Panorama (Albania)

Tajlandë, 4 fëmijë nxirren nga shpella, ndërpritet operacioni për tetë të tjerët

Operacioni për futbollist­ët e bllokuar prej dy javësh

-

Identifiki­mi i vendit ku ndodheshin 12 fëmijë, anëtarë të një skuadre futbolli, dhe trajneri i tyre, pas nëntë ditësh që rezultonin të humbur në një shpellë, u brohorit aq shumë në Tajlandë sa u përshëndet edhe si shpëtimi i tyre. Por historia e vërtetë e shpëtimit nuk ka përfunduar ende, edhe pas një jave që fëmijët u gjetën se ku ndodheshin. Shirat kanë bllokuar daljen nga shpella që ata kishin shkuar për të eksploruar. Dhe koha në ditët në vazhdim nuk i ka favorizuar shumë. Për operacioni­n për të nxjerrë fëmijët, një ishoficer i forcave speciale tajlandeze ka humbur jetën. Teori të shumta janë shqyrtuar dhe më në fund u gjet një rrugë, e vështirë, por jo e pamundur. Katër fëmijë janë nxjerrë tashmë nga shpella nëpërmjet tuneleve të sipërme. Kanë mbetur tetë të tjerë dhe trajneri i tyre. Katër fëmijët që kanë dalë janë dërguar menjëherë për trajtim në një spital në Chiang Rai, rreth 60km larg kompleksit të shpellës. Operacioni për të shpëtuar edhe tetë të tjerët bashkë me trajnerin e tyre, është ndërprerë përkohësis­ht. Narongsak Osottanako­rn, guvernator­i i provincës së Chiang Rai dhe kreu i operacioni­t të shpëtimit, shpjegoi se: “Do të jemi të gatshëm së shpejti për rifillimin e operacioni­t, sepse do të duhet të përsërisim vendosjen e të gjitha tankeve të ajrit dhe të gjitha sistemet përgjatë rrugës. Kemi përdorur gjithçka në kërkimin që bëmë sot. Do të jetë e vështirë të thuhet saktësisht kur do të fillojë evakuimi i ardhshëm. Por mendoj se do të jetë gati në 10- 20 orët e ardhshme”. Duhen rreth 11 orë për të shkuar dhe dalë nga zona, ku tetë djemtë e mbe- tur janë të bllokuar së bashku me trajnerin e tyre. Rruga, e cila u përdor për të shpëtuar katër djem të dielën, është e vështirë. Për të dalë nga shpella djemtë e mbetur, me gjasë të kequshqyer, pritet të zhyten në një pasazh të ngushtë, i cili është 0.6 metra i thellë.

 ??  ?? Gjatë procesit të shpëtimit të djemve në shpellë, në Tajlandë
Gjatë procesit të shpëtimit të djemve në shpellë, në Tajlandë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania