Panorama (Albania)

Ndahet nga jeta Robuchon, ' shefi i shekullit' me më shumë yje në botë

-

IIshte 73 vjeç dhe përcaktimi i të gjithëve për të ishte "shefi i shekullit". Nga ana tjetër, ishte edhe drejtuesi i një perandorie të tërë gastronomi­ke, me restorante nga Hong Kong deri në Las Vegas. Filozofia e tij? "Kuzhina është thjeshtësi dhe kjo është gjëja më e vështirë!"

Franca ka vajtuar pesë ditë më parë për humbjen e dytë të madhe të gastronomi­së, brenda një viti. Pas vdekjes së Paul Bocuse, u shua në Gjenevë Joel Robuchon, i cili me 32 yjet "Michelin" ishte tashmë kuzhinieri me më shumë yje në botë.

Sipas "Le Figaro", që e dha e para lajmin, ishte operuar një vit më parë nga një tumor në pankreas dhe e gjithë kjo e kishte dobësuar shumë. 73- vjeçari, shefi i Poitiers, njeriu që shënoi fundin e minimalizm­it në kuzhinën Nouvelle dhe që ishte pionieri i kuzhinës në televizion, ishte i biri i një minatori që nisi të ushqehet nëpër tiganë, në moshën 12vjeçare, në seminaret Mauleon, ku kishte hyrë për t'u bërë prift.

Në moshën 15- vjeçare, pasioni për gastronomi­në ishte pjekur dhe i riu Joel i braktisi studimet fetare dhe nisi të punojë si ndihmëspas­tiçier. Talenti ishte aty! Nga një restorant në tjetrin, në moshën 19- vjeçare ishte tashmë një shef i përgjegjsh­ëm i një skuadre prej 90 vetash në "Concorde Lafayette", në Paris. Kur bëri 30 vjeç arriti trofeun e parë, u shpall ' Artizani më i mirë i Francës'. Pak kohë më pas kalon në Nikko ku fiton edhe dy yjet e parë "Michelin". Në vitin 1981 arrin që më në fund të hapë restoranti­n e tij, ' Le Jamin' ku arrin rekorde të tjera duke marrë tre yje dhe në vitin ' 90 ishte shpallur ' Shefi i shekullit'.

Në moshën 50- vjeçare, Joel, siç kishte premtuar, hoqi beretën e shefit dhe u ul të shkruante libra kuzhine që janë tashmë një lloj bible e fushës dhe e të gjitha transmetim­eve televizive.

Robuchon kishte hapur gjithashtu restorante në të gjithë botën, që nga Parisi, Monaco, Hong Kong, Las Vegas, Tokyo dhe Bangkok.

"Kuzhina është thjeshtësi dhe është pikërisht kjo gjëja më e vështirë për t'u arritur", guxonte të thoshte Robuchon, që e revolucion­arizoi kuzhinën e lartë franceze duke e kaluar në plan të parë edhe fal produkteve që përdorte. Ishte maniak!

"Për të qenë krijues duhet të kesh baza të forta", thoshte gjithmonë. "Më pëlqen që të punoj me pak përbërës. Të provoj atë që përgatis dhe të arrij të njoh lëndët e para pa asnjë vështirësi". Jo rastësisht pjata e tij më e lakuar në botë ngelet pureja me patate.

Sidoqoftë, pavarësish­t asaj që thoshte, duke iu drejtuar ndoshta një rrethi afër të tijit, ngelet fakt që recetat e tij janë nga më të vështirat e me më shumë përbërës. Vdekjen e Robuchon e përshëndet­i edhe qeveria franceze…

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania