Panorama (Albania)

Në fshatin e masakrës, atje ku u shua një familje dhe u hap një varrezë e re

Çohet në vend amaneti i Demir Zykajt për t’u varrosur në tokën e vet. Tetë arkëmorte dalin mes kujës e vajit nga shtëpia e tij

-

Një familje u shua pasditen e së premtes në Selenicë të Vlorës. Ndërsa një varrezë e re u hap fare pranë banesave të fisit Zykaj, 8 anëtarë të së cilës nuk jetojnë më.

Amaneti i Demir Zykajt, vëllait të gjyshit të autorit të masakrës së Selenicës, u çua në vend. Sa ishte gjallë, ai u kishte kërkuar të bijve që ta varrosnin në tokat e tij, jo në varrezat e fshatit. Por, Demiri nuk e kishte parashikua­r një fund tragjik të tillë për djemtë, gratë e tyre, madje, edhe nipin e mbesën. E kush mund ta kishte menduar?! Aq më tepër, që vdekja do t’u vinte nga nipi i vëllait të tij. Nga një 24- vjeçar, që e kishte rritur vetë në shtëpinë pranë e që dy ditë më parë, pa iu dridhur dora, vrau të gjithë familjen. Madje, nuk i kurseu plumbat as për kushëririn e vet 8- vjeçar, që e gjeti në tavolinën e bukës. As për kushërirën 15- vjeçe, që kishte mbaruar klasën e nëntë me rezultate të shkëlqyera e që dje u varros bashkë më të vëllain, nënën e babanë. Askush nuk gjen fjalë t’i ngushëlloj­ë të afërmit e tyre. Fjalët janë zëvendësua­r nga lotët e ngushëllim­et nga kuja që dëgjohet sa merr rrugën për në shtëpitë ku ka rënë morti. NE FSHATIN E MASAKRES Në Selenicë të Vlorës, dje nuk flitej për asgjë tjetër, përveç tragjedisë së të premtes, ku 24- vjeçari Ritvan Zykaj ekzekutoi me kallashnik­ov 8 kushërinjt­ë e tij. Një masakër e tillë nuk ishte parë e as dëgjuar prej dekadash në vendin tonë. Tetë arkëmorte dolën dje në orën 14: 00 njëri pas tjetrit nga tri shtëpi, të cilave iu kanë mbetur vetëm katër anëtarë. Mes vajit, kujës e lotëve, të afërmit i kanë ndjekur nga pas arkivolet me trupat e tetë familjarëv­e. Ata u varrosen në tokat e tyre për të çuar në vend amanetin e gjyshit, Demir Zykajt, i cili kërkonte të varrosej në tokën e tij kur të vdiste. Masakrës mundën t’i shpëtojnë vetëm 3 djem të familjes Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi. Por, edhe djali tjetër i Demirit, Krenari, i cili ishte në gjumë në momentin e ngjarjes. Nga familja e Besimit ka shpëtuar vetëm një djalë, Albi Zykaj, ndërsa nga familja e Azemit dy djem. Albi Zykaj, 18 vjeç, është fëmija i tretë i Besim Zykajt, ndërsa rezulton të jetë i vetmi i mbijetuar nga familja e tij. Fatmirësis­ht, adoleshent­i nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia, pasi punonte në bregdet. Albi humbi gjithçka kishte, dy prindërit, Besimin, Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vël- lain, Ledjonin. Por edhe gjyshërit e tij, Demirin dhe Perrien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërditën. Albi ka mbetur i vetëm, me xhaxhain e ve shurdhmeme­c e dy djemtë e xhaxhait, që fatmirësis­ht, si ai, nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e krimit.

 ??  ?? Gjatë ceremonisë mortore në Resulaj të Selenicës
Gjatë ceremonisë mortore në Resulaj të Selenicës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania