Panorama (Albania)

Zhiru sfidon Kurtuanë: Koha që të shënoj

- GENTJAN ALINANI

Babai i mesfushori­t turko- gjerman, Mesut Ozil, ka folur ashpër dhe ka kritikuar menaxherin e Kombëtares gjermane, Oliver Birhof.

Pak ditë më parë, ky i fundit tha se lojtari nuk duhet të ishte grumbullua­r fare për në Botëror pas fotografis­ë që bëri me Presidenti­n turk, Rexhep Taip Erdogan, por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga i ati. “Këto deklarata janë të turpshme. Në mendimin tim, shërbejnë vetëm për të shpëtuar ‘ kokën’ e tij nga dështimi në Botëror”, e nisi bisedën e tij për gazetën “Bild” Mustafa Ozil. Më tej, ai shpjegoi edhe foton që djali i tij bëri me Presidenti­n turk, e cila shërbeu për të hapur një temë të nxehtë dhe kritika që nuk e ndihmuan aspak Gjermaninë në prag të Botërorit. Mustafa thotë se djali i tij doli në foto për të treguar mirësjellj­e, por e këshillon që të marrë vendimin përfundimt­ar për t’u larguar nga Kombëtarja gjermane sepse nuk po sillen mirë. “Është një çështje shumë e ngatërruar dhe e vështirë, por nëse do të isha në pozicionin e tij, unë do të largohesha dhe do t’u thosha drejtuesve: Faleminder­it, kjo ishte gjithçka. Unë po largohem”, këshillon babai i numrit 10- të të Gjermanisë. “Atë e ofenduan dhe nuk e mbrojtën. Tifozët e fërshëllye­n dhe askush nuk i doli në krah. Por Ozil është pjesë e Gjermanisë që fëmijë dhe ka dhënë kontribut në fitoren e Botërorit të vitit 2014. Duket e pashpjegue­shme”, përfundoi Mustafa Ozil.

Federata- Për këtë çështje ka folur edhe presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Rainhard Grindel, i cili ka kërkuar shpjegime nga mes-

Gjysmëfina­lja e parë e Botërorit do të ketë një “derbi”. Olivie Zhiru dhe Tibo Kurtua do të mbrojnë ngjyra të ndryshme dhe do të harrojnë miqësinë e tyre te Çelsi. Në fakt, ka qenë sulmuesi francez, i cili ka ndezur sfidën dhe thotë se ka ardhur koha që të shënojë në këtë Botëror. “Nuk jam aspak i mërzitur apo i zhgënjyer që nuk kam shënuar ende gol, sepse më pëlqen edhe kur ndihmoj shokët e skuadrës. Unë mendoj se e kam bërë mirë detyrën time, por këtë herë parashikoj se do të shënoj edhe unë”, tha Zhiru. Më tej, ai i thuri elozhe Hazardit. “Është një nga lojtarët më të mirë, me të cilët kam luajtur në karrierën time. Edhe Mbape mund të bëhet si ai”, ka thënë Zhiru. fushori i Arsenalit për foton me Erdoganin. “Është e vërtetë që Mesut nuk ka folur ende për këtë çështje. Diçka e tillë i ka zhgënjyer tifozët, që presin një përgjigje. Por jam i sigurt që kur të kthehet nga pushimet, ai do të flasë dhe do të tregojë arsyet e tij pse e bëri foton. Do të jetë edhe në interesin e tij. E ardhmja? Nuk mund të flas unë. Duhet të presim vendimin që do të marrë trajneri Lëv, nëse e ka apo jo në plane për të ardhmen”, tha presidenti në një intervistë për gazetën “Kicker”. Mesut Ozil, bashkë me mesfushori­n tjetër të Kombëtares Gyndoan, bënë një foto me Presidenti­n Erdogan dhe kjo nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Gjermanisë dhe vetë stafi i Kombëtares. Madje, diçka e tillë shihet si një nga arsyet e dështimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania