Panorama (Albania)

“Tano Banushi jetoi në varfëri ekstreme, mos gënjeni më për politikë”

Intervista e drejtoresh­ës së teatrit "Migjeni" për ngjarjen me aktorin

- ANI JAUPAJ

77 gushtin e vitit 1993, plot 25 vite më parë, ndërroi jetë aktori i njohur i humorit shkodran dhe jo vetëm, Tano Banushi. Në këtë ditë, për herë të parë, dikush kërkon falje për atë që iu bë para disa vitesh aktorit.

Drejtoresh­a e teatrit "Migjeni", Rita Gjeka, me keqardhje shprehet se në ditën që ai ndërroi jetë, nuk u lejua hyrja e tij në ambientet e këtij teatri dhe në këtë institucio­n nuk u krye asnjë homazh për të për arsye politike. "Unë nuk kam lujt kurrë me Tanon, por megjithatë kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë dhe me thënë të drejtën na takon ne ndoshta sot me kërku falje në një farë mënyre se 25 vjet më parë Tanoja nuk është leju me hy në teatër për me ba homazhe për të. Makina mortore është sjellë rreth e qark teatrit edhe manej ka shku. Unë kam 25 vjet që më vjen marre për kët gja. Unë e kisha një dëshirë që sivjet të bëja diçka se është edhe 60- vjetori i estradës edhe është nevoja me kërku falje për këtë gjë", ka thënë Rita. Pas kësaj deklarate, kemi komunikuar me të më gjatë, për të kuptuar e për t'u rikthyer në atmosferën e Shkodrës së atij viti, kur fjala komunist të rrihte në kokë… Kolegët, fjalët, frika… Rita na ka folur pak për të gjitha, nga aq sa kujton, dhe nuk ka harruar sigurisht të flasë edhe për gjendjen e teatrit "Migjeni" dhe atë çfarë mendon se duhet të ndodh me Teatrin Kombëtar.

E nisim me deklaratën tuaj të fundit, faljen që kërkuat për mënyrën si u trajtua aktori Tano Banushi, pavarësish­t se nuk kishit lidhje të drejtpërdr­ejtë me të. Mund të kthehemi pas në kohë për të kujtuar se çfarë ndodhi konkretish­t… Pse u pengua trupi i tij në teatër, si ishin rrethanat?

Kishte disa javë që më ishte ba fobi fakti që arka mortore e Tanos nuk u fut në teatër për homazhe, siç bahet zakonisht. Sivjet, më 7 gusht, janë ba 25 vjet nga vdekja e tij dhe unë kisha dëshirë që të baja nji aktivitet dhe të mblidhja gjithë kolegët dhe ish- kolegët të banim nji bisede modeste me vu theksin mbi faktin e ndalimit të homazheve. Mirëpo, djemtë e Tanos nuk kishin shumë dëshirë sepse janë natyra të tërhequna dhe unë respektova dëshirën e tyne. Këtë periudhën e fundit unë jam marrë me projektin MeMo. Ne si komb nuk mund të ecim përpara pa e thanë të vërtetën me za të naltë. Në Shqipni janë ba shumë krime dhe kërkush akoma nuk ka kërku falje. Duhet të shërohemi njiherë e mirë nga ky makth. Në subkoshien­cën teme, fakti që sot jam drejtor me shtyu të kërkoj falje për nji gjest krejt të pa nderë. Qëllimi im asht me i ba me dije të tjerëve, pra, atyne që kanë ba krime, të çlirohen dhe të kërkojnë falje se nuk vazhdohet ma me rrena. E vërteta të çliron dhe dielli nuk mbulohet me shoshe. Kujtoni njerëz, konkretish­t kë, që u bënë pengesë?

Unë kujtoj që ka qenë shumë e keqe atmosfera në Shkodër, fjala komunist ishte gazep atëherë, sidomos aty, shumë e rëndë, por periudha ishte edhe më keq. Ai ka qenë tepër modest. Me thënë të drejtën, nuk e kam dit që ka qenë komunist, e kam parë gjithë kohës me adhurimin e Tanos së madh. Në të gjithë atë teatër që ka qenë, ai ka pasur një dhomë 2 me 2, më të keqen, pa dritare pa asgjë. Ai që paska qenë kaq i tmerrshëm, ka qenë krejtësish­t modest. Unë i kam qenë në shtëpi, ka qenë fukara deri në ekstrem, nuk di ku kanë jetuar ata njerëz. Atëherë, kur ndodhi ngjarja, si reaguan kolegët e tjerë? Kujtoni të jetë revoltuar dikush? Ka folur dikush?

Mbaj mend që isha në siklet atë ditë dhe i thash babës, s'di ç'të bëj sepse po thonë për të mos shku. Baba nuk e ka njof, por më ka kap për veshësh dhe më ka çu në varrim, kemi shkuar bashkë. Makina ka ec deri te teatri, shoferi ka ndal te teatri, doktori që ishte brenda, i ka bërë teatrit me dorë. Nuk e kujtoj emrin e tij po gjesti ka bërë përshtypje te të gjithë… Prej Paulin Prekës, Gëzim Krujës, Zyli Miloti, Zef Deda e të gjithë me radhë, gjithsecil­i ka pasur një adhurim gjithmonë të madh. Sa prej tyre shkuan në shtëpinë e tij kur u nda nga jeta?

Unë, Zylihanë dhe Drane Xhajn i mbaj mend që ka qenë, për të tjerë nuk di çfarë të them. Situata ka qenë sigurisht e tensionuar, ka qenë një lloj hakmarrjej­e e bërë enkas. Ai megjithatë është nderuar dhe është nderuar gjithnjë në Shkodër, në çdo vit kemi bërë përvjetorë­t e tij. Ai nuk është i përnderuar. Unë kam pas nevojë personalis­ht të kërkoj të falur, për t'u bërë shembull edhe për të tjerët, ata që kanë bërë krime kundër popullit… Prandaj e kam theksuar. Megjithatë, duhet të jetë komentuar më vonë kur jeni rikthyer në punë?

Nuk kujtoj shumë komente për ngjarjen, të paktën unë nuk di sepse estrada ka qenë e ndarë me Teatrin. Nuk ka qenë aq bujë atëherë, buja është bërë sot. Në vitet e fundit, ne kemi qenë gjithmonë ' më fal', por nëpër biseda të vogla. Ne kemi 25 vjet që themi se është poshtërsi. Paska qenë anëtar partie?! Edhe, ka qenë më keq se spiunët, ai nuk ishte fare kjo lloj kategorie, dhe këtë e them përveç…

Ju pamë në fotografi me fëmijët e Banushit, dy djemtë e tij, si reaguan ata dhe ç'mendim ndajnë ndaj heshtjes së të tjerëve?

Djemtë e tij i kam kohë prej një jete, ata vetë nuk kanë pasur pretendime, as kanë komentuar asgjë. Ata kanë ardhur, kanë falur arkivën e Tanos që është një perlë. Ata janë marrë vesh të dy vëllezër dhe më kanë dhuru arkivën e të atit… Çfarë nuk ka ruajtur ai personazh, dhe ata e falën! Kjo është, institucio­nale marrëdhëni­a me ta…

Aktualisht, ju jeni me pushime… Si u mbyll sezoni në Teatrin e Shkodrës dhe çfarë pritet të ndodhë në atë të riun?

Sezonin e kaluar e kemi mbyllur me "Gomarin e Baba Tasit" dhe një koncert të përvitshëm me këngë… Të dyja shfaqjet kanë pasur shumë njerëz dhe jemi në fazë pune me një shfaqje austriake, me autor dhe regjisor austriak "Reigen". Është një pjesë shumë moderne, jam detyruar të marr tri vajza ' hua' nga Tirana, aktore të reja, sepse duheshin 5 vajza

Unë kujtoj që ka qenë shumë e keqe atmosfera në Shkodër, fjala komunist ishte gazep atëherë, sidomos aty, shumë e rëndë, por periudha ishte edhe më keq. Ai ka qenë tepër modest. Me thënë të drejtën, nuk e kam dit që ka qenë komunist, e kam parë gjithë kohës me adhurimin e Tanos së madh. Në të gjithë atë teatër që ka qenë, ai ka pasur një dhomë 2 me 2, më të keqen, pa dritare pa asgjë

dhe unë kam vetëm dy. Po punojmë edhe aktualisht, megjithëse me pushime, dhe premiera do të jetë në 13- 14- 15 shtator. Ndërkohë, po përgatisim sallën për festival xhaz, në 29 gusht dhe 2 shtator. Në datën 6, për shenjtërim­in e Nënë Terezës kemi një koncert… Pastaj, kemi 60- vjetorin e Estradës, do të bëjmë një shfaqje estrade dhe një dokumentar në bashkëpuni­m me TVSH.

Çfarë ka ndryshuar në teatër në dy vitet e drejtimit tuaj, dhe, meqenëse jeni nga emrat që janë prej vitesh aty, si ka qenë vijimësia e tij artistike përgjatë këtyre viteve, krahasuar me të shkuarën?

Dashnia shpon malet, unë nuk mendoj se kam bërë gjë më shumë veç faktit se me e dasht. Unë nuk e kam dit që kam pas qenë edhe menaxhere e mirë, por më thonë që qenka kështu. Fakti është që edhe bashkia ka dhënë kontribute të mira dhe unë duhet me thënë që të gjitha herët që kam kërkuar para, më janë përgjigjur. Ju keni thënë se teatri "Migjeni" nuk është rikonstruk­tuar, vetëm sa ju kanë shpëtuar nga vdekja. Si është realist gjendja e teatrit?

Kam qejf me u ndal sepse nervozohem përherë. Mirela Kumbaro thotë rikonstruk­sion, por këtu nuk është ndërruar asnjë karrige që nga viti ' 58, nuk ka ngrohje, as ftohje, ka bërë vetëm hidroizoli­m të tavanit. Pra, tavani pikonte, tani nuk pikon më. Edhe telat e tavanit janë mbuluar në mënyrë aq të tmerrshme… Unë i kam shkruar edhe Kryeminist­rit se si mundet të shkonte kështu. Përveç këtyre, edhe e kemi lyer, kemi hequr çëmçakëza dhe duket i bukur, por nuk ka ndriçim, nuk ka foni, nuk ka kurrgja. Prandaj, Mirela Kumbaro nuk duhet të thotë që është rikonstruk­sion, por kanë bërë riparim të mirë. Kanë thënë që do bëjnë edhe fazën e dytë e të tretë, por as që do e bëjnë këtë punë.

Së fundmi, a mendoni se do funksionon­te restaurimi i Teatrit Kombëtar, nëse do të përfundont­e çështja kështu apo do të kishte të njëjtin fund?

Ai duhet me mbet i tillë, sepse ka akustikë jashtëzako­nisht të mirë, si nuk u rregulloka? Le të mos i mbetet asgjë por të ruajnë sallën, sepse është fantastike. Pse prishin gjëra të mira?!

I rri afër të gjithë aktorëve të Teatrit Kombëtar, edhe pse unë, si aktore nga Shkodra, rastësisht drejtoresh­ë, kam dy vite, më takon shumë rrallë të vij në këtë sallë, nuk e di ' pse'- në.

Por edhe për aq rrallë sa ne vijmë për të dhënë shfaqje në këtë sallë, na dhemb ky vend sigurisht. Na dhemb sepse po të hedhim një sy rreth e qark këtyre fotografiv­e, e shohim se ky vend është i mbushur me shkodranë. Ju do të thoni me siguri që filloi të flasë si shkodrane.

Po, do të flas si shkodrane. Do të flas si shkodrane sepse në fund të fundit, në Shkodër ka filluar gjithçka që ka lidhje me teatrin. Vazhdon po në Shkodër, edhe pse nuk i pëlqen me e përmend Shkodrën, e cila po punon dhe po punon fort sepse me shfaqjen e fundit jemi akuzuar dhe se duam të rrëzojmë qeverinë.

Po, duam të rrëzojmë qeverinë, e cila nuk na do. Në fund të fundit, detyrë e teatrit është të jetë në opozitë me gjithë qeveritë. Kjo i dhemb më shumë se gjithçka tjetër. Në Ministrinë e Kulturës, shumë shpesh kemi bërë projekte për të marrë ndonjë ( kockë) komplet të vogël. Nuk kemi marrë asnjëherë sepse në ligjin e ministrisë thuhet se teatrot vendore nuk mund të marrin. Unë nuk e di ku po i gjejnë lekët për të na urdhëruar se çfarë të bëjmë në teatër, të jemi në varësi të Ministrisë së Kulturës.

Nuk e di ku i gjejnë se me qenë në varësi të Ministrisë së Kulturës, duhet të kenë lekë. Këtej nuk kanë dy lekë. Për ne nuk patën lekë për të bërë rikonstruk­sionin e teatrit, i cili mendoj se është më i bukuri në Shqipëri dhe këtë e dini, se të gjithë ju artistët keni ardhur në Shkodër. Dhe unë e ndiej kënaqësinë që ju keni kur vini në Shkodër.

Kanë bërë me demek se po bëjmë një rikonstruk­sion dhe kanë kurajën të thonë se kemi bërë rikonstruk­sionin e teatrit. Jo, ne kemi shpëtuar thjesht nga vdekja. Janë futur telat e elektrikut, të cilat i kemi pasur nëpër këmbë në tuba kallcuku. Nuk kemi foni, nuk kemi ndriçim, nuk kemi karrige, nuk kemi ngrohje, nuk kemi ftohje, e megjithatë bëjmë teatër. Shifrat e faktet se çfarë bën teatri "Migjeni" flasin vetë, kemi pasur 41 mijë spektatorë, në 27 vite nuk kanë qenë aq në një vit. Spektatorë­t e sidomos shkodranët nuk vijnë kot në teatër në qoftë se nuk janë të bindur për atë që shohin.

Unë sigurisht jam solidare me kolegët e mi, por i them ministres: "Larg duart nga teatri ' Migjeni', nuk mund ta bëni pis edhe atë vend! Nuk mundeni, gjithsesi".

Kam qejf me u ndal sepse nervozohem përherë. Mirela Kumbaro thotë rikonstruk­sion, por këtu nuk është ndërruar asnjë karrige që nga viti ' 58, nuk ka ngrohje, as ftohje, ka bërë vetëm hidroizoli­m të tavanit. Pra, tavani pikonte, tani nuk pikon më. Edhe telat e tavanit janë mbuluar në mënyrë aq të tmerrshme… Unë i kam shkruar edhe Kryeminist­rit se si mundet të shkonte kështu...

 ??  ??
 ??  ?? Aktori Tano Banushi
Aktori Tano Banushi
 ??  ?? Rita Gjeka
Rita Gjeka
 ??  ??
 ??  ?? Rita Gjeka me dy djemtë e aktorit Tano Banushi, në 25- vjetorin e vdekjes së tij
Rita Gjeka me dy djemtë e aktorit Tano Banushi, në 25- vjetorin e vdekjes së tij
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Rita Gjeka dhe Mirela KUmbaro
Rita Gjeka dhe Mirela KUmbaro
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania