Panorama (Albania)

Kapet në flagrancë me armë, “i forti” që lëvizte me BMW X5

-

VLORE – Një 21- vjeçar nga Vlora u kap nga policia në flagrancë, ndërsa lëvizte me armë në brez. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Dhërmiut, ndërsa Policia bën të ditur se operacioni u ndërmor pasi kishte siguruar informacio­n të sigurt se, Rei Vrapi po lëvizte me armë. 21- vjeçari ishte pasagjer në një makinë tip “BMW X5”, së bashku me tre persona të tjerë. Pas kontrollit, atij iu sekuestrua një armë e tipit TT, të cilën e mbante pa leje. Arrestimi i Vrapit u krye pasi Policia e Himarës dispononte informacio­n të sigurt mbi lëvizjen e një personi të armatosur pranë Dhërmiut. Rreth orës 23: 00 të së shtunës, automjeti ku lëvizte personi i armatosur është pikasur nga policia në afërsi të lagjes “Gjilek”, ndërsa është bërë menjëherë ndalimi i mjetit. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestrua­r armën pistoletë, tip TT, dhe një krehër me shtatë fishekë. Së bashku me 21- vjeçarin e arrestuar në Komisariat­in e Himarës janë shoqëruar edhe tre personat e tjerë, të cilët ndodheshin në automjet, ndërsa pas disa orësh verifikime, këta të fundit janë lënë të lirë, ndërsa ndaj të riut Vrapi ka nisur hetim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. “Gjatë kontrollit fizik të bërë shtetasit Rei Vrapi, 21 vjeç, banues në Vlorë, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri e markës TT, me një krehër me 7 fishekë. Ky shtetas ishte duke udhëtuar si pasagjer në automjetin e markës “BMW X5”, me pronar shtetasin R. S., 22 vjeç, banues në Vlorë”, bën me dije Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania