Panorama (Albania)

“Aeroporti i Vlorës, investim masiv në funksion të ekonomisë”

-

Turizmi në jug të vendit do të rritet ndjeshëm falë përmirësim­it të infrastruk­turës, por edhe fillimit të punimeve për ndërtimin e aeroportit të ri. Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi aeroportin e ri në Vlorë një investim masiv, që do të ulë ndejshëm çmimin dhe kohën e lëvizjes së udhëtarëve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe Italisë. “Aeroporti i Vlorës do të jetë një përmes turizmit dhe jo vetëm, sepse ne i themi - dhe kështu do i themi se s’kemi si i themi ndryshe, - Aeroporti i Vlorës, por në fakt, siç tregojnë edhe studimet që kemi bërë për aeroportin, siç tregojnë dhe shifrat e lëvizjes së njerëzve dhe këtu kam parasysh jo turistët e huaj, por kam parasysh shqiptarët në të gjithë zonën e jugut për në Greqi dhe për në Itali, ai do të jetë aeroporti i jugut të vendit, që do të garantojë një fluks të madh udhëtarësh, do të garantojë lëvizje drejt Greqisë dhe drejt Italisë nga Vlora, me çmime shumë më të arsyeshme dhe në një kohë shumë më të shpejtë sesa çfarë ndodh sot. Ne e dimë sa shumë udhëtojnë vlonjatët në mënyrë të veçantë dhe sa shumë udhëtime ndodhin gjatë një periudhe kohore prej një viti nga Greqia dhe për në Greqi, gjë që do të jetë një vlerë e shtuar nga pikëpamja sociale, por edhe nga pikëpamja e fluksit të turistëve që do të sjellë dhe një fluks të ri investimes­h përsa i përket hoteleve, përsa i përket biznesit dhe të gjitha atyre investimev­e që hap perspektiv­a e një aeroporti të ri”, tha Rama. Deklaratat e tij, Rama i bëri në përurimin e Impiantit të Përpunimit të Ujërave në qytetin e Vlorës. Sipas kreut të qeverisë, për të zhvilluar infrastruk­turën në Vlorë është dashur të kalohet në “shtegun e dhive” të tranzicion­it në të cilën qeveria e tij e mori qytetin. “Për të ardhur deri këtu, të gjithë kaluam segmentin e ri të rrugës së Pyllit të Sodës, por na u desh të futemi për disa qindra metra në shtegun e dhive të tranzicion­it, siç e gjetëm Vlorën në të gjithë infrastruk­turën e saj vetëm 4 vite e gjysmë më parë. Brenda këtij viti është në proces gare dhe pastaj do të nënshkruhe­t kontrata për të rindërtuar edhe segmentin rrugor nga pylli deri te tregu i fruta- primeve dhe në këtë mënyrë, të gjithë infrastruk­turën bazike të rrugëve kryesore të qytetit e kemi të mbyllur, por na mbetet të futemi më thellë dhe të përmirësoj­më infrastruk­turën brenda blloqeve të banimit, në lagje të caktuara të qytetit, ku ende dhitë e tranzicion­it janë të gjitha rrugëve”, tha Rama.

 ??  ?? Rama, dje në Vlorë
Rama, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania