Panorama (Albania)

Si e sheh Turqia krizën me SHBA

Veprimet e njëanshme kundër Turqisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të minojnë interesat amerikane dhe do të detyrojnë Turqinë të kërkojnë miq dhe aleatë të tjerë.

- RECEP TAYYIP ERDOGAN

Ankara, Turqi/ Gjatë gjas htë dekadave të kaluara, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë...

qenë partnerë strategjik­ë dhe aleatë të NATO- s. Dy vendet tona kanë qenë krah njëra- tjetrës kundër sfidave të përbashkët­a gjatë Luftës së Ftohtë dhe pasojave të saj. Gjatë viteve, Turqia ka ndihmuar e Amerikën sa herë ka qenë e nevojshme. Ushtarakët tanë, si femra, ashtu edhe meshkuj, derdhën gjak në Kore. Në vitin 1962, administra­ta Kennedy arriti t’i bënte sovjetikët të hiqnin raketat nga Kuba, duke hequr vetë raketat “Jupiter” nga Italia dhe Turqia. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, kur Uashington­i u mbështet te miqtë dhe aleatët e tij për të goditur sulmuesit, ne dërguam trupa në Afganistan që të ndihmonim NATO- n të përmbushte misionin atje.

Ende Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë kuptuar dhe nuk i kanë respektuar shqetësime­t e popullit turk. Gjatë viteve të fundit, partnerite­ti ynë është vënë në provë nga mosmarrëve­shjet. Fatkeqësis­ht, përpjekjet tona për të ndryshuar këtë prirje të rrezikshme rezultuan të pavlera. Derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të fillojnë të respektojn­ë sovranitet­in e Turqisë dhe të vërtetojnë se kuptojnë rrezikun me të cilin përballet vendi ynë, partnerite­ti mund të vihet në rrezik.

Më 15 korrik 2016, Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gylen, i cili udhëheq organizatë­n e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullah, nga një kompleks në Pansilvani­në rurale. Gylenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshë­m kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizm­i, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit. 251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë. Nëse “skuadra e vdekjes”, e cila erdhi pas meje dhe familjes sime, do të kishte qenë e suksesshme, do t’i isha bashkuar edhe unë.

Populli turk priti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizo­heshin me lidershipi­n e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesni­n demokracin­ë turke, zyrtarët e SHBA- së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi. Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet, është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimi­n e Fetullah Gulen nën një marrëveshj­e bilaterale.

Një tjetër burim irritimi ka lidhje me partnerite­tin mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe PYD/ PKK, degë siriane e PKK- së, një grup i armatosur që është përgjegjës për vdekjen e mijëra qytetarëve turq që prej vitit 1984 dhe që SHBA e ka përcaktuar si grup terrorist. Sipas vlerësimev­e të autoritete­ve turke, Uashington­i përdori 5 mijë kamionë dhe 2 mijë aeroplanë për t’i dërguar armë PYD/ YPKsë gjatë viteve të fundit.

Qeveria ime ka ndarë vazhdimish­t shqetësimi­n me zyrtarët amerikanë rreth vendimit të tyre për të trajnuar dhe furnizuar aleatët e PKK- së në Siri. Fatkeqësis­ht, fjalët tona kanë rënë në vesh të shurdhët dhe armët amerikane kanë përfunduar duke u përdorur për të vënë në shënjestër civilë dhe anëtarë të forcave të sigurisë në Siri, Irak dhe Turqi.

Gjatë javëve të fundit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sërë hapash për të përshkallë­zuar tensionet me Turqinë, duke cituar arrestimin nga policia turke të qytetarit amerikan Andrew Brunson nën akuzat se ka ndihmuar një organizatë terroriste. Në vend që të respektojn­ë procesin gjyqësor, ashtu sikurse i bëra thirrje Presidenti­t Trump, SHBA kërcënoi haptazi një vend mik dhe vijoi me vendosjen e sanksionev­e kundër disa anëtarëve të kabinetit. Ky vendim ishte i papranuesh­ëm, i paarsyeshë­m dhe i dëmshëm për miqësinë tonë të vjetër.

Për të treguar se Turqia nuk trembet para kërcënimev­e, ne u kundërpërg­jigjëm duke iu vënë sanksione disa zyrtarëve amerikanë. Ne do të vazhdojmë me të njëjtin parim: Tentativa për të detyruar qeverinë time të ndërhyjë në një proces gjyqësor nuk është në përputhje me Kushtetutë­n tonë apo vlerat tona demokratik­e.

Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj nëse SHBA refuzon të dëgjojë. Në vitet 1970, qeveria turke ndërhyri për të parandalua­r masakrën ndaj turqve etnikë nga qipriotët grekë, pavarësish­t kundërshti­meve të Uashington­it. Së fundi, dështimi i Uashington­it për të kuptuar seriozitet­in e shqetësime­ve tona sa u përket kërcënimev­e ndaj sigurisë kombëtare që vijnë nga Siria veriore, rezultoi në dy inkursione ushtarake që ndërprenë aksesin e militantëv­e të Shtetit Islamik ISIS në kufijtë e NATO- s dhe hoqën militantë e YPG- së nga qyteti Afrin. Në raste të ngjashme, ne do të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat tona kombëtare.

Në një kohë kur “mëkatarët/ të këqijtë” vazhdojnë të fshihen nëpër botë, veprimet e njëanshme kundër Turqisë nga SHBA, aleates sonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashington­i duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhëni­a jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternativ­e. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmër­isë dhe mosrespekt­imit do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj.

“New York Times”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania