Panorama (Albania)

Deshamp: Mbape të mos fluturojë, është shpejt

-

Kilië Mbape është një nga yjet e këtij Botërori. Me talentin, shpejtësin­ë dhe dëshirën për të bërë histori, po jep kontributi­n që Franca të shkojë sërish në majën e botës. Të gjithë janë të çmendur pas tij. Ka nga ata që e krahasojnë me “Fenomenin” Ronaldo, ka të tjerë që thonë se do të bëhet legjendë e futbollit francez. Por Kilië është vetëm 19 vjeç dhe ka nevojë që në këto momente të jetë i qetë dhe i përqendrua­r në ndeshjen e radhës ndaj Belgjikës. Këtë e di shumë mirë trajneri i Francës, Didie Deshamp. ME KËMBË NË TOKË Deshamp thotë se talenti i skuadrës së tij nuk duhet të kënaqet me kaq sa ka arritur, por duhet të punojë dita- ditës për t’u përmirësua­r. “Mbape nuk duhet të kënaqet me atë që ka bërë dhe që ka arritur deri tani. Unë nuk do ta lë që të kënaqet. Botërori për atë dhe për Francën nuk ka përfunduar ende, ndaj duhet të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ndeshjet e tjera. Ai mund të fluturojë më lart, por këtë gjë do ta arrijë vetëm duke qenë me këmbë në tokë. Është shumë i ri dhe ka nevojë që të mësojë dhe të këshillohe­t nga veteranët”, tha fillimisht “timonieri” i “Gjelave”.

TË BËJË KUJDES

Në gjysmëfina­len që do të luhet ditën e nesërme ndaj Belgjikës, francezët presin rezultat pozitiv dhe për këtë duhet një performanc­ë në limitet e perfektes. “Të gjithë lojtarët janë të rëndësishë­m në këto momente. Jemi në një fazë delikate të Botërorit. Unë e largova nga fusha e lojës kundër Uruguait sepse mori një karton të verdhë dhe e di rëndësinë që ka për ne një lojtar i tillë. Nuk doja që ta humbisja. Ai nuk është nga ata që nervozohet, por mora masat e duhura”, përfundoi Deshamp. Kilië Mbape ka shënuar 3 gola në këtë Botëror dhe i mahniti të gjithë me performanc­ën e shkëlqyer në ndeshjen kundër Argjentinë­s së Leo Mesit. Një dopietë dhe një penallti e fituar shërbyen për t’i dhënë krahë atij dhe Francës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania