Panorama (Albania)

Terror me armë në disko për një vajzë, pranga autorit

Në lokalin ku ndodhi përleshja masive ishin dhe dy ministra

-

Autori dhe personi tjetër kishin njohje me njëritjetr­in. Personi i paidentifi­kuar i ka kërkuar llogari Emiljano Ninës për shikimet e shpeshta që i hidhte të dashurës së tij. Kaq ka mjaftuar që mes dy grupeve, të nisë sherri

Të shtëna me armë në lokalin e njohur në Dhërmi, panik mes pushuesve që kishin dalë për t’u dëfryer. Pak minuta pasi kishte kaluar mesnata, një konflikt mes disa të rinjve në diskon “Havana” përfundoi me të shtëna arme.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe terror te personat e shumtë, që ishin të pranishëm në lokalin e natës, ndërsa në pak sekonda, me qindra persona nxituan të largoheshi­n për t’u shpëtuar plumbave. Disa orë pas ngjarjes, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar Emiljano Ninën, 23 vjeç, banues në Tiranë, si autorin e të shtënave, duke saktësuar se ka qëlluar në ajër me pistoletë, katër herë. 23- vjeçari u kap nga efektivët e Komisariat­it të Himarës, ndërsa lidhur me shkakun e konfliktit, sipas Policisë ka nisur për shkak të një konflikti të hershëm mes tij dhe një personi tjetër në momentin e përballjes në disko “Havana”. Zyrtarisht, nga ana tjetër nuk bëhet i ditur identiteti dhe as inicialet e personit, me të cilin është konfliktua­r i arrestuari. Gjithçka mësohet se ka ndodhur në praninë e një numri të konsiderue­shëm personash, që ndodheshin në ambientet e lokalit të natës, duke i terrorizua­r këta të fundit. Nga dëshmitarë­t mësohet se pas të shtënave me armë, personat që ndodheshin në brendësi të lokalit janë larguar të terrorizua­r dhe të tmerruar nga çfarë po ndodhte në ato momente. Mes të pranishmëv­e të shumtë në lokalin e njohur në zonën e Dhërmiut, që shërben si disko dhe restorant, pak para ngjarjes ndodheshin dhe dy ministra të qeverisë Rama. Ministrat, pasi kanë konsumuar pije në ambientet e diskos, janë larguar rreth dy orë para se të ndodhnin të shtënat, për t’u akomoduar në pjesën e restoranti­t. Nga ana tjetër, përveç dy ministrave, në ambientet e diskos “Havana” kanë qenë dhe shumë persona të tjetë të njohur, por edhe çifte me fëmijë të vegjël, të cilët kanë përjetuar tmerr nga ajo që kanë parë me sy në atë që konsideroh­et si një prej vendeve që frekuentoh­et nga të pasurit e kryeqyteti­t.

HETIMET Nga hetimet e policisë konfirmohe­t se Nina ka qëlluar katër herë në ajër me një armë tip “pistoletë”, të cilën e mbante me vete edhe në momentin kur ka hyrë në ambietet e lokalit. Sipas asaj që konfirmo- het nga blutë, mësohet se autori Nina dhe një tjetër person kishin pasur një konflikt të hershëm mes tyre dhe grindja nuk ka lindur në ambientet e diskos. Autori dhe personi tjetër kishin njohje me njëritjetr­in. Personi i paidentifi­kuar i ka kërkuar llogari Emiljano Ninës për shikimet e shpeshta që i hidhte të dashurës së tij. Kaq ka mjaftuar që mes dy grupeve, që ishin ndarë në dy tavolina, të niste një përleshje fizike, ku nuk munguan as goditje me karrige në drejtim të njëri- tjetrit apo edhe shishe. Sipas Policisë, Nina e kishte ngacmuar edhe kohë më parë vajzën, ndërsa në ambientet e lokalit është përplasur me të dashurin e saj, duke nisur edhe grindjen e përgjakshm­e. Pikërisht pas debateve, sipas Policisë, Nina ka qëlluar katër herë në ajër me pistoletë dhe më pas është larguar nga lokali. I riu u kap vetëm pak minuta pas ngjarjes, pasi nuk ishte larguar nga lokali ku ka ndodhur përleshja dhe të shtënat me armë. Në momentin e ndalimit, atij iu sekuestrua dhe arma me të cilën dyshohet se ka qëlluar në ajër. Emiljano Nina akuzohet tashmë për veprën penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionev­e” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 ??  ?? Dëmtimet e tavolinave të shkaktuara nga përpleshja e të rinjve
Dëmtimet e tavolinave të shkaktuara nga përpleshja e të rinjve
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania