Panorama (Albania)

Variçet, si t’i njohim dhe trajtojmë ato

-

NNë këto ditë të nxehta, në orët e mbrëmjes, pasi kthehemi nga puna, thuajse të gjithë ankohen për dhimbjet në fund të këmbëve apo fryrjen e theksuar të tyre. Në mënyrë reflekse kërkojnë zgjidhje. Dikush i fut në ujë të ftohtë, dikush i shtrin këmbët duke vendosur nën to një jastëk e dikush tjetër përdor një tabletë paracetamo­l për t'u qetësuar, ndonëse vetëm përkohësis­ht. Pas kësaj, secili vijon ditën normalisht, pa kërkuar më tej problemin që fshihet pas kësaj situate shqetësues­e të përditshme. Mjeku kardiovask­ular, Bledar Hodo, vjen në ndihmë me informacio­n të zgjeruar mbi venat varikoze, kur kemi të bëjmë me variçe dhe çka është me rëndësi, cili është trajtimi i duhur. Sipas doktorit, dhimbjet dhe fryrjet e këmbëve në shumicën e rasteve janë fiziologji­ke pas shumë orësh qëndrimi në këmbë, por në 23% të rasteve, përgjegjës­e janë venat varikoze apo ato që në gjuhën popullore njihen si variçe. Problemi më i madh, sipas doktor Hodos, është neglizhenc­a. Duke mos qenë sëmundje akute, shpesh lihet pas dore. Ndërkohë që sëmundja avancon, pasojat janë të rënda: trombozë në gjymtyrë, mushkëri, plagë që nuk mbyllen deri në fatalitet. Ashtu si për sëmundjet e tjera, apeli shkon për diagnostik­imin në kohë, për të marrë terapinë e duhur. Doktori rendit disa prej trajtimeve, nga kirurgjia e venave e deri te terapitë moderne.

VARIÇET

Trupi i njeriut përbehet nga 2 sisteme të enëve të gjakut: arteriet, të cilat janë përgjegjës­e për shpërndarj­en e gjakut të pastër të pasur me oksigjen dhe substancat ushqyese e Venat, të cilat janë përgjegjës­e për mbledhjen e gjakut të pasur me dioksid karboni dhe substanca toksike, të cilat shkojnë drejt organeve të përshtatsh­me për pastrim. Venat, ndryshe nga arteriet, e rrethojnë trupin si një rrjetë tubaciones­h, e cila derdhet në venat e thella për të shkuar me tej drejt zemrës. Muret e venave janë më të hollë dhe të dobët në krahasim me arteriet. Presioni i gjakut në vena është i ulët dhe nuk është i mjaftueshë­m për të kryer qarkullimi­n drejt zemrës, për këtë arsye në vena gjenden valvula, të cilat lejojnë kalimin e gjakut dhe e pengojnë atë të kthehet mbrapsht.

SHKAKTARET

Të ndenjurit për orë të gjata në këmbë, së bashku me disa faktorë të tjerë, si gjenetika, shtatzënia, mosha, pesha e trupit, tromboza të kaluara e të tjera, bëjnë të mundur dëmtimin e mureve të venave, rritjen e diametrit të venës, mosfunksio­nimin e valvulës dhe si rrjedhojë, një pjesë e gjakut kthehet mbrapsht dhe formohen venat varikoze, të cilat shkaktojnë fryrjen e këmbëve. Nëse këto vena të dëmtuara ndodhen në thellësi të këmbëve ( venat e thella), situata është tepër serioze. Por në shumicën e rasteve preken venat që janë më sipërfaqës­ore dhe shpeshherë ato i shohim me sy sikur të jenë gjarpërinj të dredhur nën lëkurë ose si topa të vegjël. Në këtë rast, venat që preken më shumë janë vena safena magna dhe parva. Nëse mbi lëkurë shohim kapilarë në formë yjesh ose rrjet merimange, venat e dëmtuara janë venat retikulare, të cilat sjellin më pak shqetësime.

SIMPTOMAT

Përveç fryrjes së këmbëve, në rastin e variçeve hasim edhe simptoma të tjera, si dhimbje ose djegie në tabanin e këmbës, dhimbje të këmbëve, sidomos në pjesën nën gju, e cila është më e theksuar në orët e mbrëmjes, kruajtje, skuqje përreth venës së dëmtuar, celulit, kramp ( ngërç) gjatë natës, dhimbje shqetësues­e gjatë natës e të tjera. Nëse është një situatë më e avancuar e sëmundjes, mund të vërejmë ndryshime të ngjyrës së lëkurës ( kafe e errët), plagë të vogla që nuk mbyllen lehtë, hemorragji nga venat e dukshme, trombozë të venave, trombofleb­it, dermatit etj..

DIAGNOZA

Personi që përballet me disa prej këtyre shqetësime­ve rekomandoh­et të bëjë një vizitë të kirurgu vaskular ( angiokirur­g). Vizita fizike, së bashku me Eko Doppler Venoze të kryer nga mjeku radiolog, përcaktojn­ë gradën e sëmundjes, duke u bazuar në klasifikim­in e përcaktuar nga Forumi Botëror i Sëmundjeve Venoze. Sipas këtij klasifikim­i ( CEAP), mjeku në bashkëpuni­m me pacientin planifikon mënyrën e trajtimit.

KOMPLIKACI­ONET

Variçet janë një sëmundje kronike, e cila në përgjithës­i nuk jep shqetësime akute, prandaj dhe nuk tërheqin vëmendjen e duhur dhe lihen pas dore. Por, nëse sëmundja avancon atëherë mund të përballemi me probleme mjaft serioze siç është tromboza në gjymtyrë dhe në mushkëri, plagë të cilat nuk mbyllen etj., që dëmtojnë kualitetin e jetës së përditshme dhe mund të arrijnë deri në mortalitet.

TRAJTIMI

Trajtimi i variçeve fillon me metodat me të lehta dhe shkon deri të ndërhyrjet kirurgjika­le. Për arsye se sëmundja vjen si rrjedhojë e një problemi mekanik, edhe qëllimi i trajtimit do jetë duke përmirësua­r këtë situ-

Variçet janë një sëmundje kronike, e cila në përgjithës­i nuk jep shqetësime akute, prandaj dhe nuk tërheqin vëmendjen e duhur dhe lihen pas dore. Por, nëse sëmundja avancon, atëherë mund të përballemi me probleme mjaft serioze siç është tromboza në gjymtyrë dhe në mushkëri”

atë. Nëse kemi të bëjmë me një gradë të lehtë të sëmundjes, atëherë trajtimi bëhet me rehabiliti­min e këmbës. Me përdorimin e çorapeve kompresive, ilaçeve venoaktive dhe ushtrime të ndryshme, që ndikojnë në uljen e presionit të gjakut në këto vena. Nëse problemi është te venat retikulare, që formojnë një rrjet merimange dhe shkaktojnë djegie ose kruajtje të lëkurës, trajtimi do të jetë me injeksione kimike, që quhet sklerotera­pi ose me lazer transkutan.

Sklerotera­pia është injektimi i një solucioni, i cili shkakton irritim të endotelit të venës dhe mbylljen e tij. Lazeri transkutan shkakton një nxehtësi, e cila bën të mundur mbylljen e venës pa dëmtuar lëkurën. Këto trajtime bëhen në kushte të përshtatsh­me dhe zgjasin më pak se 30 minuta. Pacienti mund të rifillojë aktiviteti­n ditor menjëherë pas ndërhyrjes. Nëse sëmundja ka avancuar dhe kemi të bëjmë me një zgjerim të konsiderue­shëm ( diametri i venës > 5mm) të venës safena magna dhe parva, atëherë ndërhyrjet janë më invazive ( radiofreku­encë, lazer, kirurgji) dhe kanë për qëllim nxjerrjen jashtë funksionit të këtyre venave, në mënyrë që mos të ketë mundësi gjaku të kthehet mbrapsht në pjesët e poshtme të këmbës.

Radiofreku­enca është metoda moderne e trajtimit të variçeve. Me ndihmën e ekos gjendet vena safena magna në nivelin poshtë gjurit, bëhet një prerje e lëkurës prej 3- 4mm dhe vendoset brenda përgjatë gjithë venës kateteri, i cili lëshon energji termale që shkakton dëmtimin e endotelit të venës dhe si rrjedhojë, mbylljen totalisht të saj. Ndërhyrja kryhet në sallën operative, me anestezi lokale dhe zgjat rreth 30- 45 minuta. Pacienti mund të dalë nga spitali 4- 5 orë pas ndërhyrjes. Është një ndërhyrje komode, me dhimbje dhe komplikaci­one minimale, pa hemorragji dhe bën të mundur rikthimin e pacientit në aktivitete­t ditore brenda ditës.

Lazeri është një metodë moderne e ngjashme me radiofreku­encën si procedurë. Kateteri brenda venës lëshon energji termale në formë të vazhdueshm­e dhe shkakton mbylljen e venës, duke dëmtuar endotelin dhe muret e saj. Po ashtu si radiofreku­enca, është një metodë komode ku pacienti mund të fillojë punën 10- 12 orë pas ndërhyrjes, pa pasur shqetësime.

Kirurgjia është metoda më e vjetër dhe më invazive në trajtimin e venave varikoze. Kryhet në sallën operatore me anestezi të përgjithsh­me. Vena e dëmtuar gjendet me kirurgji të hapur dhe hiqet. Pacienti ndiqet 1 ditë në spital dhe 1- 2 ditë pas ndërhyrjes mund të kthehet në punë.

 ??  ??
 ??  ?? Bledar Hodo, mjek kardiovask­ular
Bledar Hodo, mjek kardiovask­ular
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? KUR DUHET TË DREJTOHEMI TE MJEKU, SIMPTOMAT
KUR DUHET TË DREJTOHEMI TE MJEKU, SIMPTOMAT
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania