Panorama (Albania)

FILMOI KUFOMAT

“Nevriku” me 4 klasë, kush është monstra e Selenicës

- NGA E DËRGUARA JONË NË SELENICË, ETLEVA DELIA

Autori i masakrës me 8 të vrarë në Selenicë të Vlorës nuk shfaq pendesë për krimin pas arrestimit nga Policia. Zbardhet dëshmia: “Kam qenë i dehur, më kanë akuzuar për vjedhje”. Ritvan Zykaj, veprime makabre pas vrasjeve, filmoi kufomat dhe ia nisi videon djalit të hallës. Profili i 24- vjeçarit që la shkollën në klasën e katërt, nuk kishte asnjë shok dhe akuzohej për çdo vjedhje në fshat

Gjyshi i autorit të krimit të 8- fishtë tregoi dje sesi e ka gjetur të vrarë gjithë familjen e vëllait të tij.

Kujtim Zykaj, gjyshi i Ritvan Zykajt, vëllai i Demir Zykajt, familja e të cilit u shua nga plumbat e kallashnik­ovit, shprehet se para ngjarjes ndodhej bashkë me djemtë e nipat në një drekë familjare. Ai thotë se autori i krimit, nipi i tij, ishte larguar më shpejt nga dreka, duke i thënë se do shkonte te dhentë. Ndërsa tregon se kishte pirë vetëm dy birra, një aty dhe një e kishte marrë me vete. Më pas shprehet se kishte dëgjuar disa krisma e pas tyre kishte shkuar te shtëpia e të vëllait, ku kishte parë masakrën e kryer nga nipi i tij. Kujtim Zykaj thotë se familjet nuk kishin pasur kurrë debate, ndërsa thotë se nuk i di ende motivet e krimit.

Ku ndodheshit para se të ndodhte ngjarja?

Ne ishim të gjithë si familje në një drekë, në një vend të mirë që kemi ne këtu. Ritvani u çua para nesh dhe iku. E pyetua se ku do shkonte, më tha se do lëshonte dhentë. Ai iku dhe paska ardhur këtu.

Si e mësuat atë që kishte ndodhur?

Unë vij shpesh këtu se nuk kisha me kë të llafosesha dhe llafosesha me byrazerin ( Demir Zykajn). Rrija 2- 3 orë dhe ikja. Dy ishim ne, unë dhe ai. Kur po rrija, dëgjova krismat. Ishin krisma tek e tek, jo automatik. Pyeta djemtë se çfarë ishin këto krisma. Më tha se po qëllojnë llamarinat. Unë e besova se nuk dëgjoj mirë as nga veshët.

Po më vonë, shkuat vetë aty?

Iku djali, pra babai i Ritvanit, me të shoqen dhe unë vij pas tyre si gjithmonë. Vij këtu, s’kishte asnjë njeri. Shikoj te djali, as aty nuk kishte asnjë njeri. Shkova te djali i vëllait, Azemi, as aty. Dyert e drit- aret ishin hapur dhe aty nuk kishte asnjë njeri. Kur u ktheva që do shkoja te byrazeri, e pashë tim vëlla të kthyer me kokë poshtë. I vrarë. E mora e ktheva atë, ktheva dhe kunatën. Kur kthehem nga ana tjetër, nipin, Azemin dhe të shoqen e gjej mu në mes të rrugës, nëpër gjemba aty. Në avlli. I nxora edhe ata. Erdha këtu dhe nuk dija se çfarë të bëja.

Po familjen tjetër e gjete më vonë?

Flisja kot. Ulërija kot. Asnjë njeri nuk më dëgjonte. Nuk e di se kë ka vrarë të parin e kë të fundit. Unë i gjeta të vrarë të gjithë përjashta. Në atë kohë kthehem dhe shkoj te nipi i vogël, që u vra vetë i katërt, te Besimi. Ajo ishte më kujë e zezë. I kishte vrarë të katërt. Edhe dy fëmijët.

Si ishin marrëdhëni­et mes familjeve, keni pasur ndonjëherë probleme?

Ne nuk kemi pasur kurrë debate. As ne vëllezërit, as fëmijët tanë. Tani del sikur ishte i pirë. Ai piu një birrë në tavolinë dhe një e mori me vete. Pra, dy birra. Siç ju thashë, pastaj ne u çuam të gjithë, por ai iku para nesh.

Ju jetonit në një shtëpi me autorin e ngjarjes?

Unë nuk jetoj me Ritvanin. Jetoj lart. Jam i ndarë nga djali, pra nga babai i tij. Jetoj me djalin tjetër. Kam dhe një tip stani, që mbaj 10 dele, edhe 10 i kishte djali dhe i ruanin këta.

Po prindërit e tij, ku ndodhen tani?

Nuk e di se ku ndodhet djali tani. Mesa di unë, janë në Polici. Janë dy djemtë e mi dhe nusja.

 ??  ?? KUJTIM ZYKAJ, GJYSHI I AUTORIT ( MAJTAS) RITVAN ZYKAJ, NE MOMENTIN E ARRESTIMIT
KUJTIM ZYKAJ, GJYSHI I AUTORIT ( MAJTAS) RITVAN ZYKAJ, NE MOMENTIN E ARRESTIMIT
 ??  ?? GJATE CEREMONISE MORTORE NE BANESEN E FAMILJES ZYKAJ
GJATE CEREMONISE MORTORE NE BANESEN E FAMILJES ZYKAJ
 ??  ?? Kujtim Zykaj, gjyshi i autorit të krimit
Kujtim Zykaj, gjyshi i autorit të krimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania