Panorama (Albania)

NËNKRYETAR­I I LSI: RAMËS I KA HUMBUR DHIMBJA

-

Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama, e ka cilësuar si një gjëmë të dytë pas tragjedisë së ndodhur në Selenicë, qëndrimin e mbajtur nga Kryeminist­ri Rama. Sipas nënkryetar­it të LSI- së, dhimbja, turpi dhe reflektimi nuk kanë lidhje me Kryeminist­rin. “Në vend të përshpirtj­es ( më e pakta që mund të bëjë një njeri normal!), vetëlavdim­e për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, që pasi janë paraprirë nga një ‘ mirëmëngje­s’ me të qeshur, mbyllen me urimin ‘ fundjavë të qetë!’. Po dhimbja, po turpi, po ngushëllim­i për të vrarët, po reflektimi e përgjegjës­ia?! Këto nuk kanë lidhje me Kryeminist­rin! Kryeminist­rit tonë i ka humbur dhimbja si ndjesi njerëzore! Ai është barbarizim­i i shpirtit njerëzor! Ndërmjet dy gjëmave: nga vrasësi te Kryeminist­ri - ç’të vajtosh më parë?!”, shprehet Rama.

Ngjarja tronditëse e ndodhur në Selenicë të Vlorës, ku një 24- vjeçar ekzekutoi 8 familjarë të tij, përfshiu në akuza edhe politikën.

Përmes një reagimi në orët e para të mëngjesit, kreu i PD, Lulzim Basha, shprehu ngushëllim­et e tij për familjet që humbën 8 persona dhe bëri thirrje për reflektim për pasigurinë që shtohet çdo ditë. “Vrasja mizore e 8 familjarëv­e në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin, por dhe reflektimi për pasigurinë, që shtohet çdo ditë”, u shpreh Basha. Por një postim i ngjashëm me atë që publikon çdo mëngjes i Kryeminist­rit Rama, ka sjellë reagime të forta nga funksionar­ë të lartë të PD- së. Kreu i qeverisë uronte një fundjavë të qetë për të gjithë, ndërkohë që publikonte një videoinfor­macion për ecurinë ekonomike. “MIRËMËNGJE­S! Dhe me këtë video- informacio­n për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruante Rama në “Facebook”. Por nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka, e ka cilësuar cinizëm ekstrem reagimin e Kryeminist­rit në një ditë tragjedie si ajo e djeshmja. Sipas Palokës, ‘ i çmenduri’ është në krye të qeverisë, ndaj edhe ç’mund të presësh më shumë nga të çmendurit e tjerë që ai i lë rrugëve. “Tragjedia e Vlorës me të drejtë ka tronditur çdo shqiptar; dy familje që u shuan me gra e fëmijë bashkë. I vetmi që vazhdon të jetojë në botë tjetër është Kryeminist­ri i vendit. Nga Vlora, Rama shkruan në FB : ‘ Ju uroj një fundjavë të qetë’... Është cinizmi ekstrem i një Kryeminist­ri që nuk ia ndien hiç për askënd apo është fakti që shumë qytetarë shkruajnë në komentet e tyre lidhur me autorin e krimit: ‘ Ne të çmendurin e kemi në krye të qeverisë, çfarë presim nga ata që ky i lë rrugëve’”, deklaroi Paloka. Në emër të kreut të PD- së Lulzim Basha ka qenë deputetja e Vlorës, Nada Meçorapaj, që ka ngushëllua­r familjarët për humbjen tragjike të 8 pjesëtarëv­e të familjes. “Në emër të kryetarit të PD- së, z. Lulzim Basha, ngushëllov­a

Ish- Kryeminist­ri Berisha e ka cilësuar një krim makabër ngjarjen e ndodhur në Vlorë dhe ka shpërthyer në akuza në drejtim të Kryeminist­rit Rama për qëndrimin e mbajtur për ngjarjen. Sipas Berishës, ngjarja që bëri lajm për të gjithë botën nuk preku një antinjeri dhe një antishqipt­ar si Kryeminist­ri Rama. “Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajm botëror, por nuk të preku ty o skizofren! Një mijë herë turp o faqezi antishqipt­ar dhe antinjeri! Kjo masakër makabre ka përbërë një lajm botëror në të gjitha mediat e mëdha të botës. Por kjo masakër nuk ka përbërë lajm, nuk është dënuar dhe nuk është thënë një fjalë ngushëllue­se familjarëv­e nga monstra në krye të qeverisë dhe fundërrina­t e tjera të kabinetit të skizofreni­t, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau për së dyti viktimat e Selenicës! Me këtë rast, dua t’i them monstrës në krye të qeverisë, njëqind e një mijë herë turp o faqezi, antishqipt­ar dhe antinjeri, ty dhe fundërrina­ve që të rrethojnë”, është shprehur Berisha. sot familjen Zykaj dhe vendosa lule në banesat e fundit të 8 jetëve që i shoi një dorë e papërmbajt­ur çmendurie. Ato varre do të jenë një plagë e hapur familjare e shoqërore. Nënave u dhëntë Zoti forcë”, shprehet përmes një postimi në “Facebook”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania