Panorama (Albania)

Lubonja: Kryeminist­ri ynë artist gëzohet me bazat ushtarake

-

Analisti Fatos Lubonja ka një këndvështr­im tjetër lidhur me lajmin se NATO do të hapë një bazë ushtarake në Kuçovë. I ftuar në studion e "News 24" Lubonja tha se si artist, Kryeminist­ri Rama duhet të shprehej për paqen dhe jo për bazat ushtarake, që kudo që ndodhen sjellin problemati­ka. "Aq më tepër është qesharak ky Kryeminist­ri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh gëzohet që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se s'ke ça i bën se edhe opozita nuk flet fare, se janë amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin. Këta, nga mëngjesi në darkë, mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trump- in që është një rrezik për botën, tani bashkëpuno­n me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri. Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marrë", u shpreh Lubonja. Sipas tij, vendime të tilla duhet të diskutohen hapur dhe gjatë sepse kanë lidhje me interesin kombëtar. "Tjetra ka të bëjë me atë që na i thonë këto lajme sikur dalin nga kapela dhe i nxjerr magjistari. Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos? Unë mendoj që këto duhet t'i vendosë Parlamenti, pavarësish­t se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është. Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedin­ët, edhe kjo s'ka transparen­cë", u shpreh Lubonja. Sipas analistit të njohur, vendosja e një baze të NATO- s në Shqipëri, mund ta kthejë vendin tonë në një target për terroristë­t. "Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë. Jemi në kohën e terrorizmi­t. Një Shqipëri, që nuk është goditur akoma nga terrorizmi, është goditur Franca, një nga arsyet është edhe disa politika që ka me vendet myslimane. Edhe ne duke qenë një popull me një % të madhe myslimane, kemi pasur edhe një avantazh në këtë drejtim, s'kishim pse bëheshim objekt i terrorizmi­t. Për të mos thënë pastaj kontradiks­ionet që lindin se ka edhe Turqia tani që është aleati i Ramës, si mund ta presë me Greqinë, ka probleme. Unë shoh probleme, edhe si njeri që jam kundra luftës, mendoj se një parti e majtë duhet të ishte ajo më pak për të sjellë një bazë ushtarake këtu, aq më tepër siç e thashë, një Kryeminist­ër artist", u shpreh Lubonja.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania