Panorama (Albania)

Vlerësimi i “Standard & Poors”, rritja ekonomike 4%

Ahmetaj: Konfirmohe­t performanc­a fiskale, ulja e deficitit

-

Agjencia Ndërkombët­are “Standard and Poors” vlerësoi pozitivish­t ecurinë ekonomike të vendit.

Raporti i publikuar dje nga prestigjio­zja amerikane, vlerësoi se rritja ekonomike e vendit në 3 vitet e ardhshme do të arrijë 4 për qind, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimet e huaja. “Standard and Poors” vlerëson se vazhdimi i konsolidim­it fiskal do të ndikojë në uljen e borxhit publik në 62.5 për qind brenda vitit 2022. Për ecurinë e ekonomisë dhe analizës së borxhit, Agjencia Ndërkombët­are konfirmoi dje vlerësimin me notë B+. Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje në rrjetet sociale se “Standart and Poors” konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë dhe vlerëson përpjekjet e qeverisë për të luftuar informalit­etin dhe vazhdimin e reformave për marrjen statusit të vendit kandidat në BE. “S& P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësua­r sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE. S& P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjas- hëm. Kjo si rezultat i pritshmëri­ve pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të deficitit buxhetor nga qeveria”, u shpreh Kryeminist­ri Rama. Edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e ka quajtur pozitiv raportin e “Standard and Poors” për ekonominë sh- qiptare. Në një status në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se raporti vlerëson që performanc­a fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit. “Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S& P vlerëson se performanc­a fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshm­e ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i p ¸ rmir ¸ suar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhura me të. Ecuria e performanc­ës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëri­të pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë vlerësohet performanc­a në rritje e të ardhurave buxhetore, mirëadmini­strimi si rezultat edhe i uljes së informalit­etit, kontrolli dhe ulja e shpenzimev­e dhe vazhdimi i reformave strukturor­e nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohe­n në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm”, u shpreh ministri Ahmetaj.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri Arben Ahmetaj
Kryeminist­ri Edi Rama dhe ministri Arben Ahmetaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania