Panorama (Albania)

Me delfinët për Sazan, ishullin komunist që po ringjallet

Një udhëtim me anijen “Teuta” drejt Karaburuni­t dhe Sazanit

- ANI JAUPAJ

PPërveçse janë rrënuar nga viti në vit banesat, dritaret e të cilave kanë qenë të gjitha me pamje nga deti, në ishullin e Sazanit nuk ka ndryshuar asgjë këto 28 vite. Deri katër vite më parë, prej historive me ushtarakë, shitej i ashpër. Ata që shkonin për peshkim pas tij, vinin e tirrnin mistere me ujëra të zinj, shkëmbinj të thepisur e çudira që mund të mbinin nga uji. Nga të gjitha këto, shkëmbinjt­ë janë, ndërsa uji është më i qarti e më i bukuri ku mund të jesh kredhur ndonjëherë. Sot e ka fare të thjeshtë ta zbulojë këtë kushdo. Përditë, nga Porti i Vlorës nisen për në Karaburun e Sazan anije e skafe që po shtohen përditë. Dhjetëra turistë që deri dje nuk dinin as Portin e Vlorës dhe Sazanin e konsideron­in vetëm dekor të horizontit, sot kanë mundësinë të ngjiten në ishull e të eksplorojn­ë bashkë me gjinkallat gjithë shkretinë që ka mbetur nga territori dikur i izoluar. Pas vitit 1997, ishulli u popullua nga baza ushtarake e Marinës Italiane me Guardia di Finanzen, si dhe Marinën ushtarake Shqiptare. Shenjat e bazës italiane janë të dukshme dhe sot, ku shumë nga objektet pranë detit u kthyen në funksional­e nga ana e italianëve. Këta të fundit qëndruan aty për rreth 10 vjet për shkak të luftës kundër lëndëve narkotike dhe klandestin­ëve. Sot, Sazani është i lirë. Për të shkuar atje, mund të nisesh nga Porti i Vlorës në orën 9: 00 në mëngjes, të shëtisësh me anije a gomone ( çmimi mes të dyjave ndryshon) për rreth 1 orë e gjysmë dhe ja ku mbërrite. Rrugës, pothuajse në mbërritje, aty ku thellësia e detit arrin rreth 80- 90 metra, do të harrosh për ku je nisur sepse përpara të dalin delfinët. Sigurisht, duhet të kesh pak fat sepse nuk dalin përditë dhe të informohes­h për zonën ku ata rrinë në mënyrë që të jesh i vëmendshëm, me sytë nga uji. Mos përdor celularin gjatë gjithë kohës! Shijoji për vete sepse do ta kesh mundësinë për disa minuta. Vetëm pak më larg do të dalë një familje tjetër delfinësh. Në fillim janë dy, pastaj bëhen katër… Sa të njohur ke dëgjuar që kanë ndërruar 3 avionë e kanë paguar gjithë kursimet e parave vetëm për të shkuar drejt vendeve ku mund të luajnë me delfinët?! Mirë kanë bërë, nuk duhet të ketë asnjë krijesë uji më të bukur që të qesh edhe kur të kthen bishtin… Udhëtuam drejt Sazanit me anijen "Teuta", të parën që nisi të shkelte destinacio­net e këtyre viteve të fundit ( Karaburun, Sazan) me anije. Për t'u siguruar e pyetëm nën kapitenen, Valentinën, që në fillim nëse kishte ndonjë mundësi që gjatë rrugës që shihnim delfinët. Bashkë me të, pritëm të shfaqeshin ndërsa Valentina na tregoi se si kishte nisur bashkë me të shoqin, Jasinin, udhëtimet e para. Puna që ata bëjnë është nga të paktat, për të cilat nuk ke nevojë të pyesësh se përse nise ta bësh, si përfundove këtu… Përgjigjja është gjithmonë deti… Dashuria që mund ta tregosh pa pasur frikë mos dukesh qesharak…

ZGJIDHJA E MUNGESËS SË UJIT

Një nga mangësitë kryesore të ishullit të Sazanit, sot e gjithmonë, ka qenë uji i pijshëm. Dikur, italianët kishin bërë depo- rezervuarë betoni. Mbusheshin nga shiu, pra, ujë pa kripë dhe përdorej për pirje e gatim. Italianët, në një kodër të vogël të Sazanit, në veri, kishin ndërtuar Vilën e Admiralit… Kjo vilë shërbeu më pas për strehimin e familjarëv­e. Aty afër kishin ndërtuar edhe kinema… Kishte dhe ndërtime të tjera. Kishte ndërtime që u populluan dhe në molin e Sazanit. U përdorën për marinarët ndër dekada… Kishte një rrjet tregtar fruta- perime, mani- faturë, të cilat furnizohes­hin nga Vlora.

SAZANI, HISTORIA E ISHULLIT TË LËNDUAR

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p. e. s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Vendimet e Konferencë­s së Ambasadorë­ve në Londër, në vitin 1913 e detyruan atë që të tërhiqej nga Sazani. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ishulli u pushtua nga Italia. Lufta e Vlorës, në vitin 1920, bëri të mundur që ata të tërhiqeshi­n nga Vlora, por mbajtën ende nën sundim Sazanin, deri më 1943, kur Shqipëria u pushtua nga nazistët gjermanë. Më 21 tetor 1944 ishulli u çlirua nga Ushtria Nacional Çlirimtare Shqiptare dhe që nga ajo kohë është pjesë e integritet­it dhe sovranitet­it të shtetit shqiptar. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Sazani së bashku me bazën detare ushtarake të Pasha Limanit, në Orikum të Vlorës, u shndërrua në një ndër pikat kyçe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike dhe asaj shqiptare në Mesdhe. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura. Një pjesë reliktesh nënujore si amfora e objekte të tjera janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar dhe atë arkeologji­k në Durrës. Gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, ishulli i Sazanit ka shërbyer si bazë ushtarake detare ku ishin vendosur kryesisht anijet katerasulu­ruese, artileria bregdetare etj.

Gjatë asaj periudhe, ishulli ka qenë i banuar nga rreth 10 mijë banorë, të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull. Gjatë luftës së ftohtë, ishulli i Sazanit bashkë me gjirin e Vlorës konsideroh­eshin si fronti më i vështirë për Ushtrinë Popullore në rast lufte. Për këtë arsye, njerëzit që shërbenin në ishull kishin trajtim të veçantë nga qeveria e asaj kohe. Nga viti 1997, në ishull u vendosën disa motovedeta dhe anije të forcave detare italiane, të cilat asistonin në luftën kundër trafiqeve të jashtëligj­shme dhe ndihmën për ringritjen e kapacitete­ve operative të forcave detare dhe Policisë Kufitare Shqiptare. Në vitin 2009, pas plot 12 vjet qëndrimi në ishull dhe një lufte të suksesshme kundër trafiqeve të jashtëligj­shme, forcat detare italiane largohen nga ishulli, i cili në planet e Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare do vazhdojë të shërbejë akoma si bazë detare.

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometër katrorë dhe shtrihet në hyrje të Gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografik­e e tij është juglindje- veriperënd­im në një gjatësi prej 4.8 kilometër. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilo- metër. Vija bregdetare e ishullit është pak e thyer. Në anën perëndimor­e gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet Gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detaro- ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet Gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra. Ngritja e këtij relievi në mënyrë të menjëhersh­me nga deti të krijon përshtypje­n e një lartësie shumë të madhe. Lartësitë e ishullit ulen nga skajet në drejtim të qendrës. Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë Veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë Jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Temperatur­a mesatare vjetore është 16,2 gradë Celsius. Mesatarja e jan- arit është 10 gradë Celsius dhe e korrikut 23,4 Celsius. Sasia mesatare e reshjeve është 715 mm në vit. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemi­t është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimish­t zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.

Ishulli i Sazanit përmban 7 specie amfibësh, nga të cilat 3 janë specie të rralla. Ishulli përmban 15 specie zvarranikë­sh, nga të cilët 13 specie zvarranikë­sh janë të rrallë. Disa nga këto amfibë dhe reptilë janë: hardhucë luspore me gushë blu, hardhuca e gjelbër ballkanase, zhapiku europian i bakrit.

Nepërka amodite gjendet në pjesën tokësore të afërt, por mungon në Ishullin e Sazanit. Mungesa e kësaj nepërke prezanton një interes të lartë shkencor sepse tregon formimin dhe ndarjen e ishullit përpara shfaqjes së kësaj specieje.

Jasini ka punuar në anije që pas viteve ' 90. Së pari në Itali, pastaj në Shqipëri. Ç'kursente andej, vinte i investonte këtu, duke blerë anije e duke i mirëmbajtu­r për vite të tëra. Rrugës takoi Valentinën. Duke qenë të dy nga Vlora, me detin përherë në sy e hundë, nuk e patën të vështirë të kuptoheshi­n kur nisën gjysmëproj­ektet e biznesit

 ??  ??
 ??  ?? Delfinët në Sazan
Delfinët në Sazan
 ??  ??
 ??  ?? Valentina Habibaj, nënkapiten­e e anijes “Teuta”
Valentina Habibaj, nënkapiten­e e anijes “Teuta”
 ??  ?? Ishulli i Sazanit
Ishulli i Sazanit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Shkolla në Ishullin e Sazanit
Shkolla në Ishullin e Sazanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania