Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, 1148 emrat që ndajnë 17 milionë USD dëmshpërbl­im

Zbardhen listat e ish- të përndjekur­ve, ja kush përfiton paratë

- TIRANE

Ish- të përndjekur­it, brenda vitit 2018, do të përfitojnë edhe 17 milionë dollarë dëmshpërbl­ime. Buxheti ka parashikua­r për këtë kategori fondin prej 20 milionë dollarësh për vitin 2018.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, deri në fund të muajit qershor janë shpërndarë 3 milionë dollarë dëmshpërbl­ime, ku pjesa tjetër do të shpërndahe­t deri në fund të vitit. Gazeta publikon sot listat zyrtare të Ministrisë së Financave për dëmshpërbl­imet e ish- të përndjekur­ve, të cilët duhet të dorëzojnë numrat e rinj të llogarive bankare, për të përfituar paratë brenda 10 shtatorit, si dhe të trashëgimt­arëve për përfitim të këstit të parë dhe të dytë të dëmshpërbl­imit. Në total, janë 1148 ish- të përndjekur, që duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e kërkuar për të përfituar dëmshpërbl­imin. Përfituesi­t e listës së parë janë 162 ish- të përndjekur, të cilët i kanë kaluar lekët në bankë ( në vitin 2018), por numrat e tyre të llogarisë kanë qenë të mbyllur. Ish- të përndjekur­it, që kanë emrin në listë, duhet të dorëzojnë numra të rinj të llogarive bankare ( aktiv) brenda një afati 30- ditor nga data 08.10.2018. Përfituesi­t e listës së dytë janë 52 ish- të përndjekur, të cilët i kanë kaluar lekët në bankë ( në periudhën kohore 2009– 2013), por numrat e tyre të llogarisë kanë qenë të mbyllur. Përfituesi­t duhet të dorëzojnë numra të rinj të llogarive bankare ( aktiv) brenda një afati 30- ditor nga data 08.10.2018. Ish- të përnd- jekurit, që shikojnë emrin në listën e dytë zyrtare të botuar në gazetë, duhet dorëzojnë numrat e rinj të llogarive që të përfitojnë paratë. Gazeta boton edhe listën me emrat e 392 trashëgimt­arëve për këstin e parë dhe emrat e 542 trashëgimt­arëve përfitues të këstit të dytë, të cilët duhet të dorëzojnë dokumentac­ionin e kërkuar brenda një afati 3mujor, për të përfituar paratë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania