VELIAJ NË LAPRAKË: LEGALIZIM E URBANIZIM, ËSHTË RRITUR VLERA E PRONËS
Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare 45 pronarë trualli apo ndërtesash që do të marrin në total 189.259.610 lekë. Më konkretisht, bëhet fjalë për “Hotel Miniri” dhe hapësira toke rreth e përqark tij, të cilat do të bëhen pjesë e sheshit. Kërkesa për shpronësim është bërë nga Bashkia e Tiranës ku synohet vënia në dijeni e personave që preken, sipërfaqja truall apo ndërtesë që do të përdoret për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” si dhe masa e përfitimit për secilin, bazuar në vendime qeverie. Punimet për fazën e dytë kanë nisur që në muajin janar me ndërtimin e tri lulishteve. Ndërsa e para, ajo pas bustit të Skënderbeut u inaugurua përpara disa javëve, dy të tjera kanë nisur të ndërtohen paralelisht. Më
MILIONË
lekë është kostoja totale e fazës së dytë të punimeve për rikualifikimin e sheshit “Skënderbej”, ndërkohë që 1/ 5 e kësaj shume ka shkuar vetëm për shpronësimin e pronarëve, që iu preket trualli për realizimin e projektit konkretisht, njëra midis xhamisë se Ethem Beut dhe Bibliotekës Kombëtare që tashmë po vjen në formën e Nga Lapraka, ku janë shtruar e rehabilituar rreth 35 rrugë, kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaroi se legalizimi dhe urbanizimi si asnjëherë tjetër kanë shkuar siç duhet. Kjo, falë bashkëpunimit midis pushtetit qendror dhe atij lokal. Të përfituar nga e gjithë kjo janë sigurisht qytetarët, që sot, sipas Erion Veliaj, gëzojnë një pronë me vlerë më të lartë. “Ftesa ime për të gjithë banorët është: fadroma e bashkisë nuk vjen për t’ua rimarrë tokën ose pronën, që sapo e legalizoi qeveria. Përkundrazi, vjen që ta urbanizojë atë, që t’ia rrisë vlerën pas legalizimit. ‘ Qeveria Rama’ dhe kjo bashki do të mbahen mend për faktin se kanë thyer rekord: njëra për legalizimet, tjetra për urbanizimet. Filozofia jonë është: Qeveria një hap para me legalizimet, pra, u jep të drejtën e pronësisë kujtdo që ka vendosur të vendoset në Tiranë, ndërkohë më pas vjen bashkia për ta urbanizuar zonën”. saj përfundimtare dhe po ashtu dhe një tjetër lulishte mes Teatrit të Kukullave dhe ministrive. Kjo ka çuar në bllokimin e rrugëve në atë zonë, që nuk do të jetë e përkohshme. Në përfundim të punimeve ato do të jenë të dedikuara vetëm për këmbësorë apo taksi e mjete të autorizuara për të qarkulluar aty. E përbashkëta e të tria hapësirave, që përmbyllin fazën e dytë të projektit më të madh të bashkisë, do të jetë gjelbërimi me pemë e bimësi të larmishme, hapësira çlodhëse, ndriçim dhe rrugë që komunikojnë me qendrën. Për këtë projekt janë shpenzuar 1.5 miliardë lekë në total ose rreth 11 milionë euro, nga këto 4 milionë në fazën e parë dhe 7.1 milionë në fazën e dytë, bazuar në shifrat e projekteve të shpallura në buletinin e prokurimeve publike. Me përfundimin e punimeve, sheshi “Skënderbej” kthehet në një pedonale. Ky projekt ka devijuar tërësisht trafikun, duke rënduar qarkullimin në kryeqytet edhe pasi ka përfunduar pjesa kryesore e punimeve.