Panorama (Albania)

OSHEE: Arkëtimet në 6 muaj u rritën, humbjet ranë në 25.4%

-

Rriten arkëtimet e dritave dhe ulet niveli i humbjeve në rrjet për 6- mujorin e parë të 2018- s. Operatori i Shpërndarj­es së Energjisë Elektrike publikoi dje të dhënat e 6mujorit, duke konfirmuar rrugën pozitive të rimëkëmbje­s dhe stabilitet­it në sektorin e energjisë elektrike. Drejtori i Divizionit Tregtar, Elton Sevrani, deklaroi se humbjet e energjisë janë ulur në raport me 6- mujorin e parë të 2017s me 3.2 për qind. “Investimet përgjatë 2016- 2018, administri­mi i kompanisë si dhe angazhimi i punonjësve të OSHEE- s kanë rezultuar të suksesshme duke ulur nivelin e humbjeve dhe rritur të ardhurat. Pa harruar punën e vazhdueshm­e me kontrollet në terren, për matjen dhe reduktimin e vjedhjes së energjisë, projektet dhe planet e ndryshme të veprimit, të cilat kanë dhënë kontribut pozitiv në reduktimin e nivelit të humbjeve teknike dhe joteknike”, analizon Sevrani. Sipas drejtorit të Divizion- it Tregtar, treguesi kryesor, niveli i humbjeve në rrjet, periudha janar- qershor 2018, ka shënuar nivelin e 25.4 nga 28.6 për qind që ishte në 2017, për të njëjtën periudhë, ndërkohë para nisjes së reformës, niveli i humbjeve ishte 45.3 për qind. “Për t’u theksuar është fakti se në muajin qershor 2018, OSHEE arriti të zbresë nivelin e humbjeve në nivelin 20.8 për qind, tregues ky optimist për realizimin e objektivav­e të vendosura nga qeveria dhe partnerët e huaj. Në lidhje me arkëtimet, totali si 6- mujor i parë 2018 arriti në 33.4 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë më tepër se në 2017, pra me rritje 4.7 për qind. Norma e arkëtimit ndaj faturës pararendës­e, e cila në 6- mujorin 2018 arriti 101.2 për qind ( për disa vite ka qenë rreth 70 për qind), me rritje në masën 2.8 për qind në raport me 6- mujorin 2017. Të dhënat janë rezultat i realizimit të planeve të punës dhe ndërgjegjë­simit të klientëve për pagesat në kohë të faturave të energjisë elektrike”, u shpreh Sevrani.

 ??  ?? Drejtori i Divizionit Tregtar, Elton Sevrani
Drejtori i Divizionit Tregtar, Elton Sevrani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania