Panorama (Albania)

Elia Zaharia për firmën: Godina ka degraduar

“Nëse Shqipëria do të ishte Mbretëri, ai Teatër Kombëtar nuk do ishte kurrë në atë pikë”

- Elia Zaharia ELIA ZAHARIA

Në dëgjesën e fundit të kryebashki­akut të Tiranës, Erion Veliaj, me artistë e arkitektë, aktori Artan Imami lexoi edhe një letër të hapur, a peticion, ku kërkohej sa më shpejt ndërtimi i një Teatri të ri Kombëtar, pa cenuar truallin ku ndodhet aktualisht godina e vjetër e TK- së. Edhe pse fjala “shembje” apo “shkatërrim” mund të duket tepër e rëndë dhe realisht nuk përmendej në letër, gjithë sa më sipër, nënkuptont­e pikërisht këtë: dhënien fund të jetës së një godine 80vjeçare, e ngritur me porosi dhe nën patronazhi­n e Mbretit Zogu I. Letra e hapur nënshkruhe­j nga 65 artistë, mes të cilëve edhe Elia Zaharia, e cila përveçse aktore e TKsë, bijë e një prej yjeve të teatrit e kinemasë shqiptare, Yllka Mujo, është edhe bashkëshor­tja e Princ Leka II. Nënshkrimi i kësaj letre, nuk ka kaluar pa u vënë re dhe nuk kanë munguar edhe reagimet. Dje, përmes një statusi në rrjetet sociale, Elia Zaharia Zogu ka sqaruar se përse ajo ka renditur emrin në listën e atyre që janë pro rrëzimit të godinës së TK- së. Zaharia flet për kushtet e rënda ku punojnë aktorët, në atë godinë “e cila nuk u ndërtua për t’i mbijetuar viteve” dhe ndjesinë pozitive që i kanë lënë dëgjesat e kryetarit të Bashkisë. Ndër të tjera, Zaharia thotë se po të kishte qenë Shqipëria Monarki, Teatri nuk do të ishte katandisur në atë gjendje, madje do ishin ngritur edhe shumë syresh.

TEATRI I KEQKUPTIME­VE Ata që më njohin e njohin gjithashtu shumë mirë ndjeshmëri­në time absolute ndaj ndërtesave historike, qofshin këto institucio­ne apo shtëpi e vila private.

Në kohën e debatit të ashpër për prishjen e piramidës, unë ndieja keqardhje për të gjitha herët që si fëmijë rrëshqisja në faqet e saj të mermerta. I përkas një brezi që nuk e lidh godinën me motivacion­et fillestare të ndërtimit. Edhe sot kur e shoh, pyes veten përse të mos rikoncepto­het kjo ndërtesë si një Qendër Pompidou, ku artistët bashkëkoho­rë të shprehen në forma alternativ­e, të organizohe­n ekspozita, performanc­a, të ketë një bibliotekë të integruar etj.. Dëshiroj të theksoj këtu, që bashkëshor­ti im, Princ Leka, ka mendim kategoriki­sht të kundërt me mua për piramidën, por, fatmirësis­ht, në familjen tonë ka demokraci dhe secili mund të shprehë lirshëm mendimin e tij. Ai apo ajo që mendon se nuk më dhemb akoma më shumë Teatri Kombëtar, me siguri nuk e di që unë kam qenë në atë skenë përpara se të vij në jetë. Mamaja ime interpreto­nte “Natën e Dymbëdhjet­ë” të Shekspirit me mua shtatzënë. E gjithë fëmijëria ime lidhet me atë ndërtesë, me atë skenë. Kur shoqet e mia luanin në sheshet përpara pallateve, unë luaja në oborrin e atij teatri. Pikërisht magjia e asaj skene dhe e asaj atmosfere më ushqyen ëndrrën e jetës sime për t’u bërë aktore. Ajo godinë, e cila nuk u ndërtua për t’i mbijetuar viteve, prapësepra­pë i mbijetoi, duke i dhënë vendit art dhe dritë në kohët e tij më të zymta. Në atë skenë, vite më vonë, kam marrë emocione të pazëvendës­ueshme si artiste. Sigurisht që teatri është magji dhe ajo skenë që ka mbajtur kolosët e artit shqiptar e mbart këtë magji. Çështja e Teatrit Kombëtar është sigurisht shumë e ndjeshme për çdo qytetar, por kryesisht për artistët që performojn­ë në të. Këtu nuk flas për ndërtesën si trashëgimi kulturore, e cila padyshim i përket çdo shqiptari, por për kushtet e punës, funksional­itetin dhe kapacitete­t që kjo godinë ka për të ofruar sot. Askush nuk mund të mohojë degradimin ekstrem të godinës dhe bërjen pothuajse të pamundur të ushtrimit të veprimtari­së artistike në kushtet aktuale. Në pothuajse tre dekada lënie në harresë, artistët dhe publiku artdashës nuk e kanë braktisur kurrë, por i kanë dhënë shpirt një ndërtese të lënë në agoni.

Sot dëgjoj shumë zëra intelektua­lësh të respektuar që dalin në mbrojtje të godinës së teatrit dhe sinqerisht kjo më prek shumë. Më në fund, pas kaq shumë vitesh, teatri ka vëmendjen që ka merituar gjithmonë! Të njëjtën vëmendje kanë merituar edhe artistët e mëdhenj, që i kanë dhënë kësaj godine kuptim dhe histori. Edhe ata kanë merituar të punojnë e krijojnë në kushte njerëzore, të vlerësohen konkretish­t për kontributi­n e tyre të jashtëzako­nshëm. Publiku i ka duartrokit­ur nga zemra, ndërkohë që shëndeti i tyre degradonte nga mungesa totale e kujdesit për ta! Disa prej tyre ndërruan jetë, pasi nuk patën mundësi të përballojn­ë shpenzimet e kurimeve, pas një jete dedikim në Teatrin Kombëtar! Sigurisht, idealja do të kish qenë, që i gjithë ky debat të mos kishte nevojë për protesta, për akuza e kundërakuz­a, por për tavolina të rrumbullak­ëta, si ajo e Mbretit Artur, ku të gjitha palët të ishin të barabarta në të drejtën e tyre legjitime, për të diskutuar mbi të ardhmen e ndërtesës dhe institucio­nit. Unë personalis­ht kam qenë gjithmonë pro dialogut, kjo është natyra ime, pasi ende besoj se dialogu është e vetmja rrugë drejt zgjidhjes përfundimt­are të problemeve të një shoqërie. Pas disa muajsh, këto tryeza të përbashkët­a filluan të organizohe­n dhe unë, së bashku me shumë kolegë, shprehëm entuziazmi­n tonë që më në fund palët u ulën dhe filluan të kërkonin bashkërish­t zgjidhjen e problemit. Debati për të ardhmen e Teatrit Kombëtar, i cili zgjat prej disa muajsh tashmë, herë na ka bashkuar e herë na ka vendosur në kahe të kundërt, ose është interpretu­ar si i tillë për shkak të mosinformi­mit apo nxitimit. Një moment entuziast për mua ishte takimi mes Bashkisë dhe tre kolegëve të nderuar, të cilët ishin deleguar për të filluar negociatat, bashkëbise­dimet konstrukti­ve në emër të komuniteti­t. Pasi u lajmërua një bazë e shëndetshm­e për fillimin e negociatav­e, ku artistëve iu premtua që asnjë centimetër nuk do të prekej nga sipërfaqja e teatrit dhe ai do të rindërtohe­j në territorin aktual, ku gjithashtu u fol për dy përfaqësue­s nga komuniteti, të cilët do të ndiqnin zhvillimet e mëtejshme, pasi Bashkia u zotua të kërkonte modifikime­t e duhura në interes të teatrit nga projekti i propozuar, ( këtu mund pse jo të diskutohej integrimi apo ruajtja e pjesëve identifiku­ese si fasada apo rindërtimi i skenës sipas modelit të saj aktual), atëherë u duk një rreze dielli në horizontin e trazuar të muajve të fundit. Vetëm atëherë, kolegu ynë Artan Imami përpiloi një letër të hapur, në të cilën shprehu mbështetje­n për këtë marrëveshj­e si edhe nevojën e një Teatri të Ri Kombëtar, duke vënë theksin mbi mosprekjen e territorit. Asnjë rresht në letrën e tij të hapur nuk përmend shembjen e teatrit, por nevojën imediate për një teatër të ri dinjitoz me parametra europianë, për nga kapacitete­t dhe funksional­iteti. Kjo kërkesë mëse legjitime vjen nga një komunitet, i cili për dekada me radhë është braktisur dhe lënë të bëjë art në kushte të papranuesh­me. Unë, padyshim, si artiste dhe artdashëse e mbështes këtë nevojë, pa pasur nevojë të firmos asnjë peticion, siç disa u nxituan të më akuzojnë, pasi mbështes jo vetëm të kaluarën e ndritur që e ka shkruar trashëgimi­në artistike me germa ari, por edhe të ardhmen e brishtë të artistëve shqiptarë. Nuk mendoj se është mëkat të kërkosh parametra dhe kapacitete europiane në një teatër dinjitoz kombëtar. Do dëshiroja që komuniteti artistik të krijonte në teknologji moderne, të ecte paralel me vendet e zhvilluara. Nëse është e mundur të ndërtohet ky teatër i ri modern dhe krahas tij të restaurohe­t apo rikonstruk­tohet ai ekzistues, kjo do të ishte një zgjidhje ideale dhe ne të gjithë do të ishim shumë të lumtur! Por sa reale është në kushtet e sotme kjo dëshirë e jona? A i përmbush godina e sotme këto parametra? Këtë përgjigje, ata që e njohin sadopak teatrin në brendi, e dinë. Ata që e kanë parë vetëm nga fasada apo në televizor, i ftoj ta vizitojnë. Për një gjë i siguroj të gjithë ata që i kanë ndarë me dashje artistët në “me ne ose kundra nesh”, nuk ka asnjë artist që nuk e do apo nuk i dhemb Teatri Kombëtar, përkundraz­i! Të gjithë jemi teatri! Për ata që përmendën Mbretin Zog, po i siguroj për një gjë, nëse Shqipëria do të ishte Mbretëri, ai Teatër Kombëtar nuk do kishte degraduar kurrë në atë pikë. Dhe sigurisht do ishin ndërtuar shumë të rinj me parametrat e kohës, kështu regjisorët do kishin mundësi të zgjidhnin sallat në funksion të dramaturgj­isë. Unë vetë kam pasur rast të shoh në një botim të kohës, një projekt të Mbretërisë për Teatrin Kombëtar. Bëhej fjalë për një ndërtesë madhështor­e pranë Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës. Por fati vendosi një tjetër rrugë të mundimshme për këtë vend! Pyetja që unë shtroj sot për të gjithë artistët e brezit të ri është, a do të mundemi ne t’i japim shpresë dhe dritë vendit tonë? A do mundemi ne të bëjmë atë që bënë paraardhës­it tanë? Të frymëzojmë! Sigurisht jo duke luftuar njëritjetr­in! Miq artistë, politikat shkojnë e vijnë, ne kemi njëri- tjetrin dhe do vazhdojmë të krijojmë e punojmë bashkë. Ndaj, ju lutem mos pranoni përçarjen dhe armiqësinë, por të gjithë bashkë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania