Panorama (Albania)

Kthyen në laborator kanabisi shtëpinë me qira, një i arrestuar, një në kërkim

-

DURRES – Pas forcimit të masave nga ana e Policisë për parandalim­in e kultivimit të bimëve narkotike në zonat pyjore, tashmë po gjen hapësirë kultivimi në ambiente të mbyllura. Pikërisht këtë formë kishin zgjedhur dy të rinj nga Durrësi. Dy të rinjtë, tashmë njëri i arrestuar nga Policia e Durrësit dhe njëri i shpallur në kërkim, kishin marrë një shtëpi me qira dhe aty kultivonin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Policia finalizoi operacioni­n e koduar “Shkozeti”, pasi kishte siguruar informacio­n se po kultivonin bimë narkotike në një ambient të përshtatur si laborator. Gjithçka është zbuluar pasi një prej të rinjve ishte vënë në përgjim, për shkak të një ngjarjeje kriminale ku ishte përfshirë pak ditë më parë. Elio Bedulla, 25 vjeç, banues në Durrës, ishte i shpallur në kërkim, pasi në datën 4 qershor dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit S. N. ( pa shkaktuar dëmtime fizike). “Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Y. T. ( dhënë me qira), Lagjja Nr. 14 Shkozet, në 2 dhoma është konstatuar se ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike. Gjatë operacioni­t është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë, që shërbente për furnizimin me energji. Në cilësinë e provave materiale, grupi hetimor ka sekuestrua­r: 221 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa; një sasi e vogël kanabis; 1 armë zjarri pistolete”, bën të ditur Policia. Përveç arrestim- it të 25- vjeçarit Bedulla, është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. G., 33 vjeç, banues në Durrës, si bashkëpunë­tor, pasi ky shtetas e kishte marrë me qira banesën e shtetasit Y. T. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre shtetasi K. D., 28 vjeç, faturist, OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën ku po kryhej kultivimi i bimëve narkotike. l. m

 ??  ?? Kultivimi i kanabisit
Kultivimi i kanabisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania