Panorama (Albania)

LISTA ZYRTARE E ATP

Dosjet e 1999- 2000, afati i ri për pronarët

- TIRANE

Agjencia e Pronave publikon listën e pronarëve me faturën financiare të kompensimi­t sipas vendimeve të ‘ 99- 2000. Afatet e reja të ankimimit

Më datë 4 qershor, ATP vendosi të miratojë listat e pronarëve me dosje të viteve 19992000. Bëhet fjalë për 2076 prona, të vlerësuara financiari­sht nga Agjencia.

Lista u bë publike nga ATP më datë 9 qershor, në faqen e saj zyrtare. Sipas ligjit, subjektet të cilat disponojnë një vendim përfundimt­ar, të vlerësuar financiari­sht dhe të publikuar, kanë të drejtë dhe mund të paraqiten të aplikojnë për kompensim pranë ATP- së, duke plotësuar dhe paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar. Nga ana tjetër, të gjithë subjektet e interesuar kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcaktimi­n e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t. Sot, ky afat ka skaduar. Pra, pronarët duhet të pranojnë vendimin e ATP, për vlerën financiare të publikuar nga ajo. Por, sipas njoftimeve të ATP, të gjithë subjektet, të cilët evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve, në bazë të ligjit, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit. “Në rastet kur subjektet e interesuar­a nuk sjellin dokumentac­ion të nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t brenda afatit 6- mujor nga data e publikimit të regjistrit, si dhe në rastet kur ATP- ja është në pamundësi objektive për të vlerësuar pronën, bazuar në dokumentac­ionin që disponon, vendimi i kompensimi­t vlerësohet financiari­sht sipas parashikim­eve ligjore”. Gazeta boton sot dy vendimet e ATP, listat e pronarëve përfitues, të ndarë sipas qyteteve dhe faturën financiare të kompensimi­t për çdo pronë. Në vendimin e parë, “Për publikimin e regjistrit të vendimeve, të cilat kanë njohur të drejtën për kompensim dhe të vlerësimev­e për vitin 1999”, janë vlerësuar pronat e 1239 pronarëve. Ndërsa në vendimin e dytë, “Për publikimin e regjistrit të vendimeve, të cilat kanë njohur të drejtën për kompensim dhe të vlerësimev­e për vitin 2000”, janë vlerësuar pronat e 837 pronarëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania