Panorama (Albania)

Prokurori Arben Dollapaj rikonfirmo­het në detyrë

-

Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it vendosi që të rikonfirmo­jë në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Arben Dollapajn. Ky i fundit është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë, ndaj edhe ishte përfshirë në listën e përparësis­ë. Vendimi për Dollapajn u mor nga trupa gjykuese me kryesues Lulzim Hamitajn, relator Olsi Komicin dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Hetimi administra­tiv për Dollapajn përfshiu të tria kriteret që përcakton ligji. Sa i përket pasurisë, ajo përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 76 metra katrorë në Bajram Curri, ku subjekti zotëron vetëm 20 %; shtëpi banimi me sipërfaqe 113 metra katrorë me vlerë 9 milionë lekë në Selitë të Tiranës; një banesë tjetër në ndërtim e sipër në Valbonë me vlerë aktuale 5 milionë lekë; likuiditet­e në vlerë 972 mijë lekë dhe në 9400 euro. Dyshime kishte mbi shtëpinë që po ndërtohej në Valbonë, ku sipas KPK- së, vëllai i subjektit ka deklaruar vetëm 1 nga tri kontratat për blerjen e truallit, duke mos deklaruar dy transaksio­ne në vlerë respektive 145 mijë lekë dhe 424 mijë lekë. Po kështu, KPK- ja tha se DSIK- u e ka konsiderua­r të përshtatsh­ëm prokurorin Dollapaj dhe për të ka pasur vetëm një denoncim. Në fjalën e tij gjatë seancës dëgjimore, prokurori pranoi se kishte mangësi në deklarimin e shtëpisë në Valbonë. Ai tha se nuk ka fshehur pasurinë dhe se ka qenë e pamundur për të që të deklarojë me saktësi të gjitha shpenzimet përpara vitit 2016. “Jam prokuror që kam punuar më 7 rrethe të ndryshme, kërkoj rikonfirmi­m në detyrë”, tha Dollapaj në përfundim. Dollapaj bëhet kështu prokurori i 9- të që kalon vetingun si kandidat për Këshillin e Lartë të Prokuroris­ë. Ndërkohë, gjashtë prokurorë të tjerë janë shkarkuar me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it. Nga kandidatët e KLP- së, pritet të kalojnë në veting edhe katër prokurorë të tjerë. Ata janë: Besnik Cani nga Prokuroria Elbasan; Bujar Hoti nga Prokuroria Durrës; Ramadan Troci nga Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Shpëtim Kurti nga Prokuroria Tiranë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania