Panorama (Albania)

Pse- të e krimit në Vlorë

- ILIR DEMALIA

Krimi në Vlorë po për doret politikish­t. Po përdoret si denoncim i së keqes nga pjesa më e mirë e...

shoqërisë. Po përdoret ashtu siç përdoren jo vetëm rastet e krimeve njerëzore, por edhe krimet shtetërore për të marrë pjesë nga tava e krimit dhe për t’u larguar në “drejtim të paditur” me pjesën e tavës.

Kudo në botë ka njerëz të sëmurë dhe kanë bërë masakra të përbindshm­e, por këto janë sporadike dhe njeriu nuk jeton më frikën e vdekjes në shtetet ku sundon shteti i së drejtës me ligjin dhe drejtësinë e ligjit si e drejtë për të gjithë dhe liri për të gjithë njësoj pa cenuar lirinë e tjetrit.

Shoqëria shqiptare ka mbetur e egër dhe primitive, se shteti, historikis­ht te shqiptarët, nuk ka dalë nga vullneti i lirë me një kontratë sociale si funksionim shoqëror dhe shtetëror.

Shteti në Shqipëri është krijuar nga ligji i më të fortit si sundim bajraktaro- feudal dhe kështu vazhdon. Sundimi primitiv i shtetit si bandit funksionon vetëm nëpërmjet një kulture primitive shoqërore dhe harbute. Kjo është gjendja shtetërore dhe sociale e shqiptarëv­e sot.

Shqiptarët jo vetëm nuk kanë ngritur dot institucio­ne dhe hallka shoqërore për përkujdesj­e të të sëmurëve, qofshin këta psikikë apo dhe fizikë, por në të kundërt, i tallim, i përbuzim, i keqtrajtoj­më. Kjo gjendje i bën këta të urrejnë veten dhe shoqërinë dhe të bëjnë masakra.

Unë besoj që autori i krimit është i sëmurë psikik. Në Shqipëri kjo gjendje, pra, vrasja, marrja e jetës së njeriut është kthyer si sport gjuetie dhe për frymë popullsie kemi krimi- nalitet të madh në krahasim më vendet tjera. Vetë shteti ka fytyrën e krimit. Shoqëria, pasqyrim i shtetit dhe shteti, pasqyrim i saj.

Gjendja e pashpresë dhe në të tatëpjetë si shoqëri. Një shoqëri dhe shtet, që që në mëngjes, çohet dhe mendon si të mashtrojë, si të vjedhë, si të trafikojë, gjykatësi si të marrë para nga krimi dhe avokati Mon Kukaleshi ndan paret më gjykatësin; kjo që ndodhi nuk është asgjë, çfarë po vjen si paaftësi shoqërore për të ngritur aftësi shtetërore mes shtetit të së drejtës dhe ligjit për të drejtën.

 ??  ??
 ??  ?? Autori i masakrër, Ritvan Zykaj
Autori i masakrër, Ritvan Zykaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania