Panorama (Albania)

Arrestohet në të gdhirë autori i masakrës, u bindet negociator­ëve të RENEA- s

Dëshmia e parë në Polici e Ritvan Zykajt: I vrava se më akuzonin për vjedhje. Nuk kam përdorur “Facebook”

-

Arratia e autorit të masakrës me 8 viktima në Selenicë ka marrë fund në të gdhirë të ditës së djeshme. Ai është arrestuar nga forcat speciale RENEA, i fshehur në disa kallamisht­e, disa qindra metra larg shtëpisë së tij.

Mbi 500 punonjës Policie, FNSH, DELTA, RENEA dhe efektivë të Policisë së Vlorës, morën pjesë në operacioni­n për arrestimin e tij, që drejtohej nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Prej mbrëmjes së të premtes, ata ishin në terren për të vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 8- fishtë në Resulaj të Selenicës, 24- vjeçarin Ritvan Zykaj. Policia ka përdorur qentë gjurmues për të rënë në gjurmët e autorit, që pas krimit u arratis së bashku me armën. Ndërkohë, janë përdorur nga RENEA edhe dylbi nate e dite. Janë caktuar dy perimetra sigurie, vija e parë, ajo që rrethoi fshatin dhe e dyta, që ishte më e ngushtë në bazë të gjurmëve që ndoqi qeni gjurmues. Dje, rreth orës 05: 00 të mëngjesit, efektivë të Forcave Speciale, veshur me uniformë ngjyrë toke për t’u kamufluar, ranë në gjurmët e autorit fshehur në kallamisht­e, pasi e panë me dylbi. Pasi e rrethuan, negociator­ët e RENEA- s hynë në bisedime në mënyrë që ai të dorëzohej. Thirrjes “Ndal Policia! Dorëzohu, hidhe armën!”, autori i është përgjigjur pa rezistencë.

DESHMIA Në momentin e arrestimit, 24- vjeçari nuk ka thënë asnjë fjalë, por vetëm ka kërkuar të pijë ujë. Ai është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë Policisë E më pas ka dhënë dëshminë e parë në Polici. “Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, ka thënë autori, teksa merrej në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Vlorës. Por ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshë­m që ka pasur me kushërinjt­ë. “Ata më akuzonin mua për vjedhje”, mësohet të ketë thënë ai. Ndërkohë që sipas Policisë, bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat kushërinjt­ë kishin akuzuar 24- vjeçarin. Sa u përket komenteve në rrjetin social në profilin e tij të “Facebook”, që publikohes­hin vazhdimish­t gjatë kohës që ai ishte në arrati, Zykaj ka mohuar që ta ketë përdorur ai. “Nuk e di kush i ka shkruar. Unë nuk kam përdorur ‘ Facebook’”, është shprehur autori i krimit.

Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshm­e që bënte me të tjerët. Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia. Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohe­t nëse ka apo jo. Për këtë shkak, edhe në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, të afërm të tij i jepnin porosinë “mos bëj fjalë me njeri, sidomos me kushërinjt­ë”. Ndonëse sjelljet e tij agresive i dinin të gjithë, nuk rezulton që familja apo të afërm të tij të kenë kërkuar ndihmë në institucio­net përkatëse të Shëndetit Mendor. Zyrtarisht, Policia thotë se ai nuk kishte një kartelë të hapur, çka konfirmon se ndonëse ishte një person që paraqiste rrezikshmë­ri, nuk ishte identifiku­ar si i tillë nga autoritete­t përkatëse.

BANORET Siç banorët konfirmojn­ë, Ritvani ka pasur sjellje disi antisocial­e që në fëmijërinë e tij. Ai kreu vetëm katër vjet klasë dhe më pas nuk pranoi ta ndiqte arsimimin më tej. Nuk i pëlqente të shoqërohej me njeri dhe nuk kishte asnjë shok në fshat. Ai nisi një jetë të izoluar, kryesisht me bagëtinë në mal.

Në fshat i konsideron­te të gjithë “kundër”, çka dyshohet të ketë ndikuar në përforcimi­n e agresivite­tit të tij. Të gjitha vjedhjet i adresohesh­in atij. I kishte bërë ai apo jo, pak rëndësi kishte. Të gjithë e drejtonin gishtin tek ai për çdo gjë që ndodhte në fshat. Ritvani ishte i vetmi i dyshuar për gjithçka, kur zhdukeshin pulat, bagëtitë apo ndonjë send tjetër. Pikërisht për arsye të sjelljeve të tij, banorët e konsideron­in atë si “delja e zezë”.

“Kriminel...”. “Psikopat...” Kështu e cilësonin dje në fshat të riun, që mori jetën e tetë familjarëv­e. Përshkrimi që ata i bëjnë 24- vjeçarit

 ??  ?? Arma me të cilën Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjt­ë, e sekuestrua­r nga Policia
Arma me të cilën Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjt­ë, e sekuestrua­r nga Policia
 ??  ??
 ??  ?? Ritvan Zykaj
Ritvan Zykaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania