Panorama (Albania)

Hierro jep dorëheqjen edhe si drejtor

-

Fernando Hierro ka dhënë dorëheqjen dhe Spanja nga dita e djeshme nuk ka trajner. Ai dorëzoi dorëheqjen në Federatë dhe këta të fundit e pranuan atë, duke e falënderua­r për kontributi­n që dha në ato ditë që qëndroi si trajner i "Furisë së Kuqe". Hierro mori drejtimin e skuadrës në momentin që presidenti i Federatës shkarkoi Lopeteguin, pasi ai firmosi për Realin e Madridit. Ishte zgjidhja e vetme që kishte Federata Spanjolle, duke qenë se Hierro ishte gjithashtu edhe drejtori sportiv i Kombëtares. Por eliminimi ndaj Rusisë ngriti pikëpyetje­t mbi të nëse ishte i duhuri apo jo. Hierro nuk do të vazhdojë të jetë as drejtor, pasi hoqi dorë nga të gjitha postet.

Federata Angleze e Futbollit është optimiste se trajneri Garet Sauthgejt do të respektojë kontratën e tij deri pas kampionati­t Europian 2020, pavarësish­t se pas këtij Botërori, shumë klube do përpiqen që ta joshin të lërë stolin e Anglisë. Marrëdhëni­a e 47- vjeçarit me drejtuesit e FA- së është ndërtuar mbi besimin te skuadra e re që ai ka ndërtuar dhe punën me të ai pritet ta dërgojë deri në fund. Madje, ishtrajner­i i U- 21 pritet që të rinovojë deri pas Botërorit “Katar 2022”. Në vjeshtë, FA pritet t’i ofrojë një kontratë të re, të përmirësua­r nga kjo aktualja, në të cilën ai përfiton një rrogë bazë ( pa bonuset) prej vetëm 1.8 milionë paundësh në vit. Sauthgejt ka fituar një bonus prej 50 mijë paundësh për kualifikim­in e Anglisë në 1/ 8- at e Kupës së Botës, 100 mijë për çerekfinal­et dhe 200 mijë paund për gjysmëfina­let. Nëse “Luanët” do të arrijnë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania