Panorama (Albania)

PS në provën e 84 votave, nisin negociatat e fshehta

Maxhoranca siguron 79 vota në Kuvend, “gjueti” për 5 deputetë

- FATION BINJAKU

Shumica parlamenta­re do të përballet sot në Kuvend me sfidën e 84 votave, ose siç njihet ndryshe shumica e cilësuar.

Në seancën e së hënës është përfshirë në axhendën e votimit një ndryshim në një prej projektlig­jeve të paketës së Reformës në Drejtësi. Nisma në fjalë është një ndryshim në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, që i lejon Shkollës së Magjistrat­urës së pranojë studentë për vitin e ri akademik 20182019, edhe pse ata nuk i janë nënshtruar më parë procesit të vetingut. Projektlig­ji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë” është miratuar në vitin 2016, nga maxhoranca e atëhershme, koalicioni mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por duke qenë se marrëdhëni­et nuk janë më të njëjtat mes PS dhe LSI- së, burime nga maxhoranca bëjnë me dije se po tentohet të arrihet një dakordësi me deputetë të veçantë në kampin e opozitës.

NEGOCIATAT Burime të “Panorama” konfirmuan se Partia Socialiste do të kërkojë fillimisht konsensus nga opozita për ta kaluar këtë projektlig­j të Reformës në Drejtësi. Në rast se PD do të refuzojë negociatat, do të zhvillohen me grupin e LSI- së, duke qenë se së bashku e kanë miratuar dhe në të shkuarën. Por edhe nëse ky nuk funksion, atëherë do të kalohet tek plani B. Maxhoranca ka nisur bisedimet në mënyrë individual­e me deputetë jashtë grupit parlamneta­r të PS. Burime thanë se diskutimet kanë nisur me disa deputetë të pavaruar dhe nga LSI. Po ashtu burimet shtuan se janë në diskutime, por mundësitë janë që në seancën e ditës së hënë projektlig­ji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”, nuk do të hidhet për votim. Për këtë nismë, maxhoranca do ezaurojë pjesën e debatit, por në momentin e votimit, do të kërkohet shtyrja për në seancën e radhës, duke qenë se negociatat nuk janë përfunduar ende.

NUMRAT Partia Socialiste bashkë me aleatët e saj do arrijë të mbledhë në Parlament gjithsej 79 vota. Por për të arritur shumicën e cilësuar, PS- së i nevojiten edhe 5 vota të tjera, që të arrihen 84 vota. PS ka zyrtarisht 74 mandate në Parlament. Deputetët e PDIU e ndjekin në çdo votim PS- në me tri votat e tyre, atë të Reme Lalës, Dritan Bicit dhe Elena Xhinës. Tjetër votë “besnike” e PS- së është ajo e deputetit të Shkodrës, Tom Doshi. Po ashtu maxhorancë­s i është shtuar dhe një tjetër votë, ajo e Robert Bitrit. Deputeti i Fierit, është “divorcuar” zyrtarisht me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe tashmë në Parla- ment është listuar si deputet i pavarur. Nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë disa deputetë që kanë mbajtur në disa raste qëndrime ndryshe nga Grupi i LSI- së. Në një kohë që de- putetët e LSI- së janë larguar nga salla e Kuvendit, qëndrim ndryshe kanë mbajtur deputeti i Shkodrës, Agron Çela, deputeti i Gjirokastr­ës, Vangjel Tavo, ish- ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe ish- ministri i Mjedisit Lefter Koka. Këta të fundit, ndryshe nga pjesa tjetër e grupit, kanë votuar në Kuvend, ndërkohë që pjesa tjetër e deputetëve të LSI- së ka braktisur sallën si Partia Demokratik­e.

 ??  ?? Gjatë seancës së fundit në Parlament
Gjatë seancës së fundit në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania