Panorama (Albania)

Spiropali: Ligj i posaçëm për ata që kanë armë pa leje

Braçe: Prej vitit 1997, ato janë makabre dhe shumë të dhimbshme

-

Zëdhënësja e kryesisë socialiste, deputetja Elisa Spiropali, kërkon dënime maksimale për të gjithë ata që vrasin.

Përmes një statusi në “Facebook”, Spiropali shprehet se Kuvendi duhet të miratojë një ligj të posaçëm për dënime të rënda për ata që mbajnë armë pa leje. “Fushatë publike për mbledhjen e armëve. Ligj i posaçëm me dënim të rëndë për ata që zotërojnë armë pa leje. Dënim maksimal për vrasësit me apo pa probleme mendore. Gjëma e mbrëmshme nuk mund dhe nuk duhet të përsëritet. Jemi pak për të duruar makabritet­e të tilla. Shpirti i të vrarëve u prehtë në paqe! Zoti u dhëntë forcë familjarëv­e të mbijetuar!”, u shpreh Spiropali. Edhe deputeti socialist Erion Braçe reagoi dje, duke kërkuar ashpërsim të ligjeve dhe mbushje të burgjeve për ata që mbajnë dhe përdorin armë pa leje. Braçe e sheh zanafillën e ngjarjeve të rënda me armë që nga viti 1997. “Prej vitit 1997, ato janë makabre dhe shume të dhimbshme! Kurrë, po kurrë, s’u ndal kush të analizojë, marrë përgjegjës­i e vendosë; të tregojë rrugën sesi ky vend çarmatoset! Ka ardhur koha që ne të zhbëjmë kulturën e armës, komunikimi­n përmes saj, zgjidhjet duke përdorur armët! Duhet t’i largohemi menjëherë këtij primitiviz­mi barbar!”, shkruan Braçe. Pa i përmendur emrin, Braçe akuzon ish- Kryeminist­rin Berisha për gjuhën e armëve që përdor. “Arma ka gojë, po po, ka gojën e saj! Kështu e pati gojën në 1997- ën, kur u hapën qëllimisht depot; Kështu e pati gojën në 1998- ën, kur pushteti duhej marrë me armë; Kështu u shqye goja në 2011- ën, kur me armët e shtetit u vranë katër qytetarë të pafajshëm në mes të bulevardit. Kjo gojë ishte- siç e dëgjoni, vetëm një vit e pak më parë, përsëri e pa fund me një qëllim të vetëm: komunikimi­n me armë, arritjen e qëllimit dhe imponimin e zgjidhjeve përmes armëve! Shteti të bëjë të vetëntë zbatojë me vendosmëri ligjin. Ne të bëjmë tonën - të zhbëjmë kulturën e armës mes nesh!”, shkruan Braçe.

 ??  ?? VENDI KU NDODHI MASAKRA
VENDI KU NDODHI MASAKRA
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania