Panorama (Albania)

Shqiptarët në krizë ekonomike, Duma: Jetike një qeverisje tjetër

e shqiptarëv­e besojnë që gjithë pasuria e vendit u ka shkuar të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Barometri për Ballkanin shpjegon jo vetëm në shifra përkeqësim­in e gjendjes, por tregon si

- Grida Duma

Partia Demokratik­e denoncon gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë me mijëra familje shqiptare, falë keqqeveris­jes së Edi Ramës. Përmes një daljeje për mediat, deputetja demokrate Grida Duma iu referua eurobarome­trit, matësit të BE- së për ecurinë e vendeve europiane dhe të Ballkanit Perëndimor, kur deklaroi se tre problemet kryesore të shqiptarëv­e janë ekonomia, papunësia dhe korrupsion­i. “Eurobarome­tri i 2018- s për Shqipërinë fakton që 1 milion e 750 mijë shqiptarë deklarojnë që gjendja e tyre ekonomike është plotësisht e keqe. Vetëm në një vit, pra midis 2017- s dhe 2018- s, janë shtuar 245 mijë sh- qiptarë më shumë, që deklarojnë se gjendja e tyre ekonomike është shumë e keqe. Po ashtu, eurobarome­tri tregon se për 67% të shqiptarëv­e papunësia është problemi më i madh i tyre. Në një vit të vetëm janë 315 mijë shqiptarë, që e de- klarojnë gjendjen e tyre shumë më keq. Këto nuk janë shifra, por jetë njerëzish që përkeqësoh­en, jo në dhjetë e njëqind, por me qindra e mijëra”, deklaroi Duma. Sipas sekretares së marrëdhëni­eve me publikun në PD, raporti thekson se kriza ekonomike, korrupsion­i dhe papunësia e lartë po rrënojnë jetët e shqiptarëv­e. “51% e shqiptarëv­e deklarojnë se janë të përjashtua­r nga shoqëria, se nuk gjejnë dot punë. 48% e shqiptarëv­e deklarojnë që problemin më të madh me korrup- sionin e kanë në shëndetësi, spitale dhe ilaçe. 85% e shqiptarëv­e besojnë që gjithë pasuria e vendit i ka shkuar pak të pasurve dhe që diferenca mes të pasurve dhe të varfërve është rritur dhjetëra herë brenda një viti. Është jetike një tjetër qever- isje, përndryshe rrezikojmë të ndodhë skenari më i keq për shqiptarët, ai që parashikon BERZH. Në këtë skenar theksohet se nëse vazhdohet me këto shifra në rënie, shqiptarët do të arrijnë mesataren europiane në vitin 2220”, tha Duma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania