Panorama (Albania)

Tërmet 5.4 ballë, dëme në 67 banesa në Mat e Bulqizë

Emergjenca­t Civile raportuan dëme të shumta materiale

- ALBI LALA

Shqipëria Verilindor­e dhe e Mesme u godit dje nga një tërmet i fortë i shkallës 5.4 ballë, por fuqia e tij u ndje në të gjithë rajonin deri në Puglia të Italisë Jugore.

Tërmeti që goditi vendin në orën 17: 33, e kishte epiqendrën në fshatin Vinjoll të Bashkisë Mat, ndërsa thellësia prej 5 kilometras­h ka bërë që ai të ndihet i zhurmshëm dhe i fortë edhe në Qarqet Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Tërmeti i djeshëm ishte i 932ti brenda 1 muaji, kur Shqipëria e Mesme u godit nga një valë tërmetesh me epiqendër Gjirin e Lalzit dhe Rrogozhinë­n. Por lëkundjet e djeshme u ndjenë edhe në Kosovë, Maqedoni Serbi dhe Bosnje- Hercegovin­ë. Ndërsa nga mediat italiane, raportohet se tërmeti është ndjerë edhe në Pulian Jugore, mes Brindisit e Leçes. Nga fotografim­et e para të objekteve, vërehen përveç çarjeve të mureve dhe rrëzime të pajisjeve elektro- shtëpiake. Ministria e Mbrojtjes reagoi përmes një njoftimi, ku ka nxjerrë bilancin e shtëpive të dëmtuara në secilin qark, ndërsa shton se specialist­ët e Emergjenca­ve Civile ndodhen në zonë dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve. Sipas Emergjenca­ve Civile, u raportuan vetëm dëme materiale në Prefekturë­n Dibër: 12 banesa të dëmtuara në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat dhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë Bulqizë, çarje muresh. ” Epiqendra është në veri të Bulqizës, magnituda është 5.1, paksa më e ulët se ajo e 4 korrikut, por ndjeshmëri­a gjithmonë favorizohe­t nga kushtet tektonike të tërmetit, pra nga thyerja tipike që gjeneron tërmeti. Tërmeti është ndjerë fort lokalisht për shkak të thellësisë, ka pasur një thellësi prej 23 km dhe kjo ka bërë që tërmeti të ndihet gjerësisht, edhe jashtë kufirit si në Maqedoni dhe Mal të zi, sipas të dhënave që disponojmë paraprakis­ht”, u shpreh dje Edmond Dushi, sizmologu i Institutit të Gjeoshkenc­ave. Sipas sizmologut të Institutit të Gjeoshkenc­ave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, lëkundjet sizmike do të vazhdojnë: “Mendoj që do të ketë pasgoditje të tjera, nuk mund të them se sa do të jetë intensitet­i i tyre, d. m. th a do të jetë njësoj me atë të Gjirit të Lalzit apo do të jetë me një ritëm më të ulët, por që pasgoditje do të ketë”. Për shkak të tërmetit, një masiv shkëmbor raportohet se është shkëputur dhe ka rënë mbi një makinë me udhëtarë në zonën e Valbonës. Sipas “Neës 243, shkëmbi ka rënë në makinën tip “Land Rover”, me të cilën lëviznin katër persona nga Kosova. Personat që ishin në mjet raportohet se kanë lëndime, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se masivi u shkëput si pasojë e lëkundjeve të tërmetit. Ngjarja ndodhi në aksin Valbonë- Bajram Curri. Mjeti raportohet se u godit në pjesën e bagazhit dhe bëri 3- 4 rrotullime. Por, për fat të mirë, 4 shtetasit kosovarë, 2 burra e 2 gra, janë jashtë rrezikut për jetën.

Në Prefekturë­n Dibër: 12 banesa të dëmtuara në Bashkinë Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj; 8 banesa të dëmtuara në Bashkinë Mat dhe 47 banesa të dëmtuara në Bashkinë Bulqizë, çarje muresh

 ??  ?? Nga pasojat e tërmetit, dje në Bulqizë
Nga pasojat e tërmetit, dje në Bulqizë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania