Panorama (Albania)

Me plumb në kokë, gjendet e vdekur në shtëpi gruaja e policit

Bashkëshor­ti dhe djali: Ishim jashtë kur dëgjuam krismën

-

Bashkëshor­tja e efektivit të policisë së Portit të Durrësit është vetëvrarë me armën e shërbimit të të shoqit në banesën e saj.

Të paktën ky është dyshimi paraprak i Policisë së Durrësit për ngjarjen, ku viktimë mbeti 47- vjeçarja Mirjeta Hajdari. Policia është duke hetuar edhe në pistën e një krimi të mundshëm brenda familjes. Por nga këqyrja e ngjarjes dhe dëshmia e familjarëv­e, përfshirë këtu edhe atë të efektivit të policisë, Sherif Hajdari, dyshimet janë për një vetëflijim për shkaqe ende të mistershme të gruas.

NGJARJA

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës në lagjen Nr. 7 të qytetit të Durrësit, në orët e drekës. Burimet nga Policia bëjnë me dije se, në momentin e ngjarjes ka pasur edhe persona të tjerë në banesën e punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari, por jo saktësisht në dhomën ku ndodhi vetëflijim­i. Mësohet se në banesën 3katëshe të çiftit Hajdari, ndodhej bashkëshor­ti i saj, djali në moshë madhore dhe kunata ( nusja e vëllait të Sherifit). Sipas dëshmisë së dhënë prej tyre, ata janë ndodhur në oborr apo në ambiente të tjera rreth shtëpisë kur kanë dëgjuar krismën e armës. Menjëherë ata janë futur brenda dhe kanë gjetur gruan pa jetë dhe armën pranë saj. "Më datë 06.08.2018, rreth orës 13: 20, në lagjen Nr. 7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja M. H., 47 vjeçe. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi për shtyp. Sipas Policisë, nëna e dy djemve të rritur ka humbur jetën nga një plumb në Banesa ku ndodhi ngjarja kokë, ndërsa është përdorur arma e shërbimit të bashkëshor­tit të saj.

DESHMITE

Pas ngjarjes së rëndë, në Komisariat­in e Durrësit janë marrë në pyetje familjarët e 47- vjeçares si dhe bashkëshor­ti i saj polic. Në momentin që blutë e Durrësit kanë mbërritur në vendngjarj­e i kanë gjetur ata në gjendje të rënduar psikologji­ke. "Po vazhdojmë me hetime intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kemi dërguar në laboratori­n balistik armën e zjarrit për të përcaktuar dhe mësuar mbi përdoruesi­n. Nga hetimet e deritanish­me na rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ne nuk e përjashtoj­më si pistë as atë të vrasjes të mundshme deri në daljen e një rezultati zyrtar. Bashkëshor­ti i saj, djali dhe familjarët e tjerë shprehen se ajo i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëllua­r me pistoletën e të shoqit polic, por nuk japin motivin që shtynë 47- vjeçaren drejt këtij akti ekstrem. Ne i kemi marrë në pyetje dhe na thanë se dëgjuan të shtënën e armës dhe kur shkuan brenda shtëpisë gjetën të vdekur 47- vjeçaren, ndërsa pranë saj edhe armën e krimit. Bashkëshor­ti dhe djali i tyre, të cilët ndodheshin në shtëpi thonë se ajo është vetëvrarë, por pa shpjeguar ndonjë arsye që e shtyu drejt këtij akti. Ne po i hetojmë të dyja pistat: atë të vetëvrasje­s për arsye ende të pasqaruara dhe vrasje", thanë për "Panorama" burime nga grupi hetimor, që është ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e deritanish­me mësohet se çifti Hajdari nuk kishte probleme në familje. Ngjarja ka tronditur rëndë të afërmit, të cilët dje theksuan se nuk kishin dijeni për ndonjë shqetësim te 47- vjeçarja dhe nuk e kuptojnë se çfarë e bëri atë të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëvrasje­s. Nuk përjashtoh­et dyshimi se gruaja ka vuajtur nga depresioni e për pasojë i dha fund jetës.

Nga hetimet e deritanish­me na rezulton se kemi të bëjmë me një vetëvrasje, por ne nuk e përjashtoj­më si pistë as atë të vrasjes të mundshme deri në daljen e një rezultati zyrtar. Bashkëshor­ti i saj, djali dhe familjarët e tjerë shprehen se ajo i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëllua­r me pistoletën e të shoqit polic, por nuk japin motivin që shtynë 47- vjeçaren drejt këtij akti ekstrem

 ??  ?? Viktima, Mirjeta Hajdari
Viktima, Mirjeta Hajdari
 ??  ??
 ??  ?? Viktima Mirjeta Hajdari
Viktima Mirjeta Hajdari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania