Panorama (Albania)

Turistët italianë të impresionu­ar nga ‘ Birra Korça’, sot kulmi me grupin ‘ Elita 5’

Turisti italian: Më shijoi shumë birra e zezë. I impresionu­ar me teknologji­në e fabrikës

- DHORJELA ÇULE

Festa e Birrës në Korçë, tashmë e afirmuar si festa më e madhe në Shqipëri, ka mbyllur magjishëm natën e katërt në qytetin që birrën e ka në traditën e tij. Duke përkuar edhe me fundjavën, mbrëmë pati dyndje nga i gjithë vendi dhe pjesëmarrj­e rekord turistësh, të cilët kanë kërkuar të shijojnë "Birrën Korça", me të cilën identifiko­het qyteti.

Muzika ka shtuar së tepërmi adrenalinë­n e pjesëmarrë­sve, duke kulmuar me Devis Xherahun. Edhe këngëtarë të tjerë, si Manolito the Gypsy nga grupi GypsyKing Family e shumë të tjerë, ndezën skenën duke bërë që mijëra pjesëmarrë­sit ta gdhinin në stendat e "Birra Korça". Gota pafund të birrës së qytetit janë shijuar bashkë me kërnackat e famshme.

Gjatë ditës, turistët e informuar për birrën e këtij qyteti kanë kërkuar të vizitojnë ambientet e fabrikës së saj. Ata u shprehën të impresionu­ar me teknologji­në e përdorur për prodhimin e saj, teksa konsuamuan birrën e sapoprodhu­ar.

"Na informuan se këtu ka një fabrikë të prodhimit të birrës dhe ne nuk kishim si të humbisnim një vizitë, aq më tepër që kemi ardhur enkas nga Italia për festën e birrës këtu. Mbetëm të impresionu­ar, pasi teknologji­a dhe mënyra e prodhimit janë tepër moderne. Ne pamë me detaje sesi prodhohej birra. E konsumuam të freskët, të sapoprodhu­ar dhe ishte fantastike. Shija e saj është mjaft e mirë. Mua më pëlqeu shumë birra e zezë. Ka një shije unike dhe ua sugjeroj të gjithë konsumator­ëve", u shpreh Luka, një turist i ardhur që nga Italia. Siç ai u shpreh, vitin e kaluar kanë qenë disa miq të tij në këtë festë dhe ishin kthyer në Itali me mbresa të mira, sidomos për "Birrën Korça", të cilën e kishin shijuar në të gjitha netët e qëndrimit. Pas kësaj, ai kishte vendosur të vinte vetë me një grup tjetër miqsh, për të qenë prezent në këtë festë.

Mbrëmja e katërt e edicionit të 12- të të festës së "Birra Korça", u përmbyll në orët e para të mëngjesit. Surpriza parashikoh­et sonte, në natën e fundit të festës, ku në skenë do të ngjitet grupi aq i dashur për të gjithë, "Elita 5", dhe pjesëmarrj­a do të shënojë rekord.

Sipas organizato­rëve, sonte që përkon edhe nata e fundit e festës, përmbyllja do të jetë spektakola­re. Numërohen qindra mijëra gota të “Birra Korça” të konsumuara në katër netët e para, birrë, e cila është cilësuar nga të pranishmit si mbretëresh­a e birrës shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Turistë duke shijuar “Birra Korça”
Turistë duke shijuar “Birra Korça”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania