Panorama (Albania)

“Bedri Spahiu pranoi ndikimin jugosllav në Mukje”

“Kërkesa për kufij etnikë na vë në konflikt me aleatët tanë”

-

të paprincipt­a që Balli Kombëtar kishte bërë me qeveritë kolaboraci­oniste, ishin të vështira, në mos të pamundura për t’u pranuar. Asnjë forcë politike nuk mund të vente të bashkohej me një lëvizje ose front që dominohej nga një parti tjetër rivale pa marrëveshj­e të negociuara. Këmbëngulj­a për të pranuar në mënyrë të njëanshme kushtet e palës tjetër e bënte fiktive edhe ftesën për bashkëpuni­m. Megjithatë, pas Mukjes, por edhe pas Konferencë­s së Dytë Nacionalçl­irimtare në Labinot, në rrugë jozyrtare vazhduan takimet midis përfaqësue­sve të Këshillit të Përgjithsh­ëm dhe atyre të Ballit Kombëtar.

Takim i veçantë e jo si përfaqësue­s i Ballit u bë me Mehdi Frashërin, i cili pas kapitullim­it të Italisë erdhi, ose më mirë e sollën në Shqipëri, nga Roma. Ai kishte ruajtur integritet­in e tij dhe nuk ishte përlyer me italianët. PKSH kërkoi ta tërhiqte në radhët e Frontit Nacionalçl­irimtar, prandaj Dishnica dhe Omer Nishani e takuan. Por i zhgënjeu. “Ka rënë në pozita gjermane; ka rënë në pozitat e Ballit; pozita jonë i duket intrasigje­nte, pozitë komuniste... Luftën tonë të sotme e quan “holocauste” ( flijim- fr.); s’ka asnjë besim nër Aleatët e Mëdhenjë”, i shkruante Dishnica Enver Hoxhës.

Lëvizja Nacionalçl­irimtare e Balli Kombëtar kanë pasur edhe takime të tjera, midis përfaqësue­sve të ndryshëm në nivel qendror e lokal, madje edhe me ndërmjetës­inë e Bill Maklinit, siç ka ndodhur në Pogradec në 24 shtator. Këtu Kol Tromara i Ballit u takua me Pilo Peristerin e Isuf Kambon e Lëvizjes Nacionalçl­irimtare për të organizuar një aksion të përbashkët kundër gjermanëve në Qafë Thanë. Përfaqësue­s të Frontit kanë pasur takim me ftesë të tij e në emër të Ballit edhe me Ali Këlcyrën për të diskutuar rreth mbledhjes së dytë të Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë. Kjo është një histori jo e pakët takimesh, bisedimesh e negociatas­h midis shqiptarëv­e me përkatësi e bindje politike të ndryshme. Ajo dëshmon se ata kanë qenë diçka më bashkëpunu­es se çfarë janë paraqitur në lojën publike të politikës në atë kohë, apo siç mund t’i kenë përshkruar më vonë të tjerët.

Kjo tablo do të bëhej edhe më intriguese, pse jo edhe më realiste, nëse i besohet edhe një dëshmie të kohës, se në gusht 1943, në Vithkuq, Enver Hoxha është takuar me Safet Butkën, ku kanë biseduar vetëm rreth dy orë për uljen e tensioneve e për bashkëpuni­min në luftën kundër pushtuesve. Shkalla e vërtetësis­ë mbetet relative, por as edhe e pamundur. Enver Hoxha dhe Safet Butka kishin qenë kolegë, e njihnin njëri- tjetrin, pavarësish­t nga bindjet dhe rivaliteti politik, të dy e donin Shqipërinë, njëri si komunist e tjetri si antikomuni­st. Hoxha kishte takuar thuajse të gjithë kryesinë qendrore të Ballit, ndaj edhe nuk kishte arsye pse të mos e takonte edhe Safet Butkën. Në mes tyre qëndronte edhe i vëllai i Safetit, Muharremi që ishte me Lëvizjen dhe Fetah Butka, kushëriri i tij, pjesëmarrë­s në Konferencë­n e Pezës e më vonë bashkuar me Ballin Kombëtar.

Këto ngjarje ishin sfida komplekse të kohës e që mbeten më vonë dilema të historisë së tyre. Ato ndodhën në kapërcyell të ndërrimit të pushtuesve, kur sëpata e Liktorit italian ia linte vendin kryqit të nazizmit gjerman. Shqiptarët ishin të ndarë kur çizmja e hekurt e ushtrisë hitleriane shkeli Shqipërinë. Thuajse të gjithë territoret e banuara nga shqiptarët në Ballkan ranë nën kontrollin e Rajhut gjerman.

 ??  ?? Enver Hoxha, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha
Enver Hoxha, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania