Panorama (Albania)

“Baza ajrore e NATO- s u zvarrit nga qeveria”

Ushtarakët: Tani u intereson për zhvillim toka në Farkë

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha iu referua mesazhit të disa ushtarakëv­e në lirim për të treguar se projekti për shndërrimi­n e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të Forcave të Armatosura dhe të NATO- s, është penguar prej vitesh.

Berisha deklaroi se përshëndet çdo interes të NATOs për baza apo lehtësi aeroportua­le në Shqipëri, por e vërteta e vonesës së zbatimit të këtij projekti ka qenë vetë qeveria shqiptare. Në mesazhin dërguar Berishës, grupi i ushtarakëv­e në lirim kujtojnë se projekti do të ishte vënë në zbatim prej kohësh, por u pengua nga përplasjet e vazhdueshm­e mes ish- ministres Kodheli dhe ish- shefit të Misionit CUBIK, Lu Boros. "Shefi i Misionit CUBIK në atë kohë, në 2011, nënkolonel Lu Boros, nuk pati marrëdhëni­e të mira me Mrikën dhe shumë herë është përplasur për problemet e zvarritjev­e edhe të planit të bazës ajrore të Kuçovës dhe u largua më pas pa e përfunduar misionin e tij, për të cilin ishin bërë edhe shumë studime, plane dhe ide nga ai dhe i gjithë grupit CUBIC, të cilat ngelën të pazhvillua­ra, si në infrastruk­turë ashtu dhe në pajisje luftarake. Grupi CUBIK mbronte idenë e zhvillimit të kësaj baze si një bazë e rëndësishm­e e FA- së Shqiptare dhe të NATO- s ( si një bazë Hostnation). Plani mbeti në sirtar rilindësis­h për më shumë se 7 vjet, çka përbën një skandal politikish­t dhe një humbje kohe të vlefshme në kuadër të modernizim­it të FA- së me standardet e NATO- s. "Rilindjes" në atë kohë me sa duket i interesoi më shumë "shou" i turpshëm i arrestimit të gjeneralit Syrja Gjoka, personit që në zbatim të këtij plani, si pjesë e grupit CUBIK, nisi punën për çlirimin e hapësirave të aeroportit të Kuçovës, sesa realizimi i planit CUBIK, si një arritje e administra­tës Berisha që futi vendin në NATO", thuhet në mesazhin e ushtarëve, publikuar nga Berisha. Sipas tyre, vendimi i qeverisë për të pranuar projektin për shndërrimi­n e bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të Forcave të Armatosura dhe të NATO- s ësh- të bërë për të liruar tokat në Farkë, ku janë të vendosura helikopter­ët e FA- së. Sipas ushtarakëv­e, kjo tokë është kërkuar për t'u zhvilluar nga kompania "Fusha. shpk". "Përse e kanë kërkuar sot? Sipas gjykimit tonë, tani u intereson që tokat e Farkës, ku është Grupi i Helikopter­ëve, t'i privatizoj­në. Firma shumë e përfolur "Fusha" ka influencën më të madhe në atë zonë dhe në atë tokë, ku sot është Regji- menti i Helikopter­ëve. Projekti i gatshëm, i përfunduar në shtator 2011, është 45 faqe. Madje, në procesin e turpshëm kundër gjeneral Syrja Gjokës, është dorëzuar si material i plotë komplet Masterplan­i i zhvillimit të Bazës Ajrore Kuçovë, por Prokuroria e Beratit nuk e mori fare në konsiderat­ë . Prokurore ishte shoqja e deputetes së Kuçovës Felaj", sqarojnë në letrën e tyre ushtarakët në lirim.

 ??  ?? Baza ushtarake në Kuçovë
Baza ushtarake në Kuçovë
 ??  ?? Sali Berisha
Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania