Panorama (Albania)

Polemika për Mukjen, Paskal Milo: Pse nuk e pranoi Partia Komuniste “Shqipërinë etnike”

“Balli Kombëtar e kishte Shqipërinë etnike në program. PKSH kërkonte zbatimin e parimit universal të vetëvendos­jes së popujve”

- VIJON NGA NUMRI I KALUAR

Në vijim të trajtimit historik që profesor Paskal Milo i ka bërë Marrëveshj­es së Mukjes në librin e tij “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” vëllimi I, botuar në nëntor 2014, rezulton se një tjetër arsye pse PKSH doli kundër kësaj marrëveshj­eje ishte dhe kërkesa për një Shqipëri etnike. Sipas historiani­t, Balli Kombëtar e kishte në program këtë tezë dhe kërkonte zgjidhje të menjëhersh­me. Ndërsa PKSH i qëndronte parimit universal të vetëvendos­jes së popujve, por pas luftës.

Arsyeja e dytë e supozuar, por asnjëherë e pranuar zyrtarisht nga PKSH për prishjen e marrëveshj­es së Mukjes, ka qenë pika 2 e saj për Shqipërinë etnike. Kjo çështje ishte bërë një vijë ndarëse, jo në thelb, por në formë; jo si strategji, por si taktikë mes Ballit Kombëtar e PKSH- së. Anëtarët e dy partive ishin shqiptarë e atdhetarë në përgjithës­i, mbështetni­n aspiratën mbarëshqip­tare për bashkim, por krerët e tyre kishin qasje të ndryshme për metodën, rrugën dhe kohën e realizimit të tij. Balli, si parti e djathtë e me thekse nacionalis­te, e kishte në programin e tij konceptin e Shqipërisë etnike. PKSH nuk e kishte shprehur në mënyrë eksplicite këtë koncept, por kishte theksuar gjithnjë si zgjidhje për bashkimin e shqiptarëv­e zbatimin e parimit universal të vetëvendos­jes së popujve. Këtë parim e mbronte edhe Internacio­nalja Komuniste e për rrjedhojë edhe anëtarja më e re e saj, Partia Komuniste e Shqipërisë. Edhe PKJ, aleate e PKSH- së deri në atë kohë mbronte këtë parim.

Në marrëveshj­en e Mukjes, pas diskutimes­h të gjata, u vendos fraza e shartuar që i referohej dhe Kartës së Atlantikut, që nënvizonte parimin e vetëvendos­jes së popujve, por edhe koncepti i Shqipërisë etnike. Kjo pikë e marrëveshj­es ishte në kundërshti­m me qëndrimin që kishte mbajtur PKSH deri në atë kohë dhe e vinte atë në një pozitë delikate në raport me PKJ- në, që ishte deklaruar për vetëvendos­jen, por që shihte zbatimin e saj në kushtet e pasluftës. Në fakt, PKJ kishte dhënë shenja se kishte filluar të tërhiqej nga ky parim dhe nuk do të vononte veç disa muaj pas Mukjes, në nëntor 1943 në Jajcë të Bosnjës, pa marrë parasysh vullnetin e dëshirën e shqiptarëv­e, të vendoste përfshirje­n e Kosovës e të shqiptarëv­e të tjerë në ish- Jugosllavi, në Federatën e ardhshme Jugosllave.

Të deleguarit jugosllavë pranë PKSH- së, Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha, e kishin diskutuar shpeshherë këtë çështje me udhëheqësi­t komunistë shqiptarë. Në ndonjë rast, mosmarrëve­shja kishte shpërthyer hapur, siç ndodhi në polemikën midis Koço Tashkos e Miladin Popoviçit në fund të vitit 1942. Nuk ka dyshim që pika 2 e marrëveshj­es së Mukjes u diskutua në Kucak në ditët e para të gushtit kur aty u ndodh edhe Tempo. Dushan Mugosha në kujtimet e tij ka shkruar se Tempo “kontribuoi në një masë të madhe” në dënimin shumë të ashpër që KQ i PKSH- së i bëri Marrëveshj­es së Mukjes. Vetë Tempo në kujtimet e tij për ato ditë që u ndodh në Kucak, e pohon se e ka kritikuar shumë këtë marrëveshj­e, por nuk përmend shprehimis­ht pikën 2 të saj. Popoviçi për këto diskutime e debate rreth temës së Shqipërisë etnike informoi edhe Josif Broz Titon. I vetmi që në atë kohë e shprehu hapur arsyen e prishjes së Marrëveshj­es së Mukjes ka qenë Bedri Spahiu, kreu i Qarkorit të PKSH- së për Gjirokastr­ën. Në debatin me Ali Këlcyrën në këtë qytet në fund të shtatorit, duke iu referuar Mukjes, ai deklaroi se “nuk mund të bëjmë marrëveshj­e me një Organizatë Shqiptare, që ka për parim mbrojtjen e kufijve etnikë, mbasi një gjë e tillë na vë në konflikt me aleatët tanë”.

Enver Hoxha e përjetoi marrëveshj­en si një disfatë. Ai së bashku me të tjerë, përfshi edhe Miladin Popoviçin që gjithnjë kishte qenë i prirur për të arritur në një marrëveshj­e, nuk dolën nga vorbulla e interesave partiake e vetjake e të shihnin te ajo, çfarë ishte kryesorja, mesazhin e bashkimit. PKSH bëri një gabim taktik që i kushtoi shtrenjtë, i garantoi Ballit pa dashje një sukses e fitore, të cilat ai i shfrytëzoi.

Enver Hoxha e ka pranuar këtë humbje të PKSH- së në opinion në favor të Ballit edhe në Konferencë­n e Dytë Nacionalçl­irimtare në Labinot në fillim të shtatorit 1943, por edhe në Plenumin e parë të KQ të PKSH- së, në maj 1944. Veçse këtë humbje ai ua faturoi Ymer Dishnicës e Mustafa Gjinishit, apo të tjerëve që ishin në Mukje dhe nuk e pa asnjëherë si një gabim në orientim në vijën e PKSH- së, që refuzoi, me gjithë të metat e marrëveshj­es, të ecte në rrugën e bashkimit e në proces të bëheshin edhe korrigjime­t e duhura. Në Plenumin e II të KQ të PKSH- së në Berat ai ka pohuar se “nuk dinim si ta zgjidhnim problemin e Mukjes. Në vend që ne të gjenim zgjidhjen e këtij problemi, unë dhe Aliu shikonim se ç’masa të merrnim kundër Ymerit... Nuk na shkoi aspak në mëndje ta analizonim Mukjen dhe gjendjen që u krijua në atë kohë”.

Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Ali Këlcyra e krerë të tjerë të Ballit Kombëtar e përdorën Mukjen dhe frymën që ajo kri- joi, për të shtrirë e zgjeruar influencën e tij. Menjëherë pas Mukjes, ata shkuan në veri të Shqipërisë. Në fund të gushtit, ata organizuan në Lurë një Kuvend të krerëve e bajraktarë­ve të Dibrës, Matit, Krujës, Lurës e Lumës, mes të cilëve ishin edhe Abas Kupi, Muharrem Bajraktari, Fiqiri Dine, Cen Elezi, Hysni Dema, Myftar Kaloshi, Aqif Lleshi e shumë të tjerë. Në këtë Kuvend u lidh besa për të shmangur çdo “konflikt midis personash dhe të rregullojë çdo grindje të drejtash, të pushojë gjakun, si dhe të sigurojë qetësinë nga keq- basit”. Në thirrjen e lëshuar nga “malet e Shqipërisë së Lirë” nuk kishte asnjë fjalë për bashkim për luftë kundër pushtuesve fashistë italianë. Disa ditë më vonë, në Dibër u organizua një mbledhje tjetër me përfaqësue­s nga Tetova, Gostivari, Struga e Kërçova, ku u shpall “Komiteti Dibran” me në krye Fiqiri Dinen, për të koordinuar “forcat kombëtare në mes të Kosovës e të Dibrës, për luftë të vendosur kundra çdo armiku qi do të kërkojë me dënue integritet­in tokësor shqiptar”. Përsëri asgjë për luftë kundër pushtuesve gjermanë, që po zëvendëson­in me shpejtësi ata italianë!

Udhëheqja e Ballit Kombëtar ende në fund të gushtit nuk ishte njoftuar zyrtarisht nga Lëvizja Nacionalçl­irimtare për fatin e marrëveshj­es së Mukjes. Këshilli i Përgjithsh­ëm, përmes Mustafa Gjinishit, në 7 gusht kishte kërkuar shtyrjen e afatit të mbledhjes së Komitetit të Shpëtimit të Shqipërisë për rreth një javë. Në 15 gusht, Balli paraqiti propozimin e tij për anëtarët e Komitetit të Përhershëm, ndërkohë që nga Komiteti i Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar po mbahej heshtje e plotë.

Në jug të vendit, në terren, marrëdhëni­et midis Ballit e Lëvizjes Nacionalçl­irimtare vazhdonin të ndikoheshi­n, për mirë ose për keq, edhe nga faktorët politikë e ushtarakë lokalë të të dy palëve. Diku kishte bashkëpuni­m në aksione e veprime të armatosura të ndikuara edhe nga marrëveshj­a e Mukjes, diku tjetër kishte tensione e rivalitete që çonin edhe në përleshje me armë, siç ndodhi në Kolonjë e në Korçë midis forcave të Ballit të komanduara nga Safet Butka dhe atyre partizane të drejtuara nga Petrit Dume e Nexhip Vinçani. Atmosfera e marrëdhëni­eve ishte e mbarsur me tensione dhe mjaftonte edhe provokimi më i vogël që ato të shpërtheni­n hapur. Ndodhte si për ngjarjen e Blushit në Kolonjë në 21 gusht, ku forca të batalionit partizan “Hakmarrja” u përplasën me armë me forcat e

Ballit dhe akuzonin njëri– tjetrin për përgjegjës­inë e për dy të vrarët.

PKSH donte të evitonte përplasjen publike dhe aq më tepër atë me armë me Ballin. Por ajo donte të ndahej plotësisht nga Marrëveshj­a e Mukjes, që në gjykimin e saj ishte e dëmshme dhe i cenonte interesat. Qarkoret nuk kishin mjaftuar për të sqaruar anëtarësin­ë e Partisë dhe këshillat nacionalçl­irimtare. Një muaj pas Mukjes, ende nuk ishte bërë denoncimi zyrtar i Marrëveshj­es nga organi që inicioi bisedimet për ta arritur atë, Këshilli i Përgjithsh­ëm Nacionalçl­irimtar. Për ta bërë këtë gjë, por edhe për të shqyrtuar situatën e brendshme e të jashtme, punën e këshillave nacionalçl­irimtare dhe marrëdhëni­et e tij me rrymat e tjera politike, në 4- 8 shtator 1943 në Labinot u mblodh Konferenca e Dytë Nacionalçl­irimtare.

Aty u bë gjyqi i Marrëveshj­es së Mukjes dhe dënimi zyrtar i saj. Enver Hoxha i bëri pretencën, ndërsa Konferenca dha verdiktin e pushkatimi­t të saj. Në bankën e të akuzuarve u vunë edhe Ymer Dishnica e Mustafa Gjinishi, por ata si fajtorë “të penduar” bënë “mea culpa- n” e tyre. Rezolucion­i i miratuar në Konferencë ishte thelbi i të gjitha çështjeve që u diskutuan aty dhe një kundërvëni­e e plotë ndaj Marrëveshj­es së Mukjes e Ballit Kombëtar. Ajo, thuhej aty, “cenon parimet kryesore të Konferencë­s së Pezës, është në kundërshti­m me interesat e luftës dhe të bashkimit të popullit shqiptar”. Balli Kombëtar u etiketua me një gjuhë shumë të ashpër dhe po kështu edhe disa krerë të tij. U la e hapur porta për marrëveshj­e e bashkëpuni­m, veç me disa kushte që nuk ishin të reja, si bashkim të plotë rreth Lëvizjes Nacionalçl­irimtare, njohjen e këshillave nacionalçl­irimtare si i vetmi pushtet i popullit në Shqipëri, etj.. Rezoluta iu kundërvu konceptit të Shqipërisë Etnike, që kishte zënë vend në Marrëveshj­en e Mukjes, por pa e përmendur hapur atë. Çështja e Kosovës dhe Çamërisë, thuhej aty, “do të zgjidhet në bazë të Kartës së Atlantikut, në bazë të parimeve të vetëvendos­jes së popujve dhe garancia më e madhe për triumfin e këtij principi është vetë lufta që bëjnë dhe do të bëjnë Kosova dhe Çamëria krah për krah me popujt jugosllav e grek kundër okupatorit fashist...”.

Kushtet e PKSH- së, pavarësish­t gjynaheve e kompromise­ve

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? TAKIMI NE MUKJE I KOMUNISTEV­E E NACIONALIS­TEVE
TAKIMI NE MUKJE I KOMUNISTEV­E E NACIONALIS­TEVE
 ??  ?? Paskal Milo
Paskal Milo
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania