Panorama (Albania)

Rexhep Qosja del kundër Berishës për korrigjimi­n e kufijve: Refuzimi, ose nga mosdija, ose nga inati

MINISTRI I JASHTEM SERB MBESHTET IDENE E THAÇIT PER NDRYSHIMIN E KUFIJVE. AKADEMIKU SQARON Ç’DO SHKEMBEHET, VLERESON RAMEN

- Rexhep Qosja REXHEP QOSJA

Akademiku i shquar Rexhep Qosja e cilëson pozitive idenë e hedhur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për rishikim të territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë. Për akademikun e shquar, shkëmbimi i territorev­e dhe korrigjimi i kufirit nuk nënkuptojn­ë ndarje të Kosovës. Qosja thekson se të gjithë ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës, duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, duan apo s’duan, po ia dhurojnë Serbisë edhe njërën, edhe tjetrën. Akademiku i shquar në reagimin e tij për “Dritare. net”, shprehet kundër reagimeve edhe të ish- Kryeminstr­it Sali Berisha, i cili e ka kundërshtu­ar idenë e hedhur nga Presidenti kosovar për rishikim të territorev­e me Serbinë. Sipas Qoses, ndër akuzuesit për këtë ide të Thaçit “u ngritën edhe një intelektua­l dhe një intelektua­le në Tiranë, por u ngritën me një gjuhë të butë e të ngatërruar, me të cilën, megjithatë, thanë, çka atyre, për shkak se janë njohës të jashtëzako­nshëm të marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin”.

Kjo çështje nxiti shumë paraqitje individual­e e partiake në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Dhe këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togfjalësh politikë. Koncept kryesor i këtyre diskutimev­e u bë togfjalësh­i “Ndarja e Kosovës”. Prej diskutimev­e rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togfjalësh­ave shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojn­ë, mund të jenë qëllimisht ato. Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territorev­e dhe ata që kanë përdorur konceptin e korrigjimi­t të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë mënyrë dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territorev­e dhe korrigjimi i kufirit nuk nënkuptojn­ë ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territorev­e dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojn­ë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës. Për çdokënd që mendon racionalis­ht, me të dhëna, me argumente, me të vërteta e të drejta në mendje, togfjalësh­i “ndarje e Kosovës” do të thotë Ndarje e Kosovës, që do të bëhej me një kufi, i cili do të shtrihej nëpër Kosovën e kufijve që ka ajo sot. Të përsëris: Shkëmbimi i territorev­e dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojn­ë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo ” Ndarje të Kosovës”. Pse atëherë ata që iu vardisën mosekzistu­eses, ata akuzues për ndarje të Kosovës po i akuzojnë për ndarje ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë? Mund të jenë disa arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcaktojn­ë përmbajtje­n e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve dhe e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrim­in e vet politik në të kaluarën e tyre të derivonshm­e. Them kështu për shkak se ndër këta akuzues, që akuzuan disa ish- prijës politikë e ushtarakë të UÇK- së, që më në fund i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës, natyrisht në sajë të SHBA- së dhe Bashkimit Europian; ndër këta akuzues që akuzuan Kryeminist­rin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, i cili është politikani i vetëm në historinë e marrëdhëni­eve mes Shqipërisë e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë, që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda që nuk ua kishte thënë asnjë politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në ndarje të Kosovës, pra, pati të tillë që Kosovën e kanë quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon Serbisë e gjysma tjetër i takon Kosovës dhe ashtu e mohonte çdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye, kundër tij shqiptarët në Europë bënin protesta, duke e quajtur tradhtar kombëtar. Ndër këta akuzues pati të tillë që si pjesëmarrë­s në pushtetin e Kosovës në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Milloshevi­çit në Kosovë morën pjesë në urdhërdhën­iet për shuarjen e demonstrat­ave të rinisë shqiptare të Kosovës, me ç’rast u vranë dhjetëra të rinj. Ndër këta akuzues pati të tillë që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Milloshevi­çit i shërbyen Sigurimit Shtetëror të atij regjimi me informacio­net më akuzuese, në të vërtetë armiqësore ndaj UÇK- së dhe luftës çlirimtare në Kosovë në përgjithës­i. Ndër këta akuzues pati të tillë që si prijës partiakë në vitet e ‘ 90- a dhe si gazetarë e publicistë në atë kohë e mohuan çdo mundësi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë në kuadrin e Federatës apo Konfederat­ës Jugosllave. Ndër këta akuzues pati të tillë që morën pjesë në hartimin e programeve të partive të tyre, që u regjistrua­n në ministrinë përkatëse të Beogradit dhe që mohonin çdo rezistencë aktive dhe që ardhmërinë e Kosovës e shihnin në lidhje shtetërore me Jugosllavi­në e mbetur e kjo domethënë më në fund me Serbinë. Ndër këta akuzues, që u ngritën kundër idesë së ndarjes së Kosovës, të cilën nuk e kërkuan të akuzuarit, u ngritën edhe një intelektua­l dhe një intelektua­le në Tiranë, por u ngritën me një gjuhë të butë e të ngatërruar, me të cilën, megjithatë, thanë, çka atyre, për shkak se janë njohës të jashtëzako­nshëm të marrëdhëni­eve shqiptaro- serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin. Për të gjitha këto arsye pjesëmarrj­en e këtyre akuzuesve në diskutimet që po bëhen për bisedimet e ardhshme të quajtura përfundimt­are mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimeve të mija, nuk do marrë seriozisht. Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat ç’është e vërteta i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetveten e dikurshëm. Ata që po programojn­ë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territorev­e dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombët­arë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet çdo gjë e palës tjetër asgjë. Ata, që po i programojn­ë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territorev­e, do të duhej të përpiqen e të mësojnë se shkëmbime të territorev­e, madje, në disa raste edhe të pjesëve të popullatës në mes dy shteteve janë bërë gjatë historisë. Dhe janë bërë, madje dhe jo shumë larg në kohë, edhe në Ballkanin Juglindor. Ata që po merren me çka u tha më sipër, do të duhej që më në fund të dinë se faktorët e mëdhenj ndërkombët­arë zakonisht nuk i kundërshto­jnë pajtimet mes dy shteteve e dy popujve, qoftë edhe kur me to preken disa parime të përgjithsh­me që ata politikish­t i mbrojnë. Ata që po merren më çka u tha më sipër, në mënyrë të veçantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimi­t të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombët­arë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendos­jes shqiptarëv­e të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendos­jes serbëve të Veriut të Kosovës. Le të thuhet në fund, prandaj, se ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës, duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, deshtën apo s’deshtën, po ia dhurojnë Serbisë edhe njërën, edhe tjetrën: Luginën e Preshevës si pjesë të Serbisë, kurse Veriun e Kosovës si autonomi substancia­le ( si pavarësi), në të cilën pushtetarë­t e Kosovës, si edhe tani, do t’i përkulen monumentit të madh të Knjaz Llazarit.

Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat, ç’është e vërteta, i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetveten e dikurshëm. Ata që po programojn­ë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territorev­e dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombët­arë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet çdo gjë e palës tjetër asgjë

 ??  ?? BERISHA E THAÇI ( MAJTAS) REXHEP QOSJA
BERISHA E THAÇI ( MAJTAS) REXHEP QOSJA
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania