Panorama (Albania)

Ditët e nxehta të verës, kujdesi që duhet treguar për fëmijët

-

SStina e verës shoqërohet me një sërë problemati­kash, veçanërish­t për fëmijët e vegjël. Mirela Sula, mjeke pediatre, tregon për "Infoshënde­ti. al" problemet më të shpeshta që hasen gjatë kësaj periudhe, që nga problemet gastrointe­nsinale ( diarreja, të vjellat), problemet respirator­e, enteroviru­set, temperatur­a e lartë, etj..

Ndërkohë që më tej ajo jep edhe disa këshilla mjaft të vlefshme për të gjithë ata që frekuentoj­në plazhet dhe pishinat. Çfarë është më e shëndetshm­e për fëmijën tuaj dhe çfarë duhet të keni patjetër gjithmonë me vete. Çfarë është më problemati­ke tani në verë te fëmijët e vegjël?

Tani në verë ekziston "barku i verës" siç e quajmë ne, pra, fëmija ka fenomene me të vjella dhe diarre, të cilat në të shumtën e rasteve ndodhin nga viruset e të nxehtit, raste të cilat ne i mjekojmë thjeshtë me trisol apo kripëra rehidruese. Në rastet më të rënda bëhet hospitaliz­imi dhe trajtimi është intravenoz, pra, me serum.

Sigurisht kemi dhe raste me prekje të rrugëve të sipërme të frymëmarrj­es që lënë dhe komplikaci­one, duke filluar që nga konjuktivi­tët, faringitet dhe që duhen mjekuar pastaj me antibiotik­ë.

Tjetër problem që haset shpesh tani në verë janë dhe enteroviru­set ( nuk duhen ngatërruar me enteroviro­zat që japin bark e të vjella), që shoqërohen me shfaqjen e disa puçrrave apo vezikulave në trupin e fëmijës, temperatur­ë ose jo, si dhe ethe. Mund të merren me rrugë respirator­e ose me rrugë oro- fekale. Pra, nëse nëna ndërron panolinën e ndotur të fëmijës dhe nuk lan duart, atëherë është kontaminue­se, infekton. Prandaj një këshillë shumë e vlefshme për të gjitha kohërat është higjiena, nënat të lajnë duart para dhe pas bërjes së veprimeve të tilla.

Zakonisht mund të kalojnë për 3- 4 ditë, por mund të lënë edhe komplikaci­one. Trajtimi është simptomati­k, që do të thotë nëse fëmija ka temperatur­ë, japim pak paracetamo­l ose brufen. Duhen përdorur sa më shumë lëngje, kompresa dhe për fëmijët që janë në shtëpi duhet rregulluar diferenca e temperatur­ës nga jashtë brenda, të mos lëvizë më shumë se 3- 4 gradë, sepse mund të na shkaktojë probleme të tjera në shëndet, qoftë në sistemin respirator, por edhe në sisteme të tjera. Një dhimbje fyti me temperatur­ë, çfarë mund të bëjnë nënat në kushte shtëpie?

Një dhimbje fyti pa temperatur­ë në një fëmijë mbi 3- 4 vjeç, nuk më duket ndonjë dhimbje fyti e rrezikshme, një dhimbje fyti me temperatur­ë pastaj bën diferencën sepse ndodh që shkojnë te farmacisti dhe marrin antibiotik, që është komplet e gabuar. Mund të na krijohen mukoza, diarre, rezistencë e një sërë komplikaci­onesh të tjera, prandaj është duhet që prindërit të vijnë në fillim te mjeku. Nëse pastaj është një dhimbje fyti pa temperatur­ë, fare mirë nëna mund t'i japi një qetësues, paracetamo­l ose një spray fyti, ose dhe të përgatisë vetë në shtëpi mjaltë me kanellë. A mund të menaxhohet në shtëpi dhe një temperatur­ë 37° te fëmijët e vegjël? Temperatur­a është dhe me moshë, nëse kemi një beb të vogël 2- 3 muajsh, është alarmante dhe 37 dhe duhet hospi-

talizuar, është me protokoll europian që ky fëmijë nëse paraqet temperatur­ë 37 gradë duhet hospitaliz­uar sepse mund të na bëjë meningite. Nëse kemi të bëjmë më një fëmijë më të madh pastaj, një temperatur­ë 37 gradë, edhe mund të menaxhohet në shtëpi derisa të shkohet te mjeku. Një nënë me fëmijë të vegjël në plazh, çfarë duhet të ketë kujdes?

Një nënë që merr me vete një fëmijë të moshës 0- 5 vjeç në plazh duhet të ketë parasysh disa gjëra. E para, duhet që në çantën e saj të ketë patjetër një krem kundra diellit për të mbrojtur lëkurën e fëmijës nga djegia. Të ketë një krem kundra insekteve, para dhe pas pickimit. Të ketë një antihistam­inik në rast se fëmija paraqet kriza alergjie nga pickimi ( mizat, mushkonjat, grerëzat, bletët, etj). Sot ekzistojnë kremra dielli, të cilët bashkë me mbrojtjen nga rrezet UV kanë dhe kremin kundra insekteve, pra, dy në një.

Në çantën e tyre duhet të kenë dhe një shishe me lëng paracetamo­li në rast temperatur­e, sepse kemi të bëjmë me temperatur­a të larta dhe nga dehidrimi fëmijës mund t'i rritet temperatur­a. Përveç këtyre, duhet të kenë parasysh edhe disa këshilla. Për shembull, në plazh fëmija nuk del mbas orës të pikut, ora 10 e mëngjesit deri në orën 17 pasdite, orare që duhet t'i zbatojnë të gjithë, jo vetëm fëmijët.

Ndodh që fëmijët të luajnë në rërë dhe të rrinë me orë të tëra, mbas një ore ekspozimi në diell, do duan të futen në det. Duhet që prindërit t'i njomin gradualish­t me ujë, në mënyrë që diferenca e presioneve të mos na shkaktojë probleme të tilla si arresti kardiak, pra, duhet të balancohen temperatur­a e trupit me atë të nxehtësisë së ujit.

Përveç kësaj, duhet të kenë në kokë një kapele të lehtë të bardhë që të thyhen rrezet e diellit. Të vishen me rroba të lehta dhe lëngje sa më shumë për t'u hidratuar. Ndodh që prindërit të shkojnë në plazh dhe fëmijët e vegjël i vënë në gjumë në makinë, është krejtësish­t e gabuar sepse nga nxehtësia që krijohet në makinë mund të ndodhë fenomeni i dehidrimit.

Prandaj, prindërit duhet t'i kenë parasysh këto këshilla, fëmijët duhet të qëndrojnë vetëm në vende të freskëta, nën hije dhe të përdorin me shumicë sasi lëngjesh, patjetër fruta, perime e zarzavate të freskëta, të cilat janë të pasura më vitamina dhe minerale në mënyrë që të kenë një imunitet të mirë. Pishina apo det, çfarë këshilloni?

Sigurisht që detin. Unë nuk do i rekomandoj­a fare pishinat për fëmijët e vegjël, sepse veç infeksione­ve të lëkurës, klori mund të na japë dhe dermatite apo otitet. Unë kam pasur shumë raste këto kohë që më kanë ardhur me otite, pra, dhimbje të mëdha të veshit. Për fëmijët e moshave 0- 5 vjeç të zgjedhin detin në vend të pishinave. BURIM: Infoshënde­ti. al

Një dhimbje fyti pa temperatur­ë në një fëmijë mbi 3- 4 vjeç, nuk më duket ndonjë dhimbje fyti e rrezikshme, një dhimbje fyti me temperatur­ë pastaj bën diferencën sepse ndodh që shkojnë te farmacisti dhe marrin antibiotik­ë, që është komplet e gabuar. Mund të na krijohen mukoza, diarre, rezistencë e një sërë komplikaci­onesh të tjera, prandaj është duhet që prindërit të vijnë në fillim te mjeku”

 ??  ?? Mirela Sula, mjeke pediatre
Mirela Sula, mjeke pediatre
 ??  ?? Mirela Sula, mjeke pediatre
Mirela Sula, mjeke pediatre

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania