Panorama (Albania)

KOMPANIA “CALL CENTER”

-

Vetë i dyshuari nuk ka pranuar akuzat, por provat e dorëzuara nga prokurori Bledar Maksuti kanë bindur gjyqtarin Kastriot Gramshi që të pranojë masën e arrestit me burg, të kërkuar prej tij. Burime nga organi i akuzës thanë dje se provat që fajësojnë 41vjeçarin Ciruna janë bindëse. Tre ndërtuesit që e denoncuan për mashtrim me pasoja të rënda, bashkëngji­tur kallëzimit, kanë dorëzuar në zyrat e Antikrimit Ekonomik të Tiranës edhe komunikimi­n elektronik me juristin Klodian Ciruna. Të njëjtat burime konfirmuan se biznesmenë­ve Luan D., Bujar H. dhe Petraq K., u janë zhvatur në total 1 milion euro, me pretendimi­n e dhënies së lejeve të ndërtimit në Itali. Ciruna u premtonte se do t’i ndihmonte që të merrnin sa më shpejt leje ndërtimi, duke u parapaguar. Ai prezantohe­j te biznesmenë­t si jurist i studios avokatore në Milano, “Bran Bimo” dhe përmes e- maileve fiktive, të shkruara nga vetë ai, prezantohe­j te të mashtruari­t si punonjës i kësaj kompanie.

ZBULIMI Zvarritjet për të përmbushur premtimin e tij e më pas shmangia për t’u përgjigjur në telefon, kanë bërë që Klodian Ciruna të zbulohej nga ndërtuesit që i kishin dhënë në total 1 milion euro. Fillimisht ka qenë njëri prej biznesmenë­ve, i cili i kishte dhënë mbi 250 mijë euro, që ka nuhatur mashtrimin. Fillimisht, ai ka kontaktuar me shoqërinë avokatore në Milano të Italisë, pasi Klodian Ciruna po i shmangej dhe nuk i përgjigjej më në telefon. Zyra avokatore ka mohuar të kishte një për- faqësues në Shqipëri dhe të ishte në dijeni të ndonjë kontrate, ashtu siç kishte pretenduar 41- vjeçari. Menjëherë sapo ka marrë përgjigjen nga kjo studio, ndërtuesi ka dorëzuar një kallëzim, duke u pasuar më tej edhe nga denoncimet e dy të dëmtuarve të tjerë.

MASHTRIMET Klodian Ciruna, 41- vjeçari që u la në “arrest me burg” dje nga Gjykata e Tiranës, i ka shpëtuar burgut në dy raste të I arrestuari Klodian Ciruna rezulton të ketë në pronësi një kompani “Call Center”, të regjistrua­r në QKR që prej vitit 2010 dhe që, sipas Policisë, aktualisht rezulton e mbyllur. Burimet thanë se për të kamufluar veprimet e tij dhe për të qenë më bindës, 41- vjeçari Ciruna ka bërë kontrata noteriale fiktive. mëparshme që ka zhvatur shuma të konsiderue­shme parash. Disa vite më parë, ai përvetësoi 750 mijë euro nga njerku i tij, Skënder Z., të cilit i premtoi se do ta ndihmonte për përfitimin e lejeve koncesiona­re, si dhe për të ndërtuar një hidrocentr­al. Premtime të tilla i bënte duke u shprehur te të afërmit dhe rrethi i tij shoqëror, sikur kishte lidhje të forta me zyrtarë të pushtetit qendror dhe vendor. E megjithëse shuma që i mori bashkëshor­tit të nënës së tij ishte e konsiderue­shme, Ciruna arriti t’i shpëtonte burgut në rrethana të paqarta. Ashtu sikurse edhe në një tjetër rast mashtrimi të disa viteve më parë, kur i përvetësoi 37 mijë euro një shtetasi italian, para që ai ia kishte dhënë për blerjen e një apartament­i në Tiranë. Kësaj here, Klodian Ciruna u arrestua për mashtrimin e 3 ndërtuesve, të cilëve dyshohet se u ka marrë rreth 1 milion euro, me premtimin se do u nxirrte leje ndërtimi në Itali. Ai është arrestuar gjatë operacioni­t të koduar “Lucia”, që u organizua të enjten nga oficerët e Antikrimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Tiranës.

TIRANE – Një 29- vjeçare i është drejtuar për ndihmë Policisë së Tiranës, pasi prej afro një jave ka humbur kontaktet me bashkëshor­tin. Burime nga Policia thanë se shtetasja me iniciale L. M. ka depozituar të shtunën një kallëzim në Komisariat­in Nr. 2, pasi i është larguar nga banesa i shoqi, me të cilin që prej datës 1 korrik i ka humbur të gjitha kontaktet. Në kallëzimin e saj 29- vjeçarja ka deklaruar se bashkëshor­ti është larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë më datë 26 qershor të këtij viti. Prej kësaj date dhe për disa ditë me radhë ajo ka biseduar vazhdimish­t me të dhe ai i ka konfirmuar mbërritjen në Gjermani. Por më pas, prej datës 1 korrik nuk ka arritur të bisedojë më me të në telefon. E shqetësuar se mund t’i ketë ndodhur diçka, shtetasja L. M. ka shkuar në Komisariat­in Nr. 2, ku ka depozituar kallëzimin. “Shtetasja L. M, 29 vjeçe, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 23.06.2018 është larguar nga banesa në drejtim të Gjermanisë bashkëshor­ti G. M., 31 vjeç, dhe prej datës 01.07.2018 i ka humbur kontaktet në telefon me të. Materialet u referuan në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë”, tha dje Policia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania