Panorama (Albania)

DOSJET E 2001- 2013

Lista e re, 3652 pronarët që marrin kompensimi­n Zbardhet i plotë vendimi për 13 vite. Tabelat me pronarët, të ndarë sipas qyteteve dhe vlerës së kompensimi­t. Afatet e aplikimit në ATP

- TIRANE

Agjencia e Pronave ka mbyllur vlerësimin e dosjeve të pronarëve për vitet 2001- 2013. Në total, janë vlerësuar 3652 prona.

Gazeta boton sot vendimin e ATP- së “Për publikimin e regjistrit të vendimeve, të cilat kanë njohur të drejtën për kompensim dhe të vlerësimev­e për vitet 2001- 2013”. Kjo është hera e parë gjë Agjencia publikon vendime të 13 viteve. Vendimi i ATP- së është marrë më datë 2 gusht 2018 dhe është publikuar dje në Fletoren Zyrtare, duke marrë në këtë mënyrë edhe vlerë juridike. Gazeta boton të plota emrat e pronarëve, të ndarë sipas qyteteve dhe vlerës së kompensimi­t, që i takon secilit. Me botimin në Fletoren Zyrtare, nis edhe afati për ankimimin e masës së vlerësimit financiar. Sipas ligjit, subjektet, të cilët disponojnë një vendim përfundimt­ar të viteve 2001- 2013, të vlerësuar financiari­sht dhe të publikuar, kanë të drejtë dhe mund të paraqiten të aplikojnë për kompensim pranë ATP- së, duke plotësuar dhe paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar. Nga ana tjetër, ATP sqaron “të gjithë subjektet e interesuar, se në bazë të Ligjit nr. 133/ 2015, neni 19, pika 1, kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcaktimi­n e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t”. Është pikërisht kjo arsyeja pse çdokush duhet të dijë datën e publikimit, që është 6 gusht 2018, në mënyrë që të llogarisë ditët në rast se do të ankohet për masën e kompensimi­t të caktuar nga ATP. Nga ana tjetër, të gjithë subjektet, të cilët evidentojn­ë mangësi në dokumentac­ion dhe problemati­ka në vlerësim në regjistrin e vendimeve të viteve 2001- 2013, të bërë publik nga ana e ATPsë, se në bazë të Ligjit nr. 133/ 2015, neni 16, pika 2, mund të plotësojnë dokumentac­ionin e nevojshëm për vlerësimin financiar të vendimit të kompensimi­t, brenda një afati prej 6 muajsh nga data e publikimit të regjistrit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania