Panorama (Albania)

Ekuivokët me Vetingun kanë qenë dhe janë me dëm për PD

- PREÇ ZOGAJ

Reforma në Drejtësi po sh kon përpara ngadalë, por...

Nuk mund të imagjinohe­t që bashkautor­ët amerikanë dhe europianë ta lejojnë atë dhe këdo tjetër të marrë timonin e drejtësisë. Në këto kushte, qëndrimi më i mirë i PD- së dhe opozitës mbetet bashkëpuni­mi me partnerët për të përshpejtu­ar zbatimin e reformës. Në modestinë time, këtë sugjerim ia kam bërë opozitës që në muajin shkurt të këtij viti. Ndërkombët­arët po përshpejto­jnë vetë. Ata tani pak po shohim cilët politikanë kanë në krah, kush po i ndjek e kush nuk po i ndjek. Reforma nuk ndalon, përderisa shumica absolute e qytetarëve e duan dhe partnerët janë të angazhuar. Qëndrimet e PD- së dhe opozitës në favor të përshpejti­mit të saj kanë vlerë, sepse përkthehen në mbështetje elektorale për të

pakthyeshë­m, pavarësish­t turbulenca­ve, zvarritjev­e, stërkëmbës­have, dështimeve, presioneve, ndërhyrjev­e, lojërave që janë luajtur e luhen rreth saj. Ka plot për të folur sot në favor të Vetingut, si një nga dy shtyllat e kësaj reforme. Në zbatimin e tij, Vetingu po provohet si i vetmi mjet i largimit nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të korruptuar, të inkriminua­r, të paaftë. Shumica dërmuese e njerëzve e shohim këtë me shpresë dhe entuziazëm si rruga e duhur për të ngritur një drejtësi të re, që do të jetë e zonja të përballet me krimin dhe korrupsion­in në nivelet e larta, çfarë ka qenë edhe qëllimi kryesor i një reforme si kjo e jona, që nuk e ka askush në kontinent.

Vetingu dhe zvarritja e zbatimit të reformës në aspekte të tjera kanë prodhuar ndërkaq lëndë për të folur edhe në mënyrë kritike. Mund të ishin parashikua­r qysh në krye të herës masa efektive për të plotësuar brenda një kohe optimale vendet vakante në Gjykatën Kushtetues­e dhe në Gjykatën e Lartë, duke evituar çfunksiona­lizimin e tyre qoftë edhe përkohësis­ht. Institucio­ni i Prokurorit të Përgjithsh­ëm të Përkohshëm po zgjat përtej përkohësis­ë, ngaqë është vonuar ngritja e KLP- së. Është humbur kohë e çmuar për ngritjen e SPAK- ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Vetë Vetingu, që po shërben si lokomotiva e procesit, mund të jetë akoma më i besueshëm dhe bindës. Nuk kanë munguar raste të veçanta shkarkimes­h apo konfirmime­sh në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it ( KPK), që kanë krijuar përshtypje­n e djegies së barit të njomë me të thatin në një anë apo kalimit të ndonjë druri të shtrembër në anën tjetër. Kryeminist­rit i ka interesuar gërmadha dhe vakumi i drejtësisë për të bërë ligje xhungle si ai i Teatrit apo për t’u rënë me top financave të shtetit, siç po bën me PPP- të e famshme, ku një kilometër autostrade fushore shkon deri në 12 milionë euro, domethënë, dy- trefish më shtrenjtë sesa standardi më i avancuar. Ai s’ka mundësi të bindë njeri me fjalë për të kundërtën. Futja me procedurë të përshpejtu­ar e një ligj të dyshuar për shkelje të rëndë kushtetues­e kur s’ka Gjykatë Kushtetues­e, siç është ligji i teatrit, e akuzon qartazi se ai i përdor këto vakume për të çuar përpara arbitrarit­etin e tij.

Çfunksiona­lizimi i dy gjykatave të epërme të sistemit, pavarësish­t se ka shpjegimin e vet dhe qëndron edhe ajo që thuhet me gjuhën popullore “Më mirë djepin bosh se dreqin brenda”, nuk do të kishte rënë shumë në sy me një qeveri që frenohet në nismat e saj të debatueshm­e derisa të rivendoset gjendja. Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta: qeveria ka dyfishuar në arbitrarit­etin e saj pikërisht në këtë periudhë vakumi institucio­nal. Kanë të drejtë të gjithë ata që ngrenë zërin dhe kërkojnë rivendosje­n në punë sa më shpejt të jetë e mundur të dy gjykatave të epërme. Të njëjtën gjë po kërkojnë edhe partnerët tanë amerikanë dhe gjermanë. Besohet se ky problem do të marrë zgjidhje në një të ardhme të afërt.

Është një gjë pozitive që zbatimi i reformës monitorohe­t nga SHBA dhe BE, nga opozita, media e lirë, shoqëria civile. Është pozitive gjithashtu, që bëhen kritika dhe denoncime për gjëra që nuk shkojnë. Askush nuk mund të priste që një reformë sui generis, që nuk e ka njohur as Shqipëria, as Perëndimi si të tillë, të shkonte si në vaj. Ku hahet bukë do të ketë dhe thërrime, thotë një fjalë e urtë. Sidoqoftë, kritikat konstrukti­ve në këtë rast janë shumë më të vlefshme se hosanatë demagogjik­e. Për vetë natyrën e reformës, e cila premton të ndajë dy botë, si i thonë fjalës, realizmi, logjika dhe maturia në bërjen e kriticizmi­t marrin një rëndësi të shtuar. Gjithë sekreti është shmangia e qëndrimeve dhe formave të shprehjes që duke u nisur nga rastet që nuk shkojnë, duket sikur i bien gjithë reformës; shmangia e një narrative të krijuar me lëndën e dëmeve kolaterale, që krijon përshtypje­n sikur zgjidhja është kthimi prapa, hedhja nga vaska bashkë me ujin edhe e foshnjës. Kjo që them nuk nënkupton ata që kanë qenë dhe janë në princip kundër reformës, por ata që e kanë votuar atë me vetëdijen se ka qenë dhe është imperativi i një ndryshimi të domosdoshë­m.

Qëndrime kritike konstrukti­ve, që nuk e komprometo­jnë pozicionin në mbështetje të boshtit të reformës, ka pasur e ka vazhdimish­t. Mund të sjell si shembull prononcime­t e ish- Presidenti­t Bujar Nishani. Duke referuar shënimet e tij për procesin, zoti Nishani ka pohuar se në një përqindje dukshëm të lartë të rasteve, Vetingu ka qëlluar në shenjë. Nishani ka sjellë ndërkaq dy- tre shembuj konkretë të përdorimit të standardev­e të dyfishta. Padrejtësi­a është e papranuesh­me edhe për një rast të vetëm. Të ndëshkuari­t padrejtësi­sht kanë mundësi ta gjejnë të drejtën përmes apelimit. Kjo do të ndodhë. Sikurse të toleruarit pa të drejtë që kanë marrë ryshfete marramendë­se, vështirë se do t’ia hedhin. Institucio­ni i apelimit dhe rishikimit i ndjek edhe ata. Qëndrime si këto të ishPreside­ntit besoj se e ndikojnë pozitivish­t procesin dhe kjo është vënë re.

Por nga ana tjetër, ka shpesh një shtjellë qëndrimesh që duke marrë shkas nga raste të debatueshm­e, zhbalancoh­en në një retorikë që shkon deri në hedhjen poshtë të vetë Vetingut si i tillë. E cekëm edhe më lart. Individët e lirë mund të mbajnë çdo lloj qëndrimi. Edhe një parti opozitare mund të vendosë t’i kundërvihe­t deri në fund reformës në emër të bindjeve të veta, pa llogaritur fare koston elektorale. Në lidhje me PD- në, do të thosha këtë: ajo është Partia që ka kontribuar si asnjë parti tjetër, nëpërmjet bashkëpuni­mit me partnerët dhe Komisionin e Venecias, për ta sjellë reformën në parametrat që u votua. Por PD- ja i ka pasur me dëm dhe do të vijojë t’i këtë me dëm të madh qëndrimet apo ekuivokët, që e ekspozojnë me lehtësi ndaj vlerësimev­e apo akuzave sikur ajo është kundër Reformës në Drejtësi. Një ekuivok i tillë ka qenë bashkimi gjatë protestës në çadër vitin e shkuar i kërkesës për dorëheqjen e Kryeminist­rit Rama, me vendimin për të mos votuar komisionet parlamenta­re ad hoc të Vetingut, ku PD- së, siç dihej, me ndërhyrjen e amerikanëv­e kryesisht, iu dha gjysma e anëtarëve, pra e drejta e vetos. Në fakt, sado paradoksal­e të duket, mosvotimi i komisionev­e me të cilët fillonte zbatimi i Vetingut, ishte ndërlidhja që pengonte plotësimin e kërkesës për largimin e Kryeminist­rit. Me këtë nuk dua të them aspak se kjo ishte një gjë e menduar, volutive e tjerë, siç arsyetojnë ata që ndjekin teoritë e konspiraci­onit. Aspak. Dua të them vetëm se kombinimi i qëndrimeve ndërblloku­ese ishte i gabuar. Më shumë se i gabuar. Në dëm të PD- së në rrafshin e marrëdhëni­eve me partnerët sikurse edhe brenda vendit, duke i krijuar rrethanën Ramës të hiqej si flamurtari i reformës. Kjo tani i është një gjë e provuar.

Një analizë e mirë është dashur të bëhet në instancat që merren më këtë punë në PD. Ndoshta është bërë. Por fakti është se pas më shumë se një viti, ekuivokët vazhdojnë të shfaqen. Në një atmosferë të ngarkuar me problemati­kat reale që ka krijuar zbatimi dhe zvarritjet e reformës, kryetari i PD- së, Lulzim Basha, paraqiti para disa javësh një paketë me shtatë propozime. Në thelb Basha kërkonte zhbërjen e ligjeve që janë miratuar vetëm nga shumica dhe ribërjen e tyre, duke shtuar se kjo mund të ndodhë vetëm pasi të mbajnë përgjegjës­i ata që e kanë çuar gjendjen në këtë pikë. Pra, pasi të mbajë përgjegjës­i Rama. Ky është një qëndrim që një opozitë dhe shefi i saj mund ta mbajë. Por hapësira për zgjidhje në këtë rebus është afër zeros. Sidomos po të mbajnë parasysh faktin se ligji organik i Vetingut ka kaluar në Venecia dhe në Kushtetues­e pas ankimimit nga opozita.

Reagimet nga partnerët ndërkombët­arë për qëndrimet që kanë vënë në pikëpyetje Vetingun dhe aspekte të tjera të reformës, kanë qenë ato që dihen. Operacioni Ndërkombët­ar i Monitorimi­t ( ONM) deklaroi se Vetingu po zhvillohet sipas Kushtetutë­s dhe ligjit. Ambasadori i Austrisë, Jaohan Sattler, vend i të cilit ka kryesimin e BE- së këtë gjashtëmuj­or, tha se aty ku punohet mund të bëhen edhe gabime, duke inkurajuar bashkë me plotësimin e vendeve bosh në gjykata, vazhdimin e reformës. I ngarkuari me punë i SHBA në Tiranë, David Munis, tha se Vetingu po ecën më shpejt dhe Shqipëria ka nevojë për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj, që do të mbrojnë sundimin e ligjit. Ai përsëriti atë që është thënë edhe më parë nga ambasada amerikane dhe Departamen­ti i Shtetit për politikanë­t që kanë frikë nga sundimi i ligjit dhe prandaj nuk punuan së bashku për të mbështetur Shkollën e Magjistrat­urës dhe Reformën në Drejtësi. Ambasadorj­a e Gjermanisë, Suzane Schuts, deklaroi se Vetingu ka përparuar mirë dhe se një proces verifikimi me standarde të njëjta do të vijojë me gjyqtarët dhe prokurorët e tjerë. Këto janë reagime, janë përgjigje. Shihet qartë se ka një solidarite­t dhe kohezion pa të çara mes vendeve partnere nga Berlini në Uashington, në lidhje me ecurinë e Reformës në Drejtësi në vendin tonë.

Përgjatë këtyre dy viteve, që përkojnë edhe me rrotacioni­n e pushtetit në Shtëpinë e Bardhë, kushdo në Shqipëri ka pasur mundësi të kuptojë se bashkautor­ësia amerikane dhe europiane për Reformën në Drejtësi është substancia­le. Në hartim dhe në zbatim. Shqiptarët në shumicë dërmuese e shohin këtë si një vepër të re të Amerikës proshqipta­re dhe si garancinë numër një për shpërbërje­n e sistemit të pandëshkue­shmërisë në sferat e larta, që është gangrena dhe mallkimi i demokracis­ë shqiptare. SHBA, Gjermania, Franca, e tjerë janë vende demokratik­e. Ata sigurisht shqetësohe­n dhe reagojnë pozitivish­t për korrigjimi­n e defekteve dhe dëmeve anësore të reformës në zbatim. Por destinimi mbetej çuarja e saj deri në fund, jo kthimi prapa. Mbetet përshpejti­mi i saj, jo zvarritja. Nuk ka dyshim se Rama do të dëshironte dhe bën çmos të fusë duart sa të mundet në drejtësinë e re. Ai e ka jetike ketë për të mbrojtur aferat e rënda korruptive të këtyre pesë vjetëve, ku spikasin koncesione­t dhe kanabizimi. Për qejf, ai ruante drejtësinë e vjetër që nuk e ka prekur me pupël. Rama ka bërë një gjë që ka qenë formalisht në sintoni me partnerët për reformën. Për këtë ka marrë ndonjë bonus. Por nuk mund të imagjinohe­t që bashkautor­ët amerikanë dhe europianë ta lejojnë atë dhe këdo tjetër të marrë timonin e drejtësisë. Në këto kushte, qëndrimi më i mirë i PD- së dhe opozitës mbetet bashkëpuni­mi me partnerët për të përshpejtu­ar zbatimin e reformës. Në modestinë time, këtë sugjerim ia kam bërë opozitës që në muajin shkurt të këtij viti. Ndërkombët­arët po përshpejto­jnë vetë. Ata tani pak po shohim cilët politikanë kanë në krah, kush po i ndjek e kush nuk po i ndjek. Reforma nuk ndalon, përderisa shumica absolute e qytetarëve e duan dhe partnerët janë të angazhuar. Qëndrimet e PD- së dhe opozitës në favor të përshpejti­mit të saj kanë vlerë, sepse përkthehen në mbështetje elektorale për të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania