Panorama (Albania)

Operacioni i “pastrimit”, shkarkohen 18 mijë nëpunës

‘ Të lidhur me Gylen’, masa gjatë mandatit të ri të Erdogan

-

Me betimin si President i Turqisë për një mandat të ri, Recep Tayyip Erdogan po forcon edhe më shumë bazat e pushtetit të tij, duke larguar nga administra­ta të gjithë “të dyshuarit” si përkrahës të rivalit të tij, Fethullah Gylen.

Kleriku që jeton në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, që kur është armiqësuar me Erdogan, dikur miq për kokë, njihet tashmë nga zyrtarët turq si organizato­r i një përpjekjej­e për grusht shteti dy vite më parë, e cila u ndalua në kohë. Të dielën u njoftua se në Turqi 18,000 nëpunës të tjerë shtetërorë janë pushuar nga puna, në lidhje me grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016. Ata që janë shkarkuar përfshijnë ushtarë, policë dhe akademikë. Një stacion televiziv dhe tri gazeta janë mbyllur. Operacioni i “pastrimit” zgjat prej dy vitesh tashmë. Më shumë se 125,000 njerëz janë shkarkuar nga detyra dhe rreth 160,000 të tjerë janë futur në burg. Lëvizja e fundit u bë para së hënës, kur Presidenti merr detyrën me një format të ri qeverisës. Tashmë vendi nuk do të ketë më një kryeminist­ër. Gjithçka do të varet nga Presidenti, edhe emërtimet e zyrtarëve, edhe ligjet, madje besohet se edhe emërtimet e gjyqtarëve. Të dielën u betuan anëtarët e rinj të Parlamenti­t të Turqisë, pas zgjedhjeve të muajit të kalu- ar. Gjashtëqin­d politikanë nga pesë parti, të shtunën bënë betime për të shërbyer në Parlament në kryeqyteti­n Ankara. Midis tyre janë 295 deputetë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ( AK) e Erdoganit dhe 49 nga Partia Aleanca e Lëvizjes Nacionalis­te në koalicion me të. Pjesa tjetër janë deputetë të opozitës nga Partia Republikan­e Popullore Republikan­e ( CHP), Partia Demokratik­e e Popullit pro- Kurdë ( HDP) dhe Partia Nacionalis­te IYI ( Mirë). Erdogan, 64 vjeç, fitoi me 53 për qind që në raundin e parë të zgjedhjeve presidenci­ale. Duke qenë se vendi nuk do të ketë më kryeminist­ër, Binali Yildirim u emërtua nga AK- ja si kandidati i tyre për kryetar parlamenti. Erdogan pritet të emërojë këtë javë kabinetin tij.

 ??  ?? Ligjvënësi­t turq betohen për mandatin e ri
Ligjvënësi­t turq betohen për mandatin e ri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania