Panorama (Albania)

Uran Butka: Prishja e Mukjes inicioi luftën civile në Shqipëri

- Uran Butka

Historiani Uran Butka në një shkrim për 75- vjetorin e Kuvendit të Mukjes, shkruan se Enver Hoxha e prishi atë marrëveshj­e nën ndikimin e jugosllavë­ve. “Enver Hoxha, nën presionin e emisarëve të PKJ- së në Shqipëri, prishi dhe shkeli në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare Marrëveshj­en e Mukjes. Marrëveshj­a e Mukjes prekte sidomos interesat dhe synimet e qarqeve shoviniste serbomëdha që sundonin në PKJ, të cilat kërkonin përjetësim­in e pushtimit serb të Kosovës e të viseve të tjera shqiptare, si edhe nënshtrimi­n e plotë të Shqipërisë ndaj Jugosllavi­së. Prandaj edhe prishja e njëanshme e Marrëveshj­es së Mukjes ishte kryesisht rezultat i ndërhyrjes jugosllave, së cilës nuk i in- teresonte kurrsesi marrja dhe plotësimi i atyre vendimeve. Reagimi i shpejtë e i vendosur i kolonit malazez në Kosovë, M. Popoviçit, ishte i kup- tueshëm. Kur aktet e Marrëveshj­es së Mukjes iu dorëzuan “mentarit” të Enverit, ai i tërbuar i grisi ato, i bëri copë- copë dhe ia hodhi në surrat Enver Hoxhës”, shkruan Butka. Sipas tij, çështja se kush do qeveriste pas luftës, ishte një tjetër shkak për prishjen e marrëveshj­es. “Shkak tjetër kryesor për prishjen e njëanshme të Marrëveshj­es së Mukjes ishte çështja e pushtetit. Synimi i pushtetit është një akt normal në çdo kohë, por vendimi i PKSH- së për ta marrë pushtetin me dhunë e me gjak, duke shkelur edhe vendimin e Mukjes se çështja e pushtetit do të zgjidhej pas luftës me zgjedhje demokratik­e. Kjo solli edhe luftën civile në Shqipëri, pasoja më tragjike e prishjes së Marrëveshj­es së Mukjes”, shkruan Butka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania