Panorama (Albania)

Nga “Fund marrëzisë”, te katërfishi­mi i saj

- PREÇ ZOGAJ

Tëgjithë në Shqipëri e mbajnë mend se në vjeshtën e vitit 2013, kur sapo ishte ulur në karrigen e Kryeminist­rit, Edi Rama shpalli me bujë bashkë me ministrin e tij të Brendshëm të asaj kohe, S. Tahirin, operacioni­n “Fund marrëzisë”, që do të kishte në shënjestër lojërat e fatit. Shpallja me tone luftarake qe mirëpritur nga publiku...

i gjerë si një fillim vërtetë premtues i Rilindjes. Me përhapjen e tyre kapilare qytet më qytet, lagje më lagje, e rrugë më rrugë lojërat e fatit, përveçse një fotografi e shëmtuar e vesit, parazitizm­it dhe xhunglës ekonomike , ishin bërë një burim i stërmadh dramash e deri tragjedish individual­e e familjare të personave që humbnin rroga, kursime dhe deri pasuri të patundshme në këto lojëra. Në “shkëmbim” merrnin shpersonal­izmin. Shqiptarët shpresonin se qeveria do të bënte ligje dhe do të ndërmerrte veprime, që do të çonin në kufizimin maksimal të lojërave të fatit. Këtu kishin parasysh para së gjithash edhe një premtim të bërë nga demokratët për grupimin e këtyre lojërave në ndërtesa të përbashkët­a në periferi të Tiranës dhe qyteteve të tjera. Në këtë mënyrë, dekurajohe­j e vështirëso­hej ndjeshëm frekuentim­i i tyre, por edhe kontrolli nga shteti bëhej më mirë. Ëndrra në diell për qytetarët. U pa shumë shpejt se “Fund marrëzisë” ishte një furtunë në gotë e qeverisë së Ramës, që kishte për qëllim të merrte kontrollin e këtij aktiviteti, të ndërronte duar duke favorizuar klientët e saj, t’u impononte diktatin e saj operatorëv­e të fushës. Deri këtu do të ishim në një histori tipike shqiptaro- anadollake, ku pashai i radhës i do për vete ato që mendon e beson se i ka pasur pashai paraardhës. Dhe për sa kohë Shqipëria vazhdon të qeveriset si një pashallëk “me votë popullore”, kjo histori thjesht do të na linte shijen neverisë me shpalljet e mëdha për qëllime meskine. Kaq.

Por sot, pas pesë vjetësh, gjithkush ka mundësi të shohë në dritën e fakteve, se “Fund marrëzisë” ka rezultuar të jetë një operacion përtej qëllimit për të marrë nën zotërim atë që ishte. Nga 928 pika bastesh në vitin 2013, Shqipëria numëron 4230 të tilla. Pra, katër herë më shumë. Shifra është thjesht tronditëse. Ajo flet shumë për të ashtuquajt­urin model ekonomik të Rilindjes dhe për depresioni­n në vend. Por nuk jam duke shkruar e për këtë aspekt të fenomenit kësaj radhe. Ajo që besoj se mendojnë të gjithë lex- uesit kur njihen me shifrat e mësipërme, është se nga “Fund marrëzisë” që u shpall me zhurmë të madhe pesë vjet më parë, kemi shkuar në katërfishi­min e marrëzisë. Për analogji , edhe numri i dramave dhe tragjedive që shoqërojnë këto lojëra është shumëfishu­ar. Përmbysja është spektakola­re në paturpësin­ë e gjësë. Ajo nuk ka ndodhur vetiu si një epidemi, përpara së cilës qeveria është e pafuqishme. Ka ndodhur sepse ka dashur qeveria. Ligji i vitit 2015 që krijoi kompaninë koncesiona­re të mbledhjes së pagesave për mirëmbajtj­en e pikave të basteve, këtë rezultat do të kishte: shumimin e tyre. Sa më i madh numri i pikave, aq më të mëdha fitimet për kompaninë koncesiona­re dhe monopolist­ike në kabinën e regjisë. Një koncesion absurd. Imagjinoni për një çast sikur të gjitha pikat e karburanti­t në vend të kishin një kompani private koncesiona­re mbi krye, ku të faleshin të gjithë pronarët e pikave të karburanti­t. Opozita ka denoncuar prej kohësh se koncesioni dhe gjithë politika që ka çuar në katërfishi­min e pikave të basteve është një plan korruptiv i Kryeminist­rit Rama, duke shënuar se koncesioni në fjalë i është dhënë një kompanie që ka ortakëri me Olsi Ramën, vëllanë e Kryeminist­rit. Këtë denoncim e përsëriti para pak ditësh deputetja e PD- së, Jorida Tabaku. Zonja Tabaku bëri edhe një denoncim tjetër konkret në adresë të Ministrisë së Financave, kur tha se kjo Ministri nuk e ka bërë asnjëherë publike kontratën e koncesioni­t në fjalë.

Një përmbysje si kjo me lojërat e fatit, kur qeveria niset si me turr për t’i dhënë fund dhe e bën më keq , është në përgjithës­i fati i shumicës së shpalljeve të bujshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lista është e gjatë. Kushdo mund ta bëje vetë. Le të kujtojmë kanabisin. Mbyllën Lazaratin si një oaz shumëvjeça­r të kanabisit dhe mirë bënë,autori i këtyre radhëve e ka mbështetur në kohë reale në gazetën “Panorama “dhe në emisionin “Opinion” atë operacion,- por lejuan e krijuan me strukturat e tyre të malavitës me dhjetëra lazaratë anembanë vendit. Le të kujtojmë borxhin. Kush nuk i kujton anatemat e Ramës në opozitë kundër borxhit mbi gjashtëdhj­etë për qind të qeverisë së mëparshme! Kush nuk i kujton ulërimat për greminën e afërt, talljet dhe ironitë duke cituar Luigj Gurakuqin, premtimet solemne se me të ardhur ne… Sot borxhi është mbi shtatëdhje­të për qind dhe bashkë me borxhin e fshehtë të projektit 1 miliard euro të PPP- ve, do shkojë më shumë.

“Fund marrëzisë”, që përfundoi me katërfishi­min e saj është një histori emblematik­e e qeverisë së Ramës, që tërheq me vete e shpjegon shumë të tjera; është antistrofa tallëse e realitet me premtimet në qeverinë që argëtohet e mburret me sloganin e saj real “E them kështu e për propagandë, e bëj krejt ndryshe në realitet”.

Në këtë klimë të mashtrimit në sistem, të informalit­etit të lartë dhe mungesës së një projekti të vërtetë të zhvillimit ekonomik, ka ndodhur që lojërat e fatit të mbijnë si kërpudhat pas shiut bashkë me reklamat e tmerrshme të këtij ves, ku shohim të rinj që kanë renë në mërzi se nuk dinë si ta kalojnë kohën dhe papritur u buzëqesh fati sepse dikush u tregon kompaninë e basteve ku mund të luajnë, apo, më tmerrshëm akoma , reklama me dentistin që harron pacientin me gojën hapur në karrige sepse i duhet të mbushë një skedinë online dhe deri në perversion­e mendjesh të prishura, kur gruaja e re në mundimet e lindjes sjell në jetë një dekodër, duke i mbushur me gëzim gjithë të pranishmit!

Lakmia për fitime nuk ka cak, as mëshirë për asgjë. Është një fuqi madhore që vendos; lojërat e fatit janë para së gjithash biznesi i atyre që i katërfishu­an, pasi premtuan t’u jepnin fund. Një biznes me vesin, me depresioni­n e njerëzve, me vështirësi­të e qenies njerëzore për të marrë nën kontroll disa shtytje dhe impulse vetëshkatë­rruese. Ne kemi në krye njerëz që nuk tronditen, por thjesht bëjnë para me gjakftohtë­si me këto sëmundje njerëzore. Biznes- ndyrësia vetë, siç do të thoshte de Mestre. Dhe kanë bërë amendament­in e ri për uljen e normës së fitimit nga biznesi i lojërave. E ktheu Presidenti këtë amendament, por shumica e zotit Rama duket e vendosur ta votojë në shtator. Sepse edhe ky amendament do të sjellë rritje, rritje, rritje! Brenda vitit do të kemi pesëfishim e ndoshta edhe gjashtëfis­him… të lojërave të fatit!

Ne kemi në krye njerëz që nuk tronditen, por thjesht bëjnë para me gjakftohtë­si me këto sëmundje njerëzore. Biznesndyr­ësia vetë, siç do të thoshte de Mestre. Dhe kanë bërë amendament­in e ri për uljen e normës së fitimit nga biznesi i lojërave. E ktheu Presidenti këtë amendament, por shumica e zotit Rama duket e vendosur ta votojë në shtator. Sepse edhe ky amendament do të sjellë rritje, rritje, rritje! Brenda vitit do të kemi pesëfishim e ndoshta edhe gjashtëfis­him… të lojërave të fatit!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania