkaktonin sipas vendimit shkarkimin e gjykatëses.” Në përfundim të kësaj analize, nuk u gjet asnjë indice apo element që mund të ngrejë dyshime për paaftësi profesiona­le apo cilësi që cenojnë figurën e gjyqtares, znj. Marçela Shehu”, thuhet në vendimin e KPK- së. KPK e gjeti të saktë dhe të mjaftueshë­m deklarimin e pasurisë, “Nuk janë konstatuar elemente që mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësim­it, nënvizon Komisioni ne vendimin e tij. Deri tani, KPK ka përfunduar hetimin administra­tiv për 24 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët 12 janë konfirmuar në detyrë, 8 janë shkarkuar, ndërsa për një subjekt pritet vendimi dhe për tre të tjerë këtë javë mbahet seanca dëgjimore.

KLEÇKAT NË VERIFIKIMI­N E PASURISË Por megjithëse kaloi procesin, Shehu pati jo pak “probleme” për të provuar pasuritë e vëna në vite, ndërsa një pjesë e të ardhurave të pretenduar­a nuk u morën në konsiderat­ë nga trupa gjykuese. Kështu, KPK i ka kërkuar gjykatëses të justifikoj­ë të ardhurat e vitit 2005 – një vit para se të merrte detyrën, kur ajo kishte blerë një makinë në vlerë 600 mijë lekë dhe kishte deklaruar kursime në vlerën 700 mijë lekë. KPK e njoftoi atë se duke konsiderua­r shpenzimet e jetesës, ajo rezultonte minus 600 mijë lekë për të cilat duhej të sillte burimin.

Gjykatësja ka mundur në këtë rast të provojë se rreth 550 mijë lekë nga vlera e makinës ishte paguar nga prindërit. Ajo i solli KPK- së një marrëveshj­e shitjeje të një dyqani në pronësi të familjes dhe po ashtu të ardhurat neto nga paga të babait mësues. Shehu është përpjekur të vërtetojë se po ashtu ishte paguar për një periudhë kohe me honorare nga Shijak TV, rreth 20 mijë lekë në muaj, por ajo, sipas vendimit të zbardhur, nuk ka qenë në gjendje të sjellë dokumentac­ion për këto të ardhura. Në një përgjigje zyrtare, Shijak TV, i cili humbi licencën në vitin 2007, thotë se për shkak se pagesa ishte bërë me kohë të pjesshme dhe për shkak të kohës së kaluar nuk kishte dokumentac­ion. Shehu, thotë trupa gjykuese mundi të provonte se kishte punuar në televizion, ndërsa solli fotografi kur ajo shfaqej si spikere e lajmeve aty, por KPK nuk i konsideroi këto të ardhura, duke shpjeguar se ato nuk mund të shiheshin si të ligjshme pasi për to nuk ishin paguar tatime. “Duke qenë se për të ardhurat e përfituara nga subjekti si rrjedhojë e punësimit të saj me kohë të pjesshme pranë Shijak TV nuk vërtetohet pagesa e detyrimeve tatimore, në mbështetje të pikës 3 të nenit D të aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, këto të ardhura nuk konsideroh­en pasuri të ligjshme”, thuhet në vendim.

Tjetër ngërç për gjykatësen ishte dokumentim­i i 4 mijë eurove që bashkëshor­ti i saj kishte marrë gjatë punës për një kompani në vitin 2007. Shuma ishte deklaruar më herët nga subjekti i vetingut në deklarimin periodik të pasurive, por KPK i kërkoi gjykatëses të sillte dokumentac­ion. Shehu arriti të siguronte një kopje mandati të vjetruar, “pak të grisur”, i cili bindi KPK- në se paratë ishin fituar si bonus shitjeje. KPK vendosi se pamundësia për të verifikuar plotësisht transaksio­nin nuk ishte përgjegjës­i e subjektit. Në favor të saj duket se kanë qenë fakti se pasuria e saj e deklaruar dhe pasuria që KPK ka gjetur gjatë hetimit administra­tiv është në shuma normale dhe po ashtu problemet kanë qenë për sasi të vogla monetare. Shehu gjithashtu është ndihmuar nga fakti se ka qenë bashkëpunu­ese, siç del në vendim, por edhe sepse KPK ka qenë në gjendje të vërtetojë si korrekte transaksio­net e deklaruara prej saj, si shit- blerje makine apo pagesa shkollimi për fëmijët.

HETIMI I AFTËSIVE PROFESIONA­LE Përndryshe nga shumë gjykatës, të cilët ngelin në procesin e deklarimit të pasurive, ata që e kanë kaluar apo nuk kanë pasur probleme në këtë hetim, i janë nënshtruar nga KPK hetimit të figurës dhe po ashtu vlerësimit profesiona­l. Sipas vendimit të zbardhur në këtë rast, ndaj gjykatëses ishin paraqitur drejtpërdr­ejt në KPK tri ankesa, por verifikime­t nuk gjetën që gjykatësja të kishte kryer shkelje të ligjit. Një prej ankesave kishte të bënte me një vendim të marrë nga Shehu për mospërjash­tim të një kolegu të saj nga një gjykim. Në denoncimin e dytë, sipas KPK, gjykatësja akuzohej për korrupsion, ndërsa denoncuesi pretendont­e se kishte humbur çështjen ngaqë nuk kishte paguar, por KPK thotë se ai nuk paraqiti prova. Denoncimi i tretë ishte një shpallje moskompete­nce prej gjykatëses. KPK thotë po ashtu se dosjet e shqyrtuara prej Shehut nuk kishin rezultuar me probleme dhe se në rastet kur ishin apeluar, vendimet e gjykatëses ishin konfirmuar.

KPK e gjeti të saktë dhe të mjaftueshë­m deklarimin e pasurisë, “Nuk janë konstatuar elemente që mund të ngrenë dyshime për fshehje apo deklarim të rremë nga ana e subjektit të rivlerësim­it, nënvizon Komisioni ne vendimin e tij. Deri tani, KPK ka përfunduar hetimin administra­tiv për 24 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët 12 janë konfirmuar në detyrë, 8 janë shkarkuar, ndërsa për një subjekt pritet vendimi dhe për tre të tjerë këtë javë mbahet seanca dëgjimore.

 ??  ?? Gjykatësja e Kurbinit, Marçela Shehu
Gjykatësja e Kurbinit, Marçela Shehu
 ??  ?? KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT
KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIM­IT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania