Panorama (Albania)

Këshilli i Ambasadorë­ve, kundër Thaçit për ‘ korrigjim të kufijve’

-

Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë shprehet kundër deklaratav­e të Presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimi­n e kufijve të Kosovës me Serbinë. Përmes një reagimi për mediat, ky Këshill inkurajoi përpjekjet e palëve dhe faktorit ndërkombët­ar për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë, por cilësoi si qëndrime të tejkaluara në kohë deklaratat për ‘ korrigjim të kufijve’. “Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë po ndjek me vëmendje deklaratat e ditëve të fundit mbi ecurinë e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë, duke inkurajuar çdo përpjekje të palëve dhe faktorit ndërkombët­ar për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë, shpreh shqetësimi­n për qëndrime të tejkaluara në kohë, të ashtuquajt­ura opsioni i ‘ korrigjimi­t të kufijve’, zhvillime të cilat kanë krijuar paqartësi në opinion- in publik dhe brenda të gjithë faktorit shqiptar. Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë mbështet qëndrimet në vazhdimësi, zyrtare dhe publike të qeverive të Republikës së Shqipërisë, të cilat kanë përjashtua­r opsionin e korrigjime­ve të kufijve për zgjidhjen e interesit kombëtar”, thuhet në reagimin e Këshillit të Ambasadorë­ve Shqiptarë. Sipas këtij Këshilli, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutë­n e Kosovës. “Fryma e dialogut me Serbinë dhe rezultatet e negociatav­e duhet të jenë domosdoshm­ërisht në përputhje me Kushtetutë­n e Republikës së Kosovës, interesat kombëtare dhe ato të partnerëve strategjik­ë, SHBA dhe BE. Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë mbështet gjithashtu, institucio­net e Kosovës përfaqësue­se në dialogun Prishtinë – Beograd, të vazhdojnë me përgjegjës­i këtë proces, i cili është shumë i rëndësishë­m për stabilitet­in në rajonin tonë. Përmbushja me sukses e sfidave të brendshme që lidhet me zbatimin e reformave, luftën kundër korrupsion­it, konsolidim­in e demokracis­ë dhe zhvillimin e mirëqenies në Kosovë, është detyrë lidershipi politik dhe detyrim i patjetërsu­eshëm

 ??  ?? Këshilli i Ambasadorë­ve
Këshilli i Ambasadorë­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania